Te dashur profesioniste te fushes se mbrojtes se femijeve!

Ky forum u krijua duke marr shkas nga ndodhite e fundit lidhur me lajmin e abuzimit seksual ndodhur ne nje shkolle te Divjakes, ku mesuesi kujdestar abuzonte me nxenesen 12 vjecare. Lajmi ka shkaktuar mjaft indinjate ne opinionin publik duke ngritur mjaft pikepyetje lidhur me sigurine e femijeve ne shkolla. Shtypi na njofton se ka patur reagime nga Ministria e Edukimit mbi masat qe do te merren ndaj drejtuesve te shkolles e megjithate kjo nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar se keto vepra nuk do te perseriten me.

Ju lutemi ndihuni te lire qe ne kete hapesire te dedikuar profesionisteve te mbrojtes se femijeve, te cdo niveli, te ndani informacionet, opinionet apo sugjerimet tuaja lidhur me veprimet qe duhet te nderrmeren. A eshte ky nje rast i izoluar? Cfare mangesish ka sistemi si shkollor ashtu edhe ai i mbrojtjes se femijeve si brenda shkolles ashtu edhe ne komunitet? Si mund te parandalohen keto realitete? 

Për të adresuar  dhe avancuar  sigurisë në shkolla kërkohet mobilizimi i secilit institucion relevantë karshi veprimeve për të parandaluar dhunën, duke evituar rreziqet  në rrugë, në afërsi të shkollave,  duke siguruar mbarëvajtje dhe cilësi në arsim, duke siguruar rend dhe qetësi brenda dhe jashtë shkollave, por edhe shëndet dhe mirëqenie për të gjithë.   Të gjitha këto kapin spektër të gjerë veprimesh  që bazohen në një varg të ligjeve dhe akteve nënligjore,  jo vetëm nga fusha arsimore, por edhe nga ajo e infrastrukturës, e mjedisit, shëndetësisë, mirëqenies, mbrojtjes dhe sigurisë etj. Bazuar në një varg ligjesh, politikash arsimore dhe ndërinstitucionale, po i japim të listuara disa nga veprimet relevante për rritjen e sigurisë në shkolla. Obligimet/ mandatet ligjore për sa i përket dhunës i kemi identifikuar në Rregulloren për protokollin për parandalim dhe reagim ndaj dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar 21/2013.    Për ta ndihmuar procesin e zbatimit të protokollit, në kontekst të parandalimit të dhunës nëpërmjet procesit edukativo-arsimor,  MASHT ka hartuar dhe shpërndarë manuale didaktike mjaft të rëndësishme si: Manuali Didaktik për parandalimin e dhunës nga arsim parauniversitar,  Doracakun për parandalimin e dukurive negative në shkolla të mesme të larta, si dhe manualin “Rinia në Punë - Diskutimi për Sigurinë, Një kurrikulë për Sigurinë dhe Shëndetin për Punëtorët e Rinj”.Në drejtim të mbështjes së shkollave për ta trajtuar tematikën e dhunës, me të gjithat format e saj ( siç i parasheh protokolli), kemi miratuar projektet e disa organizatave, ndër to edhe BEN dhe presim koordinimin e vazhdueshëm edhe më tutje.MASHT,  si ministri lidere për nga roli dhe përgjegjësia,  siç po merret me detajet rreth ngritjes së kapaciteteve për zbatim në nivel shkollash dhe komunash, ashtu edhe do të kujdeset për monitorimin  dhe vlerësimin e zbatimit të saj. Pas gjithë këtyre zhvillimeve, mendojmë se kemi një bazë të mirë mbi të cilën do të reflektohen rezultatet e synuara për një shkollë cilësore, humane, pa dhunë dhe të sigurtë.       Tani që t`i shohim siç duhet rezultatet lipset punë e mëtejme në promovimin e këtij sistemi dhe të ketë mbikëqyrje e mbështetje në nivel komunash dhe shkollash.  Me fillimin e zbatimit të protokollit kemi rritje të rasteve të raportuar sipas specifikave që I kërkon baza e të dhënave të protokollit në SMIA ( Sistem të menagjimit të informacioneve në arsim). Kuptohet nuk mund të vetkënaqemi, lipset ende punë që politikat nacionale të kenë shtrirje të plotë të zbatimin në të gjitha shkollat. 

Une mendoj qe shqetesuese si dhe shpeshhere dekurajuese eshte reagimi institucional ndaj rasteve te abuzimit seksual ne shkolla. Qasja minimizuese apo edhe anashkaluese si nga institucionet si nga popullata nuk ndihmon qe rastet abuzive te trajtoheshin me seriozitetin e duhur dhe kjo qasje besoj qe prek shoqerite tona ne vazhdimesi. Edhe nese informohen institucionet edhe per ndonje rast te dyshuar kjo do te ndihmonte ne parandalimin e mundshem te ndonje abuzimi por do te ndikonte edhe ne vetedijesimin e popullates per nevojen e shperndarjes se informacionit. Jam i mendimit me Izelen per 'thyerjen e tabuse se te folurit' por jam poashtu i shqetesuar per reagimin 'e bute' nga institucionet perkatese qe pervec reagimit do te duhej te punonin edhe me shume per metodat parandaluese ne bashkepunim me popullaten. Po e sjell edhe nje informate per nje rast te ndodhur para pak me shume se nje viti ne Kosove, ku familjaret e viktimes shprehen te indinjuar me institucionet per shkak te vendimit te gjykates qe abuzuesi te vendoset vetem ne arrest shtepiak:

http://www.kosovapress.com/sq/siguri/mesuesi-i-dyshuar-per-abuzim-seksu…

 

Pershendetje te gjitheve,

I shoh shume me vend te gjitha ceshtjet e ngritura nga koleget me lart pasi mendoj qe te gjithe elementet e permendur: familja, shkolla si institucion , komuniteti, sistemi i mbrojtjes se femijeve ne teresine e tij dhe media perbejne kontekstin emocional dhe fizik ne te cilen rriten femijet.

Ceshtja e abuzimit te femijeve dhe sidomos ajo e abuzimit seksual ashtu dhe sic eshte permendur eshte shume sensitive dhe friksuese. Nje pjese e konsiderueshme e profesionisteve te mbrojtes se femijeve nuk jane gati t’i pergjigjen nevojave te ketyre rasteve, por edhe kur jane te afte kemi papershtatshmerine e pergjigjes se strukturave, dhe mekanizmave te disponueshem rreth e qark.

Alketa permend me lart rolin e rendesishem te psikologut shkollor per mbrojten e femijeve ne shkolla dhe ka shume te drejte kur nenvizon dhe trajnimet, guidat dhe protokollet e shumte qe jane ndertuar pikerisht per te parandaluar raste te tilla. Mesa duket nuk po I jepet rendesia e duhur pasi edhe nese nuk jane shteruese si dokumenta ( per te gjitha probematikat per mbrojtjes e femijeve sot), jane orjentuese, keshilluese, mbeshtetese te punes se nje psikologu shkollor apo cfaredo punonjesi te mbrojtes se femijeve. Dua te permend ketu Udhezuesin per Mbrojtjen e Femijeve ne Shkolla qe Tdh ka ndertuar dhe publikuar ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit, te cilit mund t’i referohen si psikologet shkollore por dhe mesuesit, punonjesit social, etj.si nje mjet orjentues per mbrojtjen e femijeve. Mund ta gjeni ne librarine online te platforms.

http://childhub.org/child-protection-online-library/child-protection-tr…***

Jam plotesisht mbeshtetese e qendrimit qe nese nuk mund te permiresosh te pakten mos te perkeqesosh e per kete shume nga ne do te duan te jene te sigurte perpara se te ndermarin veprime sidomos kur eshte fjala per raste te femijeve te abuzuar seksualisht. Por ndonjehere do te na duhet te bejme kompromise dhe te zgjedhim nje nje dem te vogel perpara nje demi me te madh per femijen.

shume e drejte ceshtja qe Alketa sjell lidhur me rolin e psikologut ne shkolla; mundesite dhe pritshmerite ndaj tij/saj.

po shoh se eshte hapur nje forum tjeter ne linjen e forumeve ne shqip, nga koleget tane ne Kosove, pikerisht mbi ceshtjet e abuzimit seksual. Liria, nje profesioniste e mbrojtes se femijeve atje tregon per prezencen dhe permasat e fenomenit ne abuzimit seksual ne Kosove dhe sesi shoqeria ne Kosove eshte e papergatitur per te degjuar apo besuar kete lloj realiteti. ajo sjell njekohesisht shqetesimin per funksionimin e sistemit te drejtesise duke iu referuar rasteve konkrete ku keqberesi i ka shpetuar sistemit me  nje denim qesharak dhe eshte "ricikluar" ne sistemin e mesimdhenies (per me shume referojuni forumit tjeter).

duke marr shkas nga kjo e fundit, e cila vlen shume edhe per sistemin ne Shqiperi, ku viktima viktimizohet akoma me shume ndersa keqberesi "shperblehet"  une ngre nje pyetje edhe me tej...."sa te mbrojtur ndihen edhe vete profesionistet qe punojne per mbrojtjen e femijeve?". Do te ftoja vete profesionistet e linjes se pare qe punojne me femijet, prinderit dhe komunitetet te ndanin lidhur me kete. 

 

Kolege te nderuar,Ju falenderoj per perzgjedhje e temes interesante dhe  diskutimet e rendesishme. Fatkeqesisht ky eshte nje rast tjeter i cili na tregon per funksionimin e mekanizmit te identifikimit dhe referimit brenda shkolles.  Une do deshiroja te fokusohesha pikerisht ne kete ceshtje te rendesishme....Sabina e permendi faktin se sa shume trajnime, protokolle, aktivitete parandaluese jane zhvilluar rreth mbrojtjes se femijeve ne shkolla, si dhe perpjekjet e MAS per te permisuar legjislacionin, etj. Mirepo rastet vazhdojne te ndodhin dhe do vijojne sepse problemet dhe sfidat jane te shumta,megjithate une do deshiroja te terhiqja vemendjen ne mesimin qe duhet te nxjerrim nga kjo pervoje per te gjithe profesionistet.Kela , ju referua me lart faktit se vajza mori kurajon qe ti tregonte nenes, nje element teper i rendesishem marrdhenia me prindin por mos harrojme dhe faktin se shkolla ka dhe profesionist pergjegjes per mbrojtjen e femijeve sic jane psikologet e shkollave. Nuk deshiroj qe te vendos gishtin tek ata si pergjegjes, se nga pervoja ime si psikologe shkollore e di qe per raste te ngjashme apo jo te ngjashme gjithmone cilesohet fajtore psikologu i shkolles... Mirepo deshiroj te terheq vemendjen ne rendesine qe ka identifikimi i hershem i rasteve nga profesionistet si thelbi i mbrojtjes parandaluese...Jam me se e vetedijshme per faktin se psikologet e shkollave kane nje numer te madh shkollash dhe nxenesish, gjithsesi eshte e rendesishme qe ti rikthehemi vazhdimisht informimit te nxenesve, prinderve, mesuesve rreth rolit te psikologut ne menyre qe  raste te tilla te trokasin ne deren e duhur..Uroj qe ky forum te pasurohet me tej nga kontributi i psikologeve shkollor dhe Njesive per Mbrojtjen e Femijeve...

Ne fakt ky rast ka evidentuar edhe nje here nje sere problematikash qe lidhen qe nga elemente te monitorimit te sigurise se femijeve ne shkolla por edhe mekanizmave te brendshem te raportimit, por nderkohe edhe shume ceshtje te tjera qe edhe Kela edhe Izela i kane ngritur ketu. I vetmi aspekt pozitiv eshte sigurisht fakti qe vajza theu heshtjen dhe se marrdhenia prind femije ishte e forte sa duhej qe femija te hapejt tek nena dhe ajo te denonconte.Fatkeqesisht cfare ndodhi me pas nuk jep premisa qe veprime te tilla te inkurajohen. Vajza dhe familja u vune ne qender te vemendjes te opinionit, te mediave, por edhe te drejtesise qe deshmoi dhe nje here qe eshte larg te qenit miqesore me femijen, sigurimi i proves eshte konsiderata primare dhe jo interesi i femijes.Te kujtojme qe vajza u la vetem per vetem me agresorin ne nje ballafaqim te rregjistruar per te arritur qe te gjendej prova... Tashme familja eshte detyruar te lere fshatin ku jetonte e te shperngulet diku tjeter per te rifilluar nga e para, nese do munden.po punohet prej vitesh me programe qe targetojne ndergjegjesimin e femijeve, me mbeshtetje te prinderve ndaj nje prinderimi pozitiv, me edukimin e mediave, me trajnime profesionistesh e me hartime protokollesh. Duket sikur te gjitha keto nderhyrje mbeten te izoluara, nuk kane jehone, nuk realizojne mbulimin e duhur e te kthehen ne nderhyrje kapilare ne cdo shkolle, ne cdo komunitet e ne cdo sektor ku punohet me femijet. Si mund ti kthejme ne plane/platforma kombetare te gjitha keto modele te provuara tashme...

Shume te drejta ceshtjet qe ngrihen nga Enkelejda dhe Izela. Teksa ju lexoja mendoja per te gjithe panoramen; dektori per abuzuesin, roli i shkolles per menaxhimin metej te rastit, puna e gjykates dhe policise se shtetit, roli i medias jo vetem si percjelles jo profesional i ngjarjes etj.

sapo hasa edhe ne kete shkrim ne media nga Koloreto Cukali http://respublica.al/opinion/2015/06/10/detajet-perverse-te-abuzimit-te… dhe sinqerisht me erdhi mire qe pash njefare reflektimi nga vete median per median dhe per gjithe aktoret pergjeses deri diku per ngjarjen.

nderkohe ju bej me dije se Instituti i Medias ka bere studime te shpeshta lidhur me etiken ne media dhe nje prej tyre ka qene dhe nje raport monitorimi Monitoring Children Coverage in Mainstream Daily Albanian Newspapers (http://www.institutemedia.org/monitoring.html )

 

 

Shume te drejta ceshtjet qe ngrihen nga Enkelejda dhe Izela. Teksa ju lexoja mendoja per te gjithe panoramen; dedektori per abuzuesin, roli i shkolles per menaxhimin metej te rastit, puna e gjykates dhe policise se shtetit, roli i medias jo vetem si percjelles jo profesional i ngjarjes etj.

sapo hasa edhe ne kete shkrim ne media nga Koloreto Cukali http://respublica.al/opinion/2015/06/10/detajet-perverse-te-abuzimit-te… dhe sinqerisht me erdhi mire qe pash njefare reflektimi nga vete mediat per median dhe per gjithe aktoret pergjeses deri diku per ngjarjen.

nderkohe ju bej me dije se Instituti i Medias ka bere studime te shpeshta lidhur me etiken ne media dhe nje prej tyre ka qene dhe nje raport monitorimi Monitoring Children Coverage in Mainstream Daily Albanian Newspapers (http://www.institutemedia.org/monitoring.html ) pak i vjeter duhet permendur.

 

 

Une dua te ndalem ne vecanti ne menyren e paraqitjes se lajmeve te tilla nga media dhe qendrimin ndaj saj. Te gjithe jemi te ndergjegjshem dhe kujtojme se nuk eshte kjo hera e pare kur rastet e abuzimit te femijeve, dhe ne vecanti ato te abuzimit seksual paraqiten ne media duke shkelur te drejtat e femijeve dhe duke prekur interesin me te mire te tyre.

Ne kete kuader, e shoh shume te nevojshem krijimin e nje grupi/perfaqesimi/ apo cfaredo emri t'i vihet te te gjithe organizatave shteterore dhe jofitimprurese, i cili monitoron pasqyrime te tilla dhe te ngjashme dhe behet gjithnje i zeshem permes nje deklarate per shtyp.

Thyerja e tabuse se te folurit mbi abuzimin seksual dhe berja e kesaj teme pjese e diskursit publik eshte tejet e rendesishme, si per parandalimin, per qendrimin ndaj rasteve kur ato ndodhin, dhe ne vecanti per mosfajesimin e viktimes. Diskursi publik i tanishem nuk ndihmon aspak ne keto aspekte, perkundrazi, dhe prononcime te tilla permes deklaratave per shtyp, e riorientojne ate dhe denojne fajtoret e vertete, perfshi dhe perfaqesuesit e medias, kur ata jane te tille. Nga ana tjeter, ndihmojne dhe pjesen e shendetshme po te painformuar te medias, te kuptoje.

Sigurisht, ketu ka shume pune te tjera per t'u bere paralelisht, por ne kete rast me duket sikur nevoja per kete prononcim eshte imediate, ndersa hartimi i nje plani strategjik per te kontribuar ne nje qasje ndryshe te medias, eshte nje proces qe kerkon pak me shume kohe. Gjithsesi, eshte i domosdoshem.

Ne kete kuptim, edhe ky forum eshte shume i cmuar ne kontribuimin per ndertimin dhe zhvillimin e diskursit profesional.

pune te mbare

Une mendoj se fakti qe rasti eshte raportuar eshte shume pozitiv. Fakti qe femija/vajza ka marre kurajon te informoje nenen, e me pas nena te denoncoje eshte nje veprim per t'u inkurajuar.. dhe mendoj se ( pa dashur te minimizoj rendesine e rastit), shume pune duhet bere qe femijet te marrin guximin te ndajne info me prinderit ose njerez te besuar qe i rrethon. Njekohesisht mendoj se eshte shume e veshtire te sigurohesh te dish ku jane te gjithe pedofilet ,, kujt mund t'i shkoje mendja qe mesuesi, 60 e ca vjec,, qe supozohet se po i edukon femijet,, do abuzoje ne kete forme?
Me pas ti kthehemi MIn se arsimit.. jam shume dakort me cfare ke shprehur por i takon policise dhe prokurorise te marrin masat e menjehershme dhe me pas Gjykates ( shpresoj te mos thoje , se vajza donte vete). Ministria e arsimit duhet te mendoje seriozisht dhe te mos bej gabimin ta coje ne nje shkolle tjeter,, sikurse dhe te informoje nxenesit lidhur me kete fenomen. Por Min e arsimit duhet te mbeshtetet fort nga policia dhe gjykata qe keto raste te denohen perndryshe humbet besueshmeri.
Mendoj se nje ceshtje e ndjeshme per t'u diskutuar eshte si te dallohen pedofilet, dhe si te mbrohen femiejt cfare qasje duhet ndjekur?
Po ashtu, si do ndihmohet vajza qe tashme eshte e "damkosur" si nga media dhe komuniteti apo shkolla?
flm ,, per ceshtjen shume interesante

Childhub

You might like..

0
9
  Terre des hommes in collaboration with the University of Arts presents the work of photographer Malavika Sattler and the works of the University of Arts' students. This exhibition aims to reflect on how art can be used by young people and…
0
László Székely, the ombudsman for fundamental rights in Hungary recommended closing the special needs homes and schools in a north-eastern Hungarian village Tornanádaska, unless those can be immediately repaired. This comes after the inspection that…
no
0
36
  Posljednji podaci istraživanja pokazuju da jedna petina djece u dobi od 10 do 11 godina u Engleskoj živi s pretilošću i taj broj se nastavlja povećavati. Stručnjaci u pristupu i rješavanju ovog problema kombiniraju nutricionističke savjete…