Raportimi i dyshimit

5 posts / 0 new
Last post
Ina Verzivolli
Ina Verzivolli's picture
Raportimi i dyshimit

Do doja te merrja mendimin e perdoruesve te Hub-it mbi temen e raportimit te dyshimit nga profesionistet. Raportimi i nje krimi eshte detyrim ligjorne legjislacion zakonisht (ne shqiperi eshte) - megjithate raportimi i dyshimit nuk eshte i tille. 

Pra ceshtja qe shtrohet eshte: a duhet te jete i detyrueshem raportimi i dyshimit te abuzimit te femijes, per nje profesionist (mesues, mjek, punonjes social, psikolog, avokat, kujdestar, etj.). A duhet te jete mos-raportimi i dyshimit i sanksionueshem, dhe si mund te verifikohet mos-raportimi. 

Ne rast se dyshimi raportohet, cilat duhet te jene hapat e metjeshem qe duhet te ndermerren, dhe a mund te ndani ndonje praktike te intervistimeve pre-liminare te femijeve ne keto raste. Po per femijet e vegjel?

A duhet qe keto intervistime te ndodhin pa dijenine dhe miratimin e prinderve, sidomos kur prindi eshte i dyshuar, dhe kur nuk njihet i dyshuari. 

Do te ishte me vlere ky diskutim, edhe ne kuader te permiresimeve te kuadrit ligjor per mbrojtjen e femijeve. 

Flm

Irida Agolli
Irida Agolli's picture
Ne rastet e dyshimit mendoj

Ne rastet e dyshimit mendoj qe profesionistet duhet ta referojne rastin tek punonjesi i mbrojtjes se femijeve. Profesionistet ose personat qe dyshojne per nje abuzim te mundshem te femijes  mund te dokumentojne te gjitha informacionet qe ata kane dhe mund ti referojne tek nje person me i specializuar per ceshtjet e femijeve.

Nje ndjekje dhe nje vleresim i rastit te femijes mund te planifikohet me tej nga punonjesi i mbrojtjes se femijeve.

 

jonida dhroso
jonida dhroso's picture
Shume te drejta te gjitha cka

Shume te drejta te gjitha cka jane thene me siper...

Ajo c'ka mua me shqeteson eshte fakti se ne institucionet tona ka akoma njerez qe duke ditur se ka dyshim per cenimin e mireqenies se femijes, jane te mendimit qe femija te rikthehet serish ne ambientin abuzues te dyshuar..

...kjo eshte per te ardhur keq...

Sabina Carcani
Sabina Carcani's picture
Raportimi i dyshimit

Raportimi i dyshimit do duhet te jete nje detyrim per cdo profesionist qe eshte ne kontakt me femijen brenda sektorit te tij. Nese do ti referoheshim nje dokumenti Politika te Mbrojtjes se femijeve qe eshte nje dokument detyrues per organizata qe punojne me femijet, aty percaktohet jo vetem detyrimi i raportimit per cdo dyshim por edhe mekanizmi i raportimit, personi i kontaktit dhe menyra se si behet "investigimi" per rastin.

Do ish mire qe kjo praktike te futej edhe per cdo institucion/sektor qe punon me apo per femijet. Nese do i referoheshim sektorit te edukimit, ekziston nje dokumet i quajtur Kodi i Etikes i cili percakton disa mekanizma dhe detyrime te raportimit por VETEM te rasteve te dhunes/ketrajtimit etj te ndodhura ne Shkolle duke perfshire zinxhirin e raportimit deri ne IKAP i cili vijon me procedura inspektimi.

ndaj mbetet e paadresuar situata e dyshimit dhe menyra sesi dyshimi kalon neper hallkat brenda institucionit/sektorit derisa te perfshije edhe Njesine e Mbrojtjes se Femijes.

ne kendveshtrimin tim do ish detyrim i institucionit te bente nje vleresim te pare mbi dyshimin dhe nese ka baza e kalon per investigim te metejshem ne Njesine e Mbrojtjes se femijeve.

Sidoqofte, ne praktikat e vendeve te tjera, Politika te Mbrojtjes se Femijeve jane te detyruara per cdo institucion (shkollor, shendetesor, social etj) qe punon apo vihet ne kontakt me femijen ku rendesi e vecante i jepet ne kete dokument Personit te kontaktit per Mbrojtjen e femijes dhe zinxhirin e referimit/investigimit te dyshimit.

Ky detyrim mund te parashikohet ne ligjin e ri per mbrojtjen e femijeve.... :-)

 

Agustela Nini-Pavli
Agustela Nini-Pavli's picture
Kodi Penal rreth kesaj ceshtjeje

Jam shume dakort me sa sugjerohet me siper: raportimi i dyshimit per abuzimin e femijes nga profesionistet  nduhet te parashikohet dhe rregullohet ne kuader te ndryshimeve te legjislacionit per mbrojtjen e femijeve.

Nderkohe, ne Kodin Penal te RSH, ne nenin 300  - Moskallëzimi i krimit – parashikohet se “moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në  gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.”

Nga nje interpretim i zgjeruar, “dyshimi per abuzim” mendoj se perfshihet brenda detyrimit te kesaj dispozite, pra si informacion per nje krim “qe eshte duke u kryer apo u kryer”. Kjo pasi ne Kod nuk parashikohet detyrimisht qe kallzimi te behet kur kallzuesi eshte i sigurt qe krimi ka ndodhur ose po ndodh. Ne vecanti funskionaret shteterore, qe e kane detyrim ligjor mbrojtjen e femijes, jane te detyruar te raportojne te eproret sipas shkalles se hierarkise dhe/ose te bejne kallezim ne organet e ndjekjes penale, per cdo informacion per abuzim ndaj femijes. Megjithate, kjo ka te beje vetem me rastet kur dyshimi eshte per akt qe klasifikohet si veper penale ne Kodin Penal shqiptar.

Ndryshimet e pritshme ne legjislacion mund ta trajtoje ceshtjen me gjere dhe te bejne dallimin me ato raste kur nuk kemi te bejme detyrimisht me vepra ose kundravajtje penale dhe qe kerkojne standarte te tjera raportimi ose menaxhimi te situates.

This project is funded by: