E drejta e fëmijëve për këshillim psikologjik

2 posts / 0 new
Last post
Kushtrim Islami
Kushtrim Islami's picture
E drejta e fëmijëve për këshillim psikologjik

Përshendetje të nderuar kolegë,

Një temë poashtu me rëndësi është edhe 'E drejta e fëmijëve për këshillim psikologjik' e inicuar nga Lirije Lokaj, e që vazhdimisht ka qenë një temë e cila ka qenë jo mjaftueshëm e trajtuar apo shpeshherë mund të anashkalohet nga institucionet arsimore si dhe nga rrethi në të cilin jetojnë fëmijët. Ju inkurajoj që nëse posedoni informata ti ndani me ne apo të jeni pjesë e diskutimit të kësaj teme të ngritur e cila është e rëndësishme për tu diskutuar.

Teksti:

Për fëmijët ngjarjet me rëndësi të madhe jetësore siç janë vdekja e një anëtari të familjes, divorci apo shpërngulja, abuzimi, trauma migrimi i njërit prind; problemet e raportit ndërmjet prindërve etj., mund të shkaktojnë stres dhe të dërgojnë deri të probleme në sjellje, disponim, gjumë, oreks dhe arritjet akademike dhe sociale. Në disa raste nuk është e qartë për prindërit/kujdestarët se çka e ka shkaktuar një ndryshim të madh në disponimin dhe sjellje tek fëmija. Zakonisht ndryshime të tilla ndodhin në raste të ngjarjeve stresuese edhe për anëtarë të tjerë të familjes. Kjo rrit mundësitë e neglizhencës së fëmijëve dhe shenjave të problemeve emocionale që ata mund të hasin.

Edhe pse fëmijëve ju garantohet me ligj e drejta për kujdes shëndetësor, problemet e tilla (në disponim dhe sjellje) në shumicën e rasteve nga ana e prindërve klasifikohen si kalimtare. Në disa komuna të Kosovës, në shkolla ofrohet edhe këshillim psikologjik nga psikolog shkollor. Përmes këtij lloj shërbimi, në një masë të konsiderueshme mund të ulet numri i rasteve ku fëmijët me probleme të tilla të anashkalohen. Megjithatë, realizmi i të drejtës së fëmijës për qasje në shërbime të këshillimit psikologjik nga profesionistë, pengohet nga besimi dhe frika e stigmatizimit të fëmijës. Kjo sepse vet shërbimet psikologjike në Kosovë janë një risi dhe ende nuk kanë marr vlerësimin e duhur nga ana e popullatës. Mungesa e informacionit në lidhje me këto shërbime, keqinterpretimet e rolit të psikologut, dhe tendenca që të shihen si shërbime për të sëmurë janë disa nga pengesat që kanë këto shërbime. Duke marr në konsideratë të gjitha këto, gjykimi i një rasti nga ana e prindërve për këshillim me psikologun është mjaft i vështirë. Ndërsa, në anën tjetër, problemet emocionale dhe në sjellje te fëmijës mund të rriten dhe te lënë pasoja edhe ne të ardhmen e fëmijës. Shqetësimin qe dua të ngre është se a do të ishte dashur që fëmijëve të ju garantohet me ligj e drejta për këshillim dhe psikoterapi, njëjtë sikurse e drejta për kujdes shëndetësor?

Merita Jonuzi
Merita Jonuzi's picture
     Është  vërtetë e

     Është  vërtetë e  pakontestueshme  që shërbimet psikologjike duhet të jenë të pranishme dhe efikase në çdo nivel, kur kërkohet mbështetja e fëmijëve, në parandalim  dhe reagim ndaj  dukurive negative dhe problemeve tjera sociale em të cilat mund të ndeshen ata.    Këtë e kërkon legjislacioni në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve/ njeriut.

  Sa i përket arsimit, legjislacioni në fuqi, përkatësisht, U.A Nr. 18/2009 i datës:  28.08.009 Raporti nxënës-mësimdhënës dhe raporti nxënës-personel jo-mësimdhënës si dhe numri i nxënësve për paralele i përkufizuar për qëllime të përcaktimit të (i) grantit shtetëror të arsimit për komuna dhe (ii) alokimeve të personelit të bëra nga komuna për shkolla, rregullon përfshirjen e shërbimeve tjera profesionale në shkolla dhe brenda mundësive buxhetore komunat i sistemojnë  këto shërbime .

 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT)  është e  përkushtuar në shtimin dhe shtrirjen e shërbimeve profesionale në shkolla (pedagogut, psikologut, mjekut, etj.), por që ende ka vështirësi në sigurimin e kuadrit dhe punësimin e tyre në shkolla. Deri tani i kemi gjithsej rreth 60 psikologë dhe pedagogë  në shkolla, ndërkohë që me sugjerim të MAShT-it është hapur katedra për studimet master për psikologji arsimore, prej nga synohet nxjerrja e kuadrove të profilizuara për shërbimet profesionale në shkolla ( Gjë që na kanë munguar).

  Tani buxheti i vitit 2016  lejon rritjen e numtit të psokologëve dhe pedagogëve që ti kemi rreth 80 gjithsej në komuna dhe shkolla, me pretendim të shtimit nëpër vite, mirëpo  kjo varet shumë nga komunat përkatësisht  Drejtoritë komunale të arsimit (DKA) pasi ato janë punëdhënëse për kuadrin e shkollave.

  Roli Psikologu/ja dhe pedagogu/ja kontributin e japin përmes kontakteve direkte me nxënës, bashkëpunimit me mësimdhënës, prindër por edhe me organe kompetente profesionale në nivel lokal ( shërbimet sociale, shëndetësore, policies, shërbimet korektuese etj), si në fazën e  parandalimit  të elementeve shqetësuese, ashtu edhe kur rasten ndodhin dhe ka nevojë për trajtim adekuat profesional. 

This project is funded by: