Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO) dhe Terre des hommes - Kosovo (TDH) - ChildHub Kosovo kanë kënaqësinë të ftojnë të gjithë studiuesit, politikbërësit, profesionistët, dhe studentët nga fusha e psikologjisë, shkencave sociale dhe shkencave të ndërlidhura të regjistrohen për pjesëmarrje pasive në konferencën “Perspektiva Psikologjike dhe Sociale mbi Shëndetin Mendor gjatë Pandemisë COVID-19”.
Qëllimi i konferencës është që të mbledhë komunitetin e shkencave sociale për të prezantuar të gjeturat shkencore mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në shëndetin mendor te grupet e ndryshme të popullatës, me fokus të veçantë fëmijët dhe adoleshentët. Konferenca synon rikthimin e vëmendjes në shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19 dhe të vë në pah nevojën për përkrahje si dhe mënyrat e adresimit të problemeve, sfidave dhe nevojave të ndryshme si rrjedhojë e pandemisë COVID-19.
Data e konferencës dhe vendi: e mërkurë, 27 tetor, 2021
Formati: Hibrid (për shkak të masave kufizuese në fuqi, pjesëmarrja pasive është e mundur vetëm në formatin online)
Afati për regjistrim për pjesëmarrje pasive: e hënë, 25 tetor, 2021, 17:00
Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë ndërkaq regjistrimin mund ta bëni duke plotësuar formularin në vijim:
https://forms.gle/fLdEefKY4Wf39zMCA
Linkun për kycje në konferencë do ta pranoni përmes e-mailit pasi të ketë përfunduar afati për regjistrim.
- 208 views