Abuzimi sexual....nje fenomen ky qe ne vend qe te reduktohet dhe te mos ekzistoje me duket se po shtohet...dita dites shtohen rastet e femijeve te abuzuar sexualisht ne menyre brutale...traume kjo e cila ka per ta shoqeruar te miturin/en pergjate gjithe jetes dhe te gjithe jemi koshient per pasojat qe sjell...realitet i dhimbshem per boten ku jetojme...
Ne Shtepine e Femijes ne Shkoder jane abuzuar sexualisht 3 femije vajza te cilat edhe jane defloruar...sipas legjislacionit per mbrojtjen e femijeve, do te hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit te gjithe profesionisteve qe abuzojne me femijet...
Pyetja ime eshte kjo: A mendoni se personave qe abuzojne dhe dhunojne femijet pervec te drejtes per te ushtruar profesionin t'u hiqet edhe e drejta prinderore (nese personi dhunues eshte prind)????
Jonida
abuzimi sexual - e drejta prinderore
Rasti i Shkodres ishte nje nga rastet me per keqardhje. Shto faktin qe eshte institucion per perkujdesje, i cili i eshte nenshtruar edhe legjislacionit ne fuqi per mbrojtje dhe perkujdesje te femijeve, por edhe per respektim te te drjetave te femijeve. Mendoj qe ka shkelje flagrante te kodit etik te punonjesit dhe ka shperfill parimet e punes me femije. Ne kete rast duhet te vendoset perpara keshillit per sherbime sociale dhe familjare( ne Kosove quhet i tille, nuk e di ne Shqiperi) dhe te konstatohet shkelja dhe konform kesaj t'i mirret licenca per ofrim te sherbimeve apo pamundesim i ushtrimit te detyres per perkujdesje me femije apo me kategori te rrezikuara.
Siguria e femiut eshte qensore, nese vlersohet se femiu eshte i rrezikuar nga qfardo lloj abuzimi, sherbimi social duhet te marre masat qe femiu te jete i sigurte. Meqenese rastet jane me specifika individuale dhe te veqanta.