Konferencë Shkencore Ndërkombëtare mbi Migrimet dhe Diasporë në kontekstin e Ballkanit Perëndimor

Date of event: 
09 May 2017 - 10:00am
Location: 
Prishtina, Kosovo
Type of event: 
Offline
Deadline for registration: 
09 May 2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” PRISHTINË

FAKULTETI FILOZOFIK Organizon Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë:

“Migrimet dhe Diaspora në kontekstin e Ballkanit Perëndimor” (Historia dhe aktualiteti)

Fakulteti Filozofik Prishtinë

Karakteri dhe Qëllimi i Konferencës  Konferenca është tradicionale  mbahet për herë të tretë për  nderë te Ditës së Evropës dhe konsiston në idenë e  ofrimit të mundësisë studiuesve nga fushat  e ndryshme shkencore për të paraqitur idetë, pikëpamjet si ofrimin e zgjidhjeve lidhur me problematiken e migrimeve duke u fokusuar në kontekstin e Ballkanit Perëndimor. Kontributi shkencor i eksperteve te fushave mund te shërbejë si platforme për trajtimin adekuat te problemit historik dhe  aktual te migrimit. 

Konferenca do te mbahet me datën  9 maj 2017 ne Fakultetin Filozofik ndërkaq Abstrakti me titullin e punimit duhet te dërgohet ne adresën  muhamet.mala@uni-pr.edu deri me 2 maj 2017 në mënyrë qe te futet ne agjendë te Konferencës.

Tezat e mundshme për diskutim:

Konteksti historik i migrimeve nga Ballkani Perëndimor
Migrimet rajonale brenda  hapësirës Ballkanike  
Migrimet drejt vendeve te Evropës Perëndimore dhe Amerikës
Risocializimi i të kthyerve
Remitencat-Kontributi ekonomik i diasporës
Problemi i vizave dhe lëvizja e lirë
Migrimet akademike “Ikja e trurit”
Aspektet gjinore të migrimit

Përshkrimi i Aktiviteteve: 

Konferenca është një ditore dhe  përmban pjesën solemne dhe atë shkencore

Në  pjesën protokollare do te jenë te ftuar përfaqësues  Diplomatik  te akredituar ne Kosovë, përfaqësues nga MASHT-i, Ministria e Diasporës, Ministria e Integrimeve, Ministria e Punëve të Jashtme,  etj.

Pjesa shkencore zhvillohet me pjesëmarrësit e paraqitur me kumtesa  dhe  ofron   mundësinë për te lexuar, debatuar apo ofruar çfarëdo kontributi shkencor lidhur me problematiken e migrimeve.

Pjemarrësit në Konferencë:

Studiues nga  Universitetet dhe Institutet nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia, Mali i Zi dhe  vendet e tjera.

Kriteret e  Përgatitjes dhe leximit të Kumtesës

Secili pjesëmarrës do ta ketë ne dispozicion kohen prej 10 minutave për lexim,  apo elaborim te kumtesës që nënkupton afërsisht  katër faqe tekst te shkruara ne font 12, ndërsa me rastin e botimit mund ta zgjeroj dhe përpunoj  punimin.

Punimet e Konferencës  do të botohen në një edicion të veçantë  të Revistës shkencore “Buletini i Fakultetit Filozofik” me ISSN:0351-3750 format i printuar.

 

 

Country: 
Kosovo
Tags: 
Language(s) of materials: 
Albanian

This project is funded by: