Angazhimi i fëmijëve në punë

11 posts / 0 new
Last post
Kushtrim Islami
Kushtrim Islami's picture
Angazhimi i fëmijëve në punë

Të nderuar profesionistë të fushës së mbrojtjes së fëmijëve,

Kjo temë u inicua si pasojë e problemit të theksuar lidhur me fëmijët të cilët angazhohen në punë në Kosovë, edhe pse kjo problematikë vërehet edhe në vendet e rajonit. Në statistikat e fundit të publikuara në media, del se 10.7% e fëmijëve nga 5 deri 17 vjec janë të angazhuar në punë. Duke pasur parasysh që përvec punës, mundësia për abuzim e tyre mund të jetë mjaft e lartë. Njëra ndër arsyet kryesore është aspekti joformal i angazhimit, përderisa autoritetet e nivelit qendror dhe lokal ende nuk kanë marrë masa adekuate për këtë problem tejet shqetësues. A mund të ndani opinionet si dhe nëse posedoni edhe të dhëna, në mënyrë që të ndihmojmë në sqarimin e mëtejmë lidhur me aspektet e ndryshme të cilat ndikojnë në këtë problematikë?

Merita Jonuzi
Merita Jonuzi's picture
Angazhimi i fëmijëve në punë

 

 

 

 

  Sigurisht që nga sektori i mirëqenies sociale  do të japin statistikat aktuale, por unë po fokusohem te roli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MAShT) në parandalimin e involvimit të fëmijëve në punë të rënda/rrezikshme

 

    MAShT në raport me zbatimin e konventat e ILO-s dhe Strategjisë nacionale për parandalimin  dhe eliminimin e punëve të rrezikshme të fëmijëve, e ka rolin e madh në edukimin dhe vetëdijesimin e të gjithëve brenda sistemit arsimor  për efektet negative që sjell puna e fëmijëve në zhvillimin psiko-fizik dhe intelektual të tyre. Gjithashtu duke e pasur parasysh që puna e rëndë e fëmijëve lidhen ngushtë edhe me problemin e braktisjes së shkollimit, por edhe me predispozitat e involvimit të fëmijëve në trafikim, eksploatim  dhe krim të organizuar, MAShT  ka reaguar me kohë në integrimin e këtyre temave në planprograme mësimore dhe aktivitete të ndryshme jashtëprogramore brenda shkollave. Po ashtu janë realizuar trajnime të shumta, ndërkohë që MAShT ka treguar  përkushtimin e vazhdueshëm në trajtimin e problemit të braktisjes së shkollimit, duke synuar vijueshmërinë e shkollimit dhe gjithëpërfshirjen. Ne e kemi parasysh që puna e fëmijëve është e lidhur ngushtë me gjendjen ekonomike dhe sociale të një vendi, prandaj po përpiqemi ta trajtojmë secili institucion këtë segment ( tekstet falas janë një ndihmesë e mirë, organizimi transportit në komuna, sigurimi i shujtave sipas mundësive të komunave,  etj) 

MAShT-i është pjesë aktive në grupet ndërministrore të themeluara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), si në hartim të strategjisë dhe planit të veprimit, ashtu edhe në hartimin e listës së formave të rënda të punës  dhe   U.A. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë. Kështu më tej MAShT bën  përpjekje për të adresuar dhe realizuar mandatin dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të parandalimit të punës së rrezikshme për  fëmijë, duke synuar realizimin e të drejtave të fëmijëve, veçanërisht të drejtën për arsimim.

  Në vijim do t`i veçoja disa nga veprimet  MASHT-it në këto dy vitet e fundit ( 2014-2015):  

a) MAShT ka aprovuar materialin didaktik për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda për fëmijë, nëpërmjet të arsimimit, material që ILO ( Organizata Ndërkombëtare e Punës) në Gjenevë ua ka dedikuar shteteve;

b) Kemi realizuar punëtori me të gjitha drejtoritë komunale për promovimin e këtij materiali didaktik, me ç`rast edhe e kemi shpërndarë CD-të e  këtij materiali për komuna/  shkolla të arsimit parauniversitar. Gjithashtu kemi ofruar  udhëzime  dedikuar shkollave dhe Drejtorive Komunale të Arsimit ( Më tej DKA) për përdorimin e manualit;

c) Kemi krijuar nënlinqet te Linku i planprogrameve dhe i Njësisë për të drejtat e njeriut, ku e kemi postuar Pakon SCREAM (Gjithashtu e kemi përkthyer materialin edhe në gjuhën serbe);

d) Kemi mbajtuar punëtori me DKA në identifikimin e barrierave të qasjes në arsim dhe zgjidhjet e tyre;

e) Kemi realizuar ligjërata në shkolla, me nxënës dhe mësimdhënës, ku e kemi promovuar listën e formave të rënda të punës së fëmijëve dhe rolin e shkollës në parandalimin dhe reagimin ndaj tyre.

f) Kemi realizuar punëtorinë me DKA dhe shkolla me qëllim të prezantimit të Udhëzimit Administrativ 05/2013 2013 dhe qartësimin e  rolit të institucioneve arsimore për zbatimin e tij.; si dhe

 g) Kemi hartuar Kurrikulën për sigurinë në punë, dedikuar arsimit parauniversitar.  

          ( Vazhdojnë më tej projektet ndërinstitucionale dhe aktuale është hartimi i Protokollit per Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve  ( I miratuar tashmë) dhe në proces hartimi I Planit të Veprimit për Parandalim dhe Eliminim të Punëve të Rrezikshme për Fëmijë 2015-2016  (  plan njëvjeçar meqë edhe strategjia përfundon në 2016)

 

                                                                                                 

Merita Jonuzi
Merita Jonuzi's picture
Angazhimi i fëmijëve në punë

Për hirë të informimit të lexuesve, po i japë në vazhdim  edhe nenet relevante të Udhëzimit administrativ që sanksionon punën e fëmijëve në Kosovë, bazuar në ligjet vendore dhe konventat e ILO-s.  Gjithashtu po i listoj format e rrezikshme të punës të ndaluara në Kosovë,sipas këtij udhëzimi.

 

U.A  5.2013  Për parandalimin dhe eliminimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve ( FRrPF)

Ky Udhëzim Administrativ përcakton format e rrezikshme të punës së fëmijëve në sektorin formal dhe joformal si dhe  mekanizmat përgjegjës që janë të obliguar për mbikëqyrje dhe intervenimin efektiv për parandalimin dhe ndalimin e formave të  rrezikshme të punës për të gjithë fëmijët.

UA 05/2013-Neni 4 Ndalimi i FRrPF

Ndalohen  rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në listën që do të jetë aneks i këtij Udhëzimi Administrativ

UA 05/2013-Neni 5 Përjashtimet

Çdo punë e fëmijës, e paguar apo e papaguar, punë vullnetare, formë e masave alternative ndaj të miturve në konflikt me ligjin, punë si pjesë e praktikës profesionale apo çfarëdo lloj angazhimi tjetër ekonomik i fëmijës, mund të lejohet vetëm në bazë të lejes së prindit, kujdestarit apo të organit të kujdestarisë, nën mbikëqyrjen përkatëse dhe pas një vlerësimi të dokumentuar  të rreziqeve dhe masave për menagjimin e rreziqeve të cilave mund t’u ekspozohet fëmija.

 

UA 05/2013-Neni 6 Zbatimi

  1. Obligohen të gjitha institucionet qeveritare, qendrore dhe lokale, të  ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e dispozitave të këtij UA sipas mandatit që kanë;
  2. Masat për zbatimin e këtij UA i referohen parandalimit, ndalimit dhe monitorimit të rasteve sipas mandatit që kanë;
  3. Obligohen autoritetet komunale që t’i përcaktojnë procedurat standarde të veprimit për MPF-në  në FRrPF-ë;
  4. Çdo rast i fëmijës i identifikuar në FRrPF-ë duhet t’i  paraqitet QPS-së.

UA 05/2013-Neni 7 Sanksionet

  1. Për shkeljen e dispozitave të përcaktuara sipas këtij Udhëzimi  Administrativ, institucionet përgjegjëse për zbatim aplikojnë masat sanksionuese të parapara me legjislacionin në fuqi;
  2. Ndaj të gjithë atyre personave që i  detyrojnë, shtyjnë, ndihmojnë apo lejojnë fëmijët që të kryejnë punë të ndaluara sipas nenit 4 të këtij Udhëzimi Administrativ, pas vlerësimit të rastit, Organi i Kujdestarisë do të iniciojë  procedurë për kundërvajtje ose kallëzim penal. 

 

Format e rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë

  1. Aktivitetet e përgjithshme për ndalim të menjëhershëm:
  • Puna e natës  (20:00 deri 06:00)
  • Ngritja dhe bartja e peshave të rënda (ngritje dhe bartje e kohëpaskohshme mbi 15 kg për djem dhe mbi 10 kg për vajza; ngritje dhe bartje e vazhdueshme mbi 10 kg për djem dhe mbi 5 kg për vajza.
  • Puna në thellësi, nën sipërfaqe të tokës, nën ujë dhe mjedise të mbyllura 
  • Puna në lartësi (mbi 2 m) 
  • Ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme, ndaj zhurmës dhe dridhjes.
  • Ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme (toksike, biologjike, radioaktive, kancerogjene, pluhurit dhe gazrave)

(B) Sektorët për ndalim të menjëhershëm :

Puna në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë

  • Puna në ujitje
  • Operimi  me  makina bujqësore;
  • Puna me pesticide dhe spërkatja;
  • Puna në korrje;
  • Punë të rënda fizike në fusha dhe hapja e gropave për pyllëzim ose mbjellje të pemëve;
  • Hapja e puseve, kanaleve
  • Prerja e  drunjve dhe përpunimi i drurit;
  • Puna në thertore (therja, bartja dhe shitja e  kafshëve) dhe në industrinë e përpunimit të mishit
  • Gjuetia/ peshkataria
  • Grumbullimi i frutave malorë dhe vjelja e pemëve,
  • Puna në serrë,
  • Puna në bletishtë.

                 Puna në rrugë

  • shitja e mallrave në rrugë
  • transportimi i mallrave me karrocë,
  • pastrimi i parafangove të automjeteve në komunikacion,
  • kërkimi i lëmoshës,

 

Puna deponi të mbeturinave

  • Gërmimi, grumbullimi dhe bartja e mbeturinave

Puna në eksploatimin e pasurive natyrore

  • Gërmimet sipërfaqësore të thëngjillit, rërës dhe gurëve,
  • Eksploatimi i thëngjillit, rërës dhe gurëve.

     Puna në ndërtimtari

  • Gërmimi i dheut,
  • transportimi i peshave të rënda,
  • sitja e rërës dhe çimentos,
  • puna në skela,
  • përpunimi i metaleve.

( Sipas ligjeve në fuqi, kjo listë shqyrtohet, plotësohet e ndryshohet në faza periodike)

Qendresa Ibra Zariqi
Qendresa Ibra Zariqi's picture
Angazhimi i femijeve ne pune

Perfshirja e femijeve ne pune te renda dhe te rrezikshme vazhdon te jete e pranishme ne permasa mjafte te larta, por fatkeqesisht numri i sakte i femijeve te perfshire ne pune nuk dihet meqe mungon baza e te dhenave per evidentimin e tyre, rrjedhimishte pamundesohet edhe kategorizimi i tyre sipas llojeve te puneve te rrezikshme.

Nese ju referohemi dhe bejme nje krahasim ne mes te shifrave te raportuara nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Social (MPMS) dhe Fondacionit Terre des Homes ne Kosove mbi numrin e femijeve te perfshire ne pune te renda per vitin 2013, shofim se sa ne situate te pafavorshme dhe te vrazhde jetojne keta femije. Me crast, MPMS raporton se gjate vitit 2013 kane qene te perfshire ne pune te renda 80 femije, perderisa TDH ne Kosove thekson se vetem per kerkim te lemoshes vleresohet se rreth 130 femije shfrytezohen cdo dite ne rruget e qyteteve te Kosoves.

Nje nder faktoret qe me se shumti i ka kontribuar dhe vazhdon ti kontribuoj rritjes se numrit te femijeve te perfshire ne pune te renda dhe te rrezikshme eshte shkalla e larte e varferise ne vend. Perderisa varferia eshte rreziku me i madh social i cili u kanoset grupeve me te margjinalizuara shoqerore, e nga kjo gjendje me te rrezikuarit jane femijet, vecanerisht femijet qe jetojne ne vendet rurale dhe ata qe jetojne ne familje me tre ose me shume femije. Per me tej, kapaciteti i ministrive dhe institucioneve tjera per kryerjen e nje analize te hollesishme, ne hartimin e politikave dhe nderhyrjeve ne program me synim uljen e normes se varferise mbetet i kufizuar.

Andaj, eshte mese e nevojshme ndermarrja e iniciativave nga institucionet pergjegjese te cilat rezultojne te jene konkrete dhe te mire koordinuara ne spektrin e menaxhimit te rastit, ofrimit te sherbimeve dhe alternativave perkrahese per femijet e perfshire ne pune te renda dhe te rrezikshme, si dhe grumbullimi dhe analizimi i te dhenave mbi ceshtjen ne fjale.

Vebi Mujku
Vebi Mujku's picture
Angazhimi i femijve ne pune

Angazhimi i fëmijëve në punë është një sfidë për gjithë ne, e me theks të e veçantë angazhimi i fëmijëve në punë të rrezikshme, të cilat janë evidente për çdo ditë.

Vetëm në Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2014 kemi trajtuar një numër prej 96 fëmijësh të tillë të cilët kane qenë të angazhuar në situatë rruge, pra në pastrim parafinosh, shitje të gjërave të imta, muzikë me instrumente të ndryshme, bartje me karrocë si dhe numri më i madh në kërkim lëmoshe.

Numri i fëmijëve në situatë rruge varion në periudha të ndryshme kohore, dhe vetëm një përqindje e vogël nga ta janë të rregullte, përderisa shumica vinë në Prishtinë qëndrojnë disa ditë dhe kthehen tutje, në formë të organizuar. Për këtë qëllim ne kemi përgatit projekt të cilin jemi duke e implementuar bashkë më Policinë e Kosovës, dhe ky projekt është në proces e sipër.

Mirëpo ne kemi has edhe në disa vështirësi të cilat pengojnë në kryerjen e punëve tona, e sidomos mungesa e një qendre ditore për strehim dhe trajtim me ta. Mungesa tjera poashtu ka në numrin vogël të stafit të cilët do ti përkushtoheshin kësaj kategorie, mungesa e përgatitjes profesionale në trajtimin e e ketrye rasteve, mungesa e një bashkëpunimi dhe koordinimi  ndër Institucional dhe me shoqërinë civile, bashkëpunimi ndër shtetëror etj.

Por edhe në këtë rast ne si shoqëri kemi nevojë të punojmë më tepër ne sensibilizimin e qytetarëve tanë se me dhënies e kërkim lëmoshës, apo me kontribut ne para për një shërbime të caktuar si pastrim parafango, bartje karroce, blerje të çamçakëzëve apo edhe cigare, nuk do të ndikoj në përmirësimin e kualitetit të jetës, por vetëm sa do a rris interesin e fëmijëve tjerë ë dalin ën rruge dhe numri të bëhet edhe më i pa përballueshëm.

Ne kemi identifikuar shumë mangësi dhe me përkrahje të dy niveleve si Komunal edhe Qendror si dhe me angazhimin e shoqërisë civile mendoj se do të arrijmë ta ndryshojmë qasjen, dhe ta zbusim situatën e tanishme.

Kushtrim Islami
Kushtrim Islami's picture
Angazhimi i fëmijëve në punë

Kolegë ju faleminderit për ndarjen e informatave dhe opinioneve të cilat janë shumë me rëndësi sidomos kur kemi të bëjmë me këtë kategori, pra fëmijët të cilët kryesisht në forma ilegale punojnë në punë të ndryshme kurse kjo mundëson edhe mos mundësinë e menaxhimit të rasteve sidomos kur bëhet fjalë për rrezikshmërinë si dhe në format e eksploatimit të fëmijëve.

Nëse do të kishte qenë e vlefshme për tu inicuar, një fushatë avokimi nga ana e jonë si grup të paktën do të mund të ndikonte sadopak në vetëdijësimin e akterëve kryesisht vendimmarrës. Sa i përket qasjes, kjo do të mund të ishte e hapur këtu për diskutim. Nga ana ime mund të them se edhe përkrahja mediale në sensibilizimin e kësaj qështje do të ndihmonte. Sidocoftë për ide relevante lirisht sugjeroni.

Valbona Carcani-Mane
Valbona Carcani-Mane's picture
 

Ka mjaft raste kur ceshtja e punes se femijes dhe menyra sesi duhet adresuar ajo behet nje dileme etike e forte per persona qe punojne me organizata zhvillimi. nuk jane te rralla diskutimet mes profesionisteve te cilet sjellin shembuj 15, 16 vjecaresh te cilet jane "kyefamiljare" ne familjet e tyre, qe nenkupton i vetmi burim te ardhurash per te mbajtur anetaret e tjere kur ka mungese prinderish, apo paaftesi ne familje, apo papunesi apo te ardhura shume te uleta ne familje me numer te madh anetaresh etj raste te tilla qe nuk mungojne ne realtitetet tona.

Parimi eshte teresisht i qarte, packa se ne kulturat tona nje 16 vjecar konsiderohet "i zoti i vetes e qe mund t'i dale zot edhe familjes", ai per ligjin dhe per te drejtat e femijeve eshte nje minoren  me te drejten per te bere pune me orare te shkurtra dhe aspak te renda per stadin e tij/saj te zhvillimit. por perballe me kete parim qendron fakti se mjaft prej tyre jane te detyruar ta bejne kete gje per veten e tyre e per familjen e tyre, si e vetmja rruge qe siguron mireqenin bazike. ne nje sistem jo funksional i cili nuk i adreson menjehere apo efektivisht ceshtjen qe shqetesojne keta femije dilema eshte "do e heq kete femije nga puna duke e denoncuar sepse kam detyrimin te mbroj te drejat dhe shendetin e tij/saj apo do i heq mundesine atij dhe anetareve te tjere te asaj familje per te patur dite me te mira nderkohe qe sistemi ngrihet dhe forcohet?". 

si i behet per ti dhene zgjidhje kesaj dileme etike?

 

Blerim Shabani
Blerim Shabani's picture
Angazhimi i femijeve ne pune

Fenomeni eshte mjaft shqetesues per numrin e femijeve qe bejne pune qe nuk jane ne perputhje me moshen. Puna ne bujqesi  qe femijet bejne e qe eshte e perhapur kryesisht ne vendet rurale, por edhe  nuk egzistojne shifra se sa mund te jene te involvuar femijet ne keso lloj punesh ne bujqesi. Mirepo ketu nuk bejne perjashtim as puna e femijeve ne shitjen e cigareve, pastrimin e xhamave te veturave, puna ne markete ne oret e vona te nates, puna ne industri tekstilit dhe kepuceve, puna ne angazhimet familjare qe i tejkalojne limitet e lejuara.

Varferia dhe potenciali ekonomik i vendit mund te determinojne kete situate. Por jo i vetmi faktore, ketu mund te perfshihet edhe niveli i arsimimit, mentaliteti i prinderve dhe komunitetit, zakonet dhe interesat e grupeve te caktuara shoqerore, jane nje mori faktoresh. Mirepo duhet nje nderveprim institucional dhe shoqeror  i shtuar ne trajtimin e ketij fenomeni. Po ashtu nje ngritje e vetedijes familjare dhe  komunitare per pasojat qe mund te shkaktoj puna e femijeve qe nuk eshte ne perputhje me moshen.  Dhe pasojat jane duke filluar nga apsekti i zhvillimit fizik, emocional, arsimimit etj. etj. 

 

Kushtrim Islami
Kushtrim Islami's picture
Angazhimi i fëmijëve në punë

Te nderuar kolege, ju faleminderit per komentet permbajtesore tuaja.

Sidomos analizat socio-kulturore tregojne shpeshhere per nje perceptim jo adekuat nga shoqeria kur kemi te bejme me angazhimin ne pune te te rinjeve ne moshat nen 18 vjet. Dhe kjo dukuri verehet tek vendet kryesisht me te pazhvilluara, tek ato te ashtuquajtura vende te botes se trete, ku 'tradita' ende mbizoteron, me shume ne viset rurale. Por ky fenomen i cili pervec Kosoves e prek edhe rajonin do te duhej te trajtohej me me pergjegjesi ne menyre cdo femije ti sigurohen te drejtat te mbrojtura me ligj. Poashtu ky fenomen mund te luaj edhe rol negativ kur kemi te bejme me imazhin e Kosoves, Shqiperise si dhe vendeve te tjera te rajonit, pasi qe eshte ceshtje fundamentale e te drejtave te njeriut dhe e cila eshte e cekur ne te gjitha konventat per te drejtat e njeriut dhe te femijeve ne vecanti. Sidocofte instancat vendimmarrese por edhe shoqeria civile mbesin qe te punojne me shume ne kete drejtim ne menyre qe pamje te tilla te mos shfaqen ne rruget e qyteteve dhe te gjithe femijet te gezojne femijerine e tyre permes perfshirjes se tyre ne edukim etj., pra integrim te drejte dhe kuptimplote ne shoqerite te cilat i perkasin.

Valbona Carcani-Mane
Valbona Carcani-Mane's picture
Nje pyetje per koleget e

Nje pyetje per koleget e Kosoves; Cilat jane format me te perhapura te punes se femijeve ne Kosove dhe cilat jane ato qe konsiderohen me risk te larte per femijet?

Ne Shqiperi, me se shumti, hasen tre forma ne qytet: mbledhja e materialeve te riciklueshme (kanoce, hekur, leter, shishet etj), shitja e aksesoreve te imet neper rruge dhe semafore (cumcakiza, karikues, etj), pastrimi i xhamave ne semafore dhe lypja.

Te gjitha sa me larte konsiderohen pune te kategorise high risk pasi kushtet vene ne rrezik jeten e femijes. 

Ndersa ne zonat me pak urbane, ose krejtesisht ruale hasen pune te lidhura me bujqesi/blektorine, ato te lidhura me punen per perpunimin e bimeve narkotike (fenomen i hasur fuqishem sidomos 5 vitet e fundit) si dhe ato te nxjerrjes se mineraleve (Bulqize etj).

per interesin tuaj deshiroj te ndaj ketu studimin e publikuar ne 2014 mbi femijet ne situate rruge, ku keto forma evidentohen dhe analizohen.

http://childhub.org/child-protection-online-library/national-study-child...

Blerim Shabani
Blerim Shabani's picture
Angazhimi i femijeve ne pune

Per Kolegen Cane,

Ne si dy vende nuk kemi dallime te medha kur kemi te bejme me fenomenet qe perbejne rrezik per femijet e me konkretisht angazhimi i femijeve ne pune te renda.

Dhe  i njejti kategorizim per rrezikun e larte per femijet vlen edhe per Kosoven. Dhe sidomos femijet ne situate rruge te cilet shesin gjera te imeta dhe pastrojne xhama, ose kerkojne lemoshe  paraqet nje nga format me te rrezikshme te punes se femijeve ne zonat urbane. Po ashtu me shqetesuese eshte fakti qe nje numer i  konsiderueshem i femijeve eshte duke u sjell nga qytetet e Shqiperise per te kerkuar lemoshe dhe per te bere pune te tjera siq i cekem me larte. Kjo situate jep  elemente te pastra te trafikimit te femijeve.

Kam nje pyetje per koleget nga Shqiperia. Sa jane ne dijeni institucionet dhe profesionistet per kete fenomen qe eshte duke ndodh tash e sa kohe me femijet nga Shqiperia ne Kosove?

 

 

This project is funded by: