Hartëzimi dhe analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri

DOKUMENTIM GJITHËPËRFSHIRËS I PRAKTIKAVE DHE PERCEPTIMEVE

details

Date of publication:  25 Jul 2016 Authors:  MAESTRAL INTERNATIONAL - Manolo Cabran Manuel Finelli dhe Beth Bradford Publisher:  UNICEF Shqipëri dhe Misioni i Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë Publication type:  Legal / Policy Framework

Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit.
Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve,
duke investuar në aftësinë dhe përtëritjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre për të parandaluar, zbutur
ose përballuar këto rreziqe dhe dobësi. Qeveria, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile dhe
partnerë në zhvillim, ka ndërmarrë masa për miratimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve. Ky raport
hartëzimi dhe analize ka për qëllim të identifikojë çfarë është arritur dhe cilat janë mangësitë që duhet
ende të trajtohen.

Hartëzimi dhe analizimi kanë përdorur metoda cilësore për mbledhjen e informacionit
të nevojshëm, përkatësisht shqyrtimi i dokumentacionit, intervistimi i personave kyç dhe fokus grupe.
Ky raport është i ndarë në shtatë fusha që për thjeshtësi quhen fusha tematike, të cilat janë: 1) kuadri
normativ, 2) struktura e sistemit, 3) koordinimi, 4) shërbimet, 5) menaxhimi i rastit, 6) menaxhimi i
financave dhe administratës publike, dhe 7) monitorimi dhe vlerësimi. Raporti mbyllet me disa përfundime
mbi qeverisjen e përgjithshme të sistemit dhe jep rekomandime për forcimin e sistemit.

Ky information bazohet në Përmbledhjen e Përgjithshme të studimit.

Country(s) this content is relevant to: 
Albania

This project is funded by: