Perfshirja e femijeve autike ne Sistemin e Mbrojtjes se Femijeve

4 posts / 0 new
Last post
Sabina Tahsimi
Sabina Tahsimi's picture
Perfshirja e femijeve autike ne Sistemin e Mbrojtjes se Femijeve

Fillova te reflektoj per kete teme ne momentin kur crregullimi i autizmit filloj te klasifikohej ndryshe me Manualin e ri te Psikopatologjise, DSM V. Kesaj here te gjitha crregullimet permblidhen ne nje "ombrelle" te vetme. Gje qe mund te ndikoje tek perceptimet e prinderve ndaj crregullimit dhe qendrimet si pasoje e etiketimit qe permbledh bashke te gjitha nuancat e crregullimit nga nje te vetem (nga shkalla me e lehte tek me e ashpra).

Mendoj se puna per mbrojtjen e femijeve eshte komplekse dhe perfshin nje game te gjere problematikash. Puna me femijet ne fushen e shendetit mendor kohet e fundit i ka kushtuar shume vemendje ceshtjes se autizmit. Prandaj sugjeroj qe kjo teme te perfshihet ne programet e mbrojtjes se femijeve si vlere e shtuar ne sistemin e mbrojtjes si dhe per te ndihmuar prinderit apo punonjesit sociale/psikologet kur duan te referojne raste te femijeve autike.

A deshironi qe ju si profesioniste ne fushen e mbrojtjes se femijeve te kontribuoni permes informacionit mbi crregullimin dhe hartezimin e sherbimeve qe eksiztojne ne Shqiperi per kete kategori duke i dhene me shume vend ne Protokollin e Punonjesit te Mbrojtjes se Femijeve ?

Enkelejda Lopari
Enkelejda Lopari's picture
Sabina,, une mendoj se kjo

Sabina,, une mendoj se kjo eshte nje ceshtje shume shume e rendesishme dhe me vlere.. Mendoj se jo vetem femijet autike por dhe femijet me probleme te shendetit mendor dhe fizik shpesh here jane teresisht te lene jashte nga syri i profesionisteve. Mendoj se ne Protokoll, ka vend per te shtuar mjete sesi mund te punohet me kete grup pasi ka nevoje qe dhe identifikimi te jete sa me i specializuar. Nese nje femije me autizem, nuk arrin te flase dhe transmetoje asnje ndjene ( sic kam hasur nje rast) si mundet te identifikohet dhuna nga ana e profesionisteve?
Nje tjeter ceshje shume e rendesishme eshte se shpesh here dhunuesit jane njerezit me te afert, me te besuar, prindi, vellai apo motra, kujdestari etj.. por flm per ceshtjen shume me interes

Valbona Carcani-Mane
Valbona Carcani-Mane's picture
eshte shume e vertete qe

eshte shume e vertete qe shpesh here njerezit me te afert jane ata qe ushtrojne drejpersedrejti dhunen ne rastin e femijeve me probleme te shendetit mendor. megjithate nga ana tjeter, e pare nga prespektiva e punes qe duhet bere per mbrojtjen e te drejtave te tyre, perfshirjen, dhe sidomos optimalizimin e aftesive qe ata kane (pavaresisht limiteve) sistemi duhet te mbeshtetet pike se pari ne know how e tyre, marredhenien dhe ate nivel komunikimi qe ata kane me femijet e tyre. rastet komplikohen shume me teper kur bashkerenditen me faktore te tjere pervec problemit te shendetit mendor si psh vulnerabiliteti i familjes (papunesia, probleme shendetesore te tjera, strehimi etj) dhe puna qe duhet bere me kujdestaret e femijeve duhet t'u vije ne ndihme ne radhe te pare vetem kujdestareve; sa me te mbeshtetur te jene ata aq me positive dhe produktiv mund te jene ne sjellje dhe komunikim me femijen.

Alma Gjinishi
Alma Gjinishi's picture
Konfliket edhe abuzimi

Konfliket edhe abuzimi kundrejt femijve autik, mendoj se vijne edhe nga mungesa e informacionit apo mjeteve qe kane ne dispozicion kujdestaret e femijve autik. Ku fillon abuzimi e ku mbaron perkujdesja eshte nje nga dilemat me te cialt perballen nje pjese e ketyre familjeve.

Aktualisht ne Shqiperi a ka ndonje qender apo institucion qe ofron ndihme ne nivelin edukativ, informativ apo emocional per ata qe jane kujdestaret kryesore per femijet autik?

Shpeshhere vihet re se "self help groups" qe drejtohen nga individe te cilet jetojne apo perkujdesen per femijet autike, jane ne gjendje te ndihmojne njeri tjetrin duke ndare keshilla praktike te cilat i ndihmojne per te perballuar realitetin e perditshem. Nderkohe qe mund te punohet paralelisht per te permiresusr sitemin e mbrojtjes se femijeve apo hartezimin e sherbimeve aktuale. Nodh qe keto familje fokusohen me shume ne realitetin"tani dhe ketu" nderkohe qe profesionistet e shendetit mendor perpiqen te gjejne nje zgjidhje me afatgjate.

Nje sfide tjeter per tu permendur eshte edhe tranzicioni nga "femijeria" tek "adoleshenca" me te cilin individet me autizem perballen perdite. Perseri pesha me e madhe anon nga kujdestari apo prindi pasi ata konsideron si instrumenti kryesor qe e ben me te lehtshem apo te dhimbshem kete tranzicion. Sa te suksesshem jane ata per t'ju mesuar femijeve te tyre, aftesit kryesore te ekzistencesh se perditshme. Kuptohet qe nocioni "ekzistence e perditshme" merr vlerate ndryshme ne vende te ndryshme te botes, por sfidat e prinderve apo kujdestareve jane pothuajse te njejta. Mendoj se nese informacioni dhe mjetet ne dsipozicion te kujdestareve apo prinderve te femijeve autike eshte i mjaftueshem dhe koherent; me te pakta do jene gjasat per te abuzuar me pretekstin e mosnjohjes, mbrojtjes apo perkujdesit.

This project is funded by: