Tek ky raport i Parlamentit Evropian, i cili flet mbi praninë dhe shumëllojshmërinë e formave të dhunës ndaj fëmijëve në Evropë, hamendësimi më i zakonshëm është se dhuna është problem i vendeve në zhvillim. Në fakt Parlamenti Evropian nëpërmjet konsultimeve ndër-rajonale në Evropë dhe në Azinë Qendrore, arrin në përfundimin se “fëmijët në Evropë janë po aq vulnerabël ndaj dhunës sa fëmijët në çdo rajon tjetër” (fq.7). Pra, në këtë mënyrë zhbën mitin se dhuna ndodh vetëm tek vendet e varfra dhe duke e pranuar se ka gjithandej dhunë ndaj fëmijëve është një hap i rëndësishëm për eleminimin përfundimtar të saj.

Në të njëjtën kohë, raporti i pranon lidhjet midis varfërisë dhe dhunës ndaj fëmijëve. Statistikat që ndaj Linja Telefonike Evropiane për Fëmijët tregon një numër të lartë të telefonatave që janë kryer gjatë krizës ekonomike të 2008. Shumë OJQ raportojnë se masat e ashpra që janë marrë pas krizës financiare kanë ndikuar në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve. Shkurtimi i shërbimeve themelore që rriti presionet financiare në familje ka sjellë edhe nivele më të larta dhune ndaj fëmijëve në Evropë.

Në Evropë ekzistojnë të paktën dy sisteme për mbrojtjen e fëmijëve: një formal dhe një informal. Konventat e ratifikuara ndërkombëtare që njohin të drejtat e fëmijëve përbëjnë elemtin formal të sistemit, ndërsa qëndrimet, vlerat dhe normat e shoqërisë i japin formë elementit informal. Ajo që bën të qartë ky raport është se sinteza e këtyrë dy sistemeve është parakushti i dhënies fund të dhunës ndaj fëmijëve në BE. Objektiva politike për t’i dhënë fund dhunës kundër fëmijëve varet edhe nga kushtet socio-ekonomike dhe morale. Mbështetur tek statistikat globale, raporti çmon se çdo vit thuajse 18 milion fëmijë në Evropë vuajnë nga abuzimi seksual. Kjo përkthehet ndryshe se 1 në 5 fëmijë në Evropë vuajnë nga abuzimi seksual, dhe në  70- 85% të rasteve viktima e njeh autorin. Deri në 44 milion fëmijë vuajnë nga abuzimi fizik dhe 55 milion vuajnë nga abuzimi psikologjik. Thuajse 850 fëmijë vdesin çdo vit në Evropë për pasojë të dhunës.

Nga ana njerëzore, pasojat e dhunës janë thuajse të pallogaritshme. Megjithatë, provat tregojnë se stresi që shoqëron dhunën në fëmijëri mund të jetë akut dhe të shkaktojë dëmtim të trurit, dëmtim konjitiv dhe të zhvillimit, vështirësi në sjellje dhe sociale. Në një periudhë më afat-gjatë përjetimi i dhunës në fëmijëri mund të sjellë kufizime nga ana ekonomike. Kjo mund t’i ngecë personat ciklin e varfërisë dhe prandaj shpesh personat që kanë vuajtur nga varfëria në fëmijëri mbeten gjithë jetën të pafavorizuar. Dëshmimi i dhunës në familje mund të jetë po aq i dëmshëm për fëmijët sa dhe ai i drejtpërdrejtë. Të rritesh në një mjedis ku dhuna perceptohet si normale ka një sërë efektesh negative fizike, sociale dhe psikologjike. Vështirësia për të kapur gjuhën që ndodh shpesh tek fëmijët e abuzuar është një goditje e dyfishtë për këta fëmijë që kanë më shumë nevojë të shprehen.

Hulumtimet tregojnë se fëmijët viktima të dhunës kanë më shumë gjasa t’i nënshtrohen dhunës, sesa bashkëmoshatarët e tyre. Kjo quhet ndryshe “transmetin ndër-breza” i dhunës (ose cikli i dhunës) që mund të gjej vend më mirë tek ato komunitete ku disa nga format e dhunës pranohen më lehtë. Pikërisht për këtë arsye, Parlamenti Evropian ngul këmbë se edhe pse është thelbësore të ndëshkohet autori, nuk mjafton për të parandaluar dhunën kundër fëmijëve të abuzuar. Qeveritë evropiane duhet të garantojnë zbatimin e ligjit që kundërvajtësit e fëmijëve të mos ia hedhin pa u ndëshkuar. Megjithatë, duhet të bëhen përpjekje për të adresuar problemet e fshehura ekonomike, sociale dhe kulturore që lejojnë të ndodh dhuna ndaj fëmijëve.

Disa grupe fëmijësh (si grupet minoritare, grupet e pafavorizuara ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuara) janë më vulnerabël ndaj dhunës. Po ashtu ka disa ambiente (si institucionet rezidenciale dhe burgjet) ku rreziku nga keqtrajtimi është më i lartë. Prandaj, qeveritë duhet të garantojnë se fëmijët vulnerabël marrin mbrojtjen e nevojshme. Transparenca dhe përgjegjshmëria janë të rëndësishme për të eleminuar dhunën ndaj fëmijëve në Evropë. Kuadri ligjor evropian ekziston: ajo që kërkohet është vullneti politik dhe shpërndarja e burimeve për t’iu përgjigjur situatës.

Përgatitur nga Katie Javanaud Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, korrik 2016

Burimi: Violence Towards Children in the EU: Current Situation (2014) European Parliamentary Research Service

Bashkangjitur Madhësia
Violence towards children in the EU (Child Hub Summary)97.18 KB 97.18 KB
Dhuna ndaj fëmijëve në BE223.77 KB 223.77 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
73
Në emisionin NIN në kanalin televiziv Klan Kosova u shfaq emisioni me temën "Dhuna ndaj fëmijëve". Në këtë emision u diskutua për disa faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin, identifikimin apo reagimin e duhur kur kemi të bëjmë me…
yes
0
3628
Krahas faktit që 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian e kanë ratifikuar UNCRC-në (Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara), dhuna që dëmton jetët e miliona fëmijëve në Evropë ende vazhdon. Tek ky raport FRA (Agjencia Evropiane…
0
88
Çdo ditë, miliona fëmijë në të gjithë botën janë të nënshtruar ndaj abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit dhe dhunës në mjedise të ndryshme, duke përfshirë edhe në shtëpitë e tyre, shkollat, komunitetet dhe mjediset e punës. Si rezultat, fëmijët…
0
2397
  Cfarë është dhuna dhe abuzimi i fëmijëve ndaj prindërve (CPVA) dhe si mund t'i mbështesim familjet në këtë situatë? Bashkohuni me ne në një webinar interaktiv për të eksploruar temën në detaje dhe mësoni metodat për t'u marrë me të si një…
yes
0
321
  Më 24 Mars 2021, Komisioni Evropian miratoi përmbajtjen e Stategjise se EU per te drejtat e femijeve, sikurse edhe nje propozim per ti rekomanduar keshillit ngritjen e nje Garancie Europiane per Femijet për të promovuar mundësi të barabarta…
0
18
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, me mbështetjen e UNICEF dhe në bashkëpunim me Terre des Hommes,…
yes
0
125
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha fushat e shoqërisë  moderne është tepër e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është shumë e rëndësishme që fëmijët, të cilët i përkasin grupeve të cenueshme dhe që janë margjinalizuar…
yes
0
56
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha fushat e shoqërisë moderne është tepër e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është shumë e rëndësishme që fëmijët, të cilët i përkasin grupeve të cenueshme dhe që janë margjinalizuar…
yes
0
620
Kjo video e ChildHub-it përmbledh raportin e fundit të UNICEF-it mbi dhunën ndaj femijëve në BE. Video thekson faktet, shifrat dhe sfidat e mbrojtjes së femijeve në rajon.
yes
0
64
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në…
yes
0
81
Nën sloganin “Është koha të flasim për dhunën” Terre des hommes në kuadër të Projektit për Mbrojtjen e Fëmijëve Hub realizoi një fushatë sensibilizuese për dhunën ndaj fëmijëve në Kosovë, gjatë marsit 2022. Qëllimi i përgjithshëm i fushatës ishte…
0
3043
Eksperti i sjelljes së fëmijëve Dr. Jennifer Cross shpjegon pse ekspozimi ndaj ekranit duhet të jetë i kufizuar për fëmijët dhe pse disa ekrane kanë më pak pasoja se të tjerët. Çfarë pasojash sjell koha e gjatë e kaluar para ekranit? Të dhënat nga…
yes
0
146
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në…