Jeta Përtej Trafikimit: Ri/integrimi i Personave të Trafikuar në Ballkan 2007-2014. [Përmbledhje] [Document]

Botuesi: 
Published by the King Baudouin Foundation
Data: 
23 Maj 2015

 

Publikuar nga Fondacioni KingBaudouin, 23 Maj 2015. Autor GeoffMeade.

 

Në vitin 2007, Fondacioni KingBaudouin (KBF) hartoi Programin për Ri/integrimin e Viktimave të Trafikimit (TVRP), i cili u zbatua deri në vitin 2014 në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe deri në vitin 2011në Rumani dhe Bullgari. Përveçsuportitfinanciar që i dha 15 OJQ-ve lokale për zbatimin e skemave afatgjatetë  ri/integrimit, TVRP-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në konceptimin e çështjes sëri/integrimit duke shpërndarë gjerësisht konkluzionet dhe përvojat nëpërmjet punimeve të publikuara, seminareve dhe trajnimeve, si dhe ka përmirësuar koordinimin midis OJQ-ve dhe qeverisë. Gjatë kohëzgjatjes së projektit, u ndihmuan 1731 viktima të trafikimit ose afërsisht 26% të viktimave të identifikuar në rajon, përafërsisht 60% e tyre u ri/integruan me sukses. Për më tepër, u mbwshtetwn mbi 1190 përfitues dytësor  (normalisht familjet e viktimave të trafikuara). Pjesa më e madhe e përfituesve ishin femra, megjithëse përqindja e mbwshtetje për viktimat meshkuj pësoi një rritje nga 10% në vitin 2007 në21.6% në vitin 2014. Ndryshimi më i madh ishte në programin që kishte në fokus fëmijët: në vitin 2007 më pak se çereku i rasteve tëm asistuara ishin fëmijë të trafikuar, por në vitin 2014 pati një rritje në 70%. Fëmijët, në veçanti fëmijët e rrugës u identifikuan si veçanërisht të cenueshëm dhe si më të vështirët për t`u ri/integruar, kështu që prej vitit 2012, TVRP-ja i dha prioritet financimit të OJQ-ve që ishin të specializuar nësuportin e viktimave rinore.

 

Nga TVRP-ja u nxorën disa mësime të rëndësishme. Faktori kryesor që ndikoi në suksesin e programit ishte fokusimi afat gjatë i programit dhe ndarja në tre faza: ndërhyrja gjatë periudhës së krizës (0-3 muaj), periudha tranzitore (4-12 muaj), dhe ri/integrimi/përfshirja në shoqëri (13-36 muaj). Një element tjetër ishte fleksibiliteti i programit për OJQ-tëindividuale dhe nevojat e viktimës, dhe fokusimi në përkrahjen e viktimave për të zhvilluar aftësitë e tyre, të cilat do të kontribuonin në ri/integrimin e tyre afatgjatë. Në disa raste, kjo nënkuptonte rivendosjen e viktimave në komunitete të reja ose vende të reja për të siguruar mundësinë për një ri/integrim sa më të suksesshëm. Suporti qëi `u dha përfitueseve dytësor, familjarëve, ishte thelbësor duke qenë se viktimat e ri/integruara shpesh e kanë të vështirë të komunikojnë me familjet pas shfrytëzimit që kanë pësuar. Këto zgjidhje janë arritur pas zhvillimit të një marrëveshjeje të një natyre komplekse të ri/integrimit.

 

Një sfidë e madhe që ndeshi programi ishte se si mund të garantonte se suksesi i tij do të vazhdonte edhe pas përfundimit tëTVRP-së. Një nga fushat më të vështira ka qenë sigurimi i burimeve financiare të qëndrueshme përveç fondeve nga KBF ose GIZ. Përveç shqetësimit për humbjen e fondeve, shqetësim tjetër ishte se rrjeti i OJQ-ve mund të dështonte pa suportin e TVRP-së. Pavarësisht kësaj, padyshim që është përmirësuar ofrimi i ndihmës për viktimat e trafikimit në rajon. Megjithëse, projekti ka përfunduar, Fondacioni ka vazhduar të organizojë seminare për të diskutuar mësimet e nxjerra. Përfshirja afatgjate sociale-ekonomike krahasuar me rehabilitimin e thjeshtë afatshkurtër, ishte faktori kryesor kritik për suksesin e projektit. TVRP-ja përgatiti gjithashtu një manual matricë për monitorimin e punës së OJQ-ve, që mund të përdoret si një manual dhe burim për OJQ-të e tjera që dëshirojnë të mësojnë nga përvoja e TVRP-së.

 

Përmbledhja u përgatit nga Tomas Hju dhe Devoni Shmid, ChildProtectionHub për Evropën Jug Lindore, 2015.

 

 

Click image to zoom: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: