Pse është e rëndësishme të investosh në Fëmijërinë e Herëshme (Video)

Botuesi: 
Open Society Foundations
Data: 
16 Dhj 2013

Këto evidenca theksojnë sidomos ndikimin e fortë që ka familja në zhvillimin e fëmijës gjatë fëmijërisë së hershme dhe rëndësinë e investimit në punën me familjen, që ajo të gjejë mekanizma të brendshëm për të pranuar dhe punuar me fëmijët me probleme të zhvillimit. Këta shihen si grupi më i brishtë në kategorinë e fëmijëve, që e sfidon fuqishëm funksionimin normal të një familjeje dhe me një faktor risku shumë të lartë për t’u institucionalizuar.

Dëshmitë e ekspertëve gjithashtu hedhin dritë mbi fakte që lidhen me suksese të ndërhyrjes së hershme në zhvillimin e tyre. Sikurse vë në pah dhe njëri nga ekspertët, mosha deri nl 3 vjeç ka plasticitet shumë t’ lartë, gjë që ndihmon shumë në nxënien e informacionit dhe krijimin e disa aftësive të nevojshme për stadet e ardhshme të jetës.

Një tjetër fakt që mbështet nevojën që qeveritë të investojnë në ndërhyrje të zhvillimit të fëmijërisë së hershme është edhe kostoja financiare, çka do të çojë në përballimin e ndërhyrjeve kur këta fëmijë rriten në persona me aftësi të kufizura të paaftë për të qenë indipendente.

Videoja këshillohet për të gjithë ekspertët e mbrojtjës së fëmijëve për të nxjerrë informacion, kuota dhe evidenca për të advokuar lidhur me realizimin e politikave shëndetësore e sociale nga qeveritë.

Bashkëlidhur do të gjeni një transkript të gjithë videos. Për informacione të tjera të lidhura me ECD dhe Aftësinë e Kufizuar referohuni në sajtin e OSI-s.

 

 

Dokumentёt e bashkangjitura: 

Ky projekt është financuar nga: