Parimet & Udhëzuesit e Etikës

BESIMI JONË

Ne besojmë se të gjithë fëmijët kudo që janë, janë të rëndësishëm dhe të drejtat e tyre siç parashikohen tek Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, 1989, duhet të respektohen në mënyrë që fëmijët të zhvillohen me potencialin e tyre të plotë. 

PARIMET & ETIKA JONË

Për të kontribuar tek përmbushja e asaj që besojmë, kemi zhvilluar parime dhe udhëzues etike për mënyrën sesi punojmë tek Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve me partnerët tanë, komunitetet, fëmijët dhe aktorë të tjerë. Shpresojmë se ata që do t’i bashkohen komunitetit tonë do të jenë në gjendje të adoptojnë këto udhëzues që do të rregullojnë punën e tyre.

  • Respektimi dhe përkrahja e të drejtave të fëmijëve, dhe garantojnë se interesi më i lartë i fëmijëve do të jetë fokusi kryesor tek të gjitha vendimet dhe veprimet.
  •  
  • Garantimi se jemi përfshirës dhe nuk jemi diskriminues dhe se jemi të barabartë dhe të drejtë kur bëhët fjalë për t’i respektuar të gjithë qoftë si individë dhe përsa i përket mendimeve dhe këndvështrimit të tyre dhe krijimin e mundësive për pjesëmarrje.
  •  
  • Të trajtojmë të gjithë – përfshi kolegët profesionistë me dinjitet dhe respekt.
  •  
  • Promovimi i pjesëmarrjes kuptimplotë dhe aktive i personave që punojnë tek sektori mbrojtjes së fëmijëve dhe fëmijët, familjet dhe komunitetet që preken nga vendim marrja.

 

Më tej, ne:

 

  • Njohim të drejtën e fëmijëve për mbrojtje dhe garantojmë se do të bëmë të pamundurën për të ruajtur fëmijët, në përputhje me Deklaratën tonë të Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Fëmijëve.
  •  
  • Njohim rëndësinë e familjes dhe komuniteteve tek jeta e fëmijëve dhe do të luftojmë gjithmonë për zgjidhje për fëmijët që garantojnë qëndrimin e tyre me familjen ose në kontakt me të rriturit e rëndësishëm për ta, në të gjitha rastet kur kjo është e sigurt.
  •  
  • Pranojmë se asnjë agjenci nuk i ka të gjitha ‘përgjigjet’ për mbrojtjen e fëmijëve dhe do të promovojmë punën së bashku dhe në partneritet me organizatat e tjera për të lehtësuar rezultatet më të mira për fëmijët. Kjo përfshin identifikimin ku është përgjegjësia për mbrojtjen e fëmijëve.
  •  
  • Promovojmë modele, teori dhe ndërhyrje, aty ku është e mundur, që kanë demonstruar të kenë qenë efektive (provat të mbështetura në praktikë).
  •  
  • Pranojmë se puna për mbrojtjen e fëmijëve është e vështirë dhe kërkuese dhe advokojmë për supervizim dhe trajnim të përshtatshëm të personave që punojnë tek sektori mbrojtjes së fëmijëve.
  •  
  •  
  •  Ata që punojnë me fëmijët do të jenë të përgjegjshëm gjatë veprimeve të tyre. Kjo përfshin ruajtjen e kufijve të përshtatshëm profesional.
  •  
  • Promovojmë punën nga perspektiva e pikave të forta – që njeh se fëmijët, familjet dhe komunitetet kanë aftësi dhe kapacitete mbi të cilat mund të mbështetemi për t’i ndihmuar të gjejnë zgjidhjet / kontribuojnë tek zgjidhja e problemit të tyre?
  •  
  • Inkurajojmë zhvillimin e aftësive të vetë-fëmijëve për të qenë më të sigurt dhe për përforcimin e aftësive ripërtëritëse dhe duke pasur parasysh se të rriturit kanë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e fëmijëve.
  •  
  • Ruajmë konfidencialitetin, mbajmë të fshehtë çdo informacion personal sensitive dhe do ta ndajmë vetëm ‘në rast nevoje’ (për shembull, në rast se fëmija ka nevojë për mbrojtje).
  •  
  • Garantojmë se profesionistët që punojnë me/ të punësuar nga Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve janë të aftë dhe në gjendje të përdorin në mënyrë të përshtatshme përgjegjësitë e tyre.
  •  
  • Të punojmë në mënyrë transparente, të jemi të qartë për punën dhe mënyrën sesi e bëjmë atë dhe të marrim mendim nga përdoruesit dhe përfituesit për mënyrën sesi mund të përmirësojmë shërbimin tonë.

Në rast ankesash për çdo lloj aspekti të Boshtit të Mbrojtjes së Fëmijëve, apo punën e tij, ju lutem kontaktoni menjëherë Sendrine Constant.  Të gjitha raportet do të merren seriozisht dhe do të marrin përgjigje për rezultatin. 

 

Proiectul este finanţat de: