RRUGA DREJT DINJITETIT – FUQIA E EDUKIMIT MBI TË DREJTAT NJERËZORE (Video) (Video)

Botuesi: 
Human Rights Education Associates (HREA)
Soka Gakkai International (SGI)
Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights (OHCHR)
Data: 
07 Shk 2017

Partnerët për Edukim mbi të Drejtat e Njeriut (HREA) Soka Gakkai Internacionale (SGI) dhe Zyra e Komisionierit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) kanë prodhuar këtë film së bashku si një mjet për të rritur ndërgjegjsimin mbi rolin pozitiv që ka edukimi mbi të drejtat e njeriut në përmbushjen e tyre.

Rruga Drejt Dinjitetit: Fuqia e Edukimit mbi të Drejtat Njerëzore është një film 28 minutësh që paraqet tre histori që ilustrojnë ndikimin e edukimit mbi të drejtat e njeriut respektivish tek fëmijët në shkolla (Indi), agjensitë e zbatimit të ligjit (Australi) dhe viktimat femra të dhunës (Turqi).

Një nga mesazhet kryesore është që “një njeri mund të bëjë ndryshimin” në zgjidhjen e problemeve në shoqëri. Edukimi mbi të drejtat e njeriut mund të transformojë jetët e njerëzve, të fuqizojë individët në rrugën drejt dinjitetit dhe të sjellë ndryshime positive në komunitetet apo shoqëritë e tyre respective. Në këtë kuptim, edukimi mbi të drejtat e njeriut luan një rol themelor në sigurimin e mundësive të barabarta, luftën ndaj diskriminimit dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Filmi gjithashtu tregon rëndëzinë e instrumenteve dhe strukturave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – si programi botëror për Edukimin mbi të Drejtat e Njeriut (2005 e në vazhdim) në avancimin e implementimit të edukimit mbi të drejtat e njeriut. Rruga Drejt Dinjitetit përfshin deklarata nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe presidentit të Kosta Rikës, një vend që ka luajtur rol kryesor për edukimin mbi të drejtat e njeriut në kontekstin e Kombeve të Bashkuara.

HREA, SGI dhe OHCHR e nisën produksionin e filmit në 2010 në pritje të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara mbi Edukimin dhe Trajnimin mbi të Drejtat e Njeriut, që u adoptua nga Asambleja e Përgjithshme në 19 Dhjetor 2011.

Rruga Drejt Dinjitetit është në dispozicion në gjuhën Arabe, Kineze, Frengjisht, Japonisht, Rusisht dhe Spanjisht.

Topic(s): 
Gjuhё(t) e materialeve: 
English
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: