Kosovë: Nis zbatimi i Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës

This content was suggested by: 
10 Mar 2017

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës 2.0 ka filluar të zbatohet prej janarit të këtij viti. KOMF (Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve) ka nisur implementimin e projektit dy vjeçar “Mbështetje për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti ka nisur rekrutimi i ekspertëve nacional si dhe të menaxherit të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës 2.0. Indeksi do të sjellë të dhëna të rifreskuara mbi situatën e mbrojtjes së fëmijëve në vend duke ofruar informacion deri në fund të vitit 2016.

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës 1.0 është lansuar nga KOMF, në Nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë që Indeksi 2.0 pritet që të publikohet në Qershor të këtij viti.

Topic(s): 

This project is funded by: