Pyetje - Professional

Të gjitha planet dhe puna me fëmijët duhet të analizohet rregullisht. Shpesh, afati kohor për analizën përcaktohet tek procedurat për menaxhimin e rastit ose parashikohet nga agjencia që ofron shërbimin. Analizat e rregullta janë të rëndësishme për të garantuar se planet janë në rrugën e duhur dhe se plotësojnë ende nevojat e fëmijëve dhe mund të bëhen rregullime nëse shikohet si e nevojshme.

Analizat normalisht duhet të bëhen shpesh pas fillimit të planit, por mund të vazhdojnë të mbahen rregullisht edhe pse më rrallë, ndërkohë që ecën dhe puna. Analizat duhet t’i japin të gjithëve mundësinë, përfshirë fëmijët, të diskutojnë haptazi sesi po zbatohet plani / si po ecën puna. Në mënyrë ideale ato duhet të kryesohen nga dikush që nuk është i përfshirë në punën e përditshme me familjen që të ketë paanshmëri. 

Përveç rasteve kur nuk është e sigurt, fëmijët duhet të kenë gjithmonë mundësinë të ruajnë kontaktet me personat të rëndësishëm në jetën e tyre (si prindërit, gjyshërit dhe vëllezër/motra). Nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë humbjen që përjetojnë fëmijët nga humbja e kontaktit me persona të rëndësishëm në jetën e tyre, edhe pse këta persona mund të mos i kenë trajtuar mirë fëmijët.

Një përjashtim mund të jenë rastet e adoptimit (por ekziston fryma e ‘adoptimeve të hapura’ ku fëmijët kanë ende mundësi të kufizuara të mbeten në kontakt me persona të tjerë të rëndësishëm) ose kur plani është fëmija të mos kthehet më në shtëpi dhe në një farë pike ngrihen pikëpyetje nëse të qenurit në kontakt me prindërit mund të krijojë vështirësi që fëmija të krijojë marrëdhënie me kujdestarët e rinj dhe të stabilizohet. Kur ekziston mundësia që fëmija do të kthehet në shtëpi, duhet të bëhen përpjekje për të nxitur kontaktin. Nëse jo, do të jetë e vështirë që fëmija të rindërtojë marrëdhënien kur të kthehet në shtëpi dhe si pasojë kthimi në familje mund të dështojë.

Shkalla dhe frekuenca e kontakteve është në varësi të moshës dhe zhvillimit të fëmijës si dhe rrethanave të rastit. Në rastin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël do të jenë të nevojshme kontakte të shpeshta ( 3 herë në javë ose më shumë ballë për ballë) sepse do të ndihmojnë që prindërit të lidhen me fëmijën dhe fëmija të lidhet me prindërit.

Kontaktet mund të ruhen si ballë për ballë edhe nëpërmjet vizitave si dhe në mënyrë tjetër me telefon, letra dhe e-mail. Mund të ndahen fotografi dhe video. Këto kërkojnë përpjekje të mëdha për të organizuar dhe për t’i mbështetur dhe kjo është një nga gjërat që duhet të merret parasysh kur organizohen mënyrat e kontaktit (sidomos nëse fëmija nuk jeton në atë zonë ose kur takimet duhet të mbikëqyren nga një punonjës).

Ka shumë mënyra të ndryshme, por që kanë të njëjtën vlerë për rritjen dhe kujdesin e fëmijëve. Gjëja kryesore që duhet marrë në konsideratë është nëse po shkelen të drejtat e fëmijës dhe çfarë ndikimi / kuptimi ka kjo për fëmijën. Kjo kërkon një vlerësim të kujdesshëm të fëmijës dhe situatës së tyre, dhe jo përgjithësim të kushteve për t’ia bashkëngjitur të gjitha rrethanave.

Për shembull, në disa shtete pranohet që fëmijët e vegjël të rrinë vetëm në dhomë për të fjetur, ndërsa në shtete të tjera kjo konsiderohet si abuzim dhe fëmijët flenë me prindërit derisa rriten më shumë (ndonjëherë derisa arrijnë moshën e shkollës fillore). Të dyja janë mënyra të pranueshme për t’u kujdesur për fëmijët. Megjithatë, nëse një fëmijë fle ende me prindërit dhe shokët flenë në dhoma veç, kjo mund të jetë një shkak që fëmijët ta ngacmojnë. Në këtë rast, nëse fëmija dëshiron të flejë vetëm edhe kjo pranohet nga kultura, atëherë nuk do të ishte e këshillueshme që fëmija të qëndronte në dhomë me prindërit dhe kjo mund të shkaktonte probleme më të thella për fëmijën.

Kultura duhet të kuptohet gjerësisht, edhe pse familjet kanë kulturën e tyre që duhet kuptuar dhe cilat janë motivet e prindërve dhe ndikimi që kanë tek fëmijët. a mund të përmbushen ‘qëllimet e mira’ në një mënyrë tjetër më të pranueshme? 

Ka një interes global për të zhvilluar sisteme për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka shumë diskutime dhe debate për mënyrën sesi do të përkufizohet dhe ideohet sistemi për mbrojtjen e fëmijëve dhe se çfarë duhet të përfshihet në të.

Një nga mënyrat për të menduar për sistemin e mbrojtjes së fëmijëve është të merren në konsideratë numri procedurave, ligjeve, politikave dhe shërbimeve që duhet të funksionojnë së bashku në mënyrë gjithëpërfshirëse për të rritur mirëqenien e tyre, përfshirë shërbimet parandaluese dhe reaguese (p.sh. për t’u përgjigjur në rast abuzimi). Është dallimi midis rrotave, frenave dhe sediljeve përballë një makine! 

Jo domosdoshmërish. Kjo mund të thotë se e kemi mbyllur rastin para kohe, por edhe që familja është kthyer me një problem të ri. Kjo mund të jetë një shenjë që familja ka besim tek shërbimi.

Megjithatë, me disa familje në vend që dalin probleme të reja, është si një derë rrotulluese ku përsëriten të njëjtat probleme. Kjo mund të sinjalizojë që në vend të trajtoheshin shkaqet e problemit ishin menaxhuar vetëm simptomat. Kjo mund të sugjerojë se ndërhyrja nuk ka qenë efektive dhe duhet të identifikohen mënyra të reja për të ndihmuar familjen. 

 

Jo!  Sigurisht, janë të rëndësishme shërbimet e specializuara, sidomos nëse duam të ndihmojmë fëmijët shërohen nga abuzimi ose nëse fëmija ka probleme të caktuara me sjelljen ose konjitive si rezultat i abuzimit i cili ndikon në jetën e tyre (për shembull, çrregullimet e stresit post-traumatik). Megjithatë, ka gjëra që mund të bëhen për të ndihmuar fëmijën edhe kur nuk ka shërbime të specializuara.

Krijimi i një mjedisi të sigurt, trajtimi fëmijëve me respekt, t’i lejosh të marrin kontrollin e jetës dhe trupit të tyre janë disa nga elementët e rëndësishëm për të ndihmuar fëmijët, si për të mësuar mënyra të reja për t’u lidhur me të tjerët edhe mënyrën sesi e shikojnë veten.

Ka edhe gjëra të tjera që mund të bëhen si, garantimi se fëmijët janë në gjendje të marrin edukimin e duhur, t’iu plotësohen nevojat bazë dhe të zhvillojnë rrjete mbështetjeje të përshtatshme që ndihmojnë aftësitë ripërtëritëse dhe të përballjes tek fëmijët. kjo mund të çoj drejt procesit të rikuperimit. 

Siç e sugjeron dhe vetë emri, vlerësimi udhëhequr nga shërbimi është një lloj shërbimi ku nevojat e fëmijës përshtaten me shërbimet që ekzistojnë. Ndryshe nga kjo, vlerësimi udhëhequr nga nevojat shikon situatën në të cilën ndodhet fëmija dhe për çfarë kanë nevojë. Për shembull, ‘të shkosh në shkollë’ është shërbim, ndërsa ‘arsimimi’ është nevojë.

Inkuadrimi i vlerësimit dhe rastit / planeve të kujdesit që krijohet si rezultat, duke marrë parasysh se nevojat e fëmijëve janë më të dobishme, sidomos në situata ku burimet janë të pakta, pasi kjo ndihmon për të garantuar se planet mbështeten tek ajo që është në interesin më të lartë të fëmijës dhe mund të inkurajojë gjetjen e zgjidhjeve kreative për fëmijët. për edukimin e hershëm ka mënyra të ndryshme sesi mund të edukohen fëmijët, njëra prej të cilave është të shkuarit në shkollë, por mund të ketë edhe opsione si edukatorë ose klub mësimorë ose formë trajnimi që mund të jetë më e përshtatshme.

Shumë organizata dhe qeveri po prezantojnë menaxhimin e rastit si një mënyrë të punuari. Menaxhimi rastit është një proces ose set procedurash që identifikon mënyrën sesi duhet të trajtohen rastet, kush duhet të përfshihet dhe afatet kohore, në mënyrë që të gjitha rastet të trajtohen në mënyrë sistematike. Kjo ndihmon për të garantuar se mbështetja jepet në kohën e duhur dhe se ka një përputhje për menaxhimin e rasteve. Mekanizmat për menaxhimin e rastit përkufizojnë si duhet të bëhen referimet tek organizatat e tjera dhe si duhet të punojnë agjencitë së bashku.

 

Pavarësisht sesi përshkruhet dhe ndahet menaxhimi rastit, ka tre pjesë kryesore që përbëjnë çdo sistem të menaxhimit të rastit: Vlerësimi (dhe planifikimi), Ndërhyrja dhe Ndjekja si dhe rishikimi. Në rast se nuk përfshihen këtë tre procese, atëherë sistemi menaxhimit të rastit nuk është I plotë.

 

Duhet të kuptohet që vetë menaxhimi rastit nuk është ndërhyrje apo një program – është një mënyrë organizimi dhe metodë pune, nuk është në vetvete një shërbim që ju ofrohet familjeve. 

Fëmijët kanë të drejtën për fshehtësi dhe veç kësaj ekzistojnë ligje vendase që vendosin sesi dhe çfarë informacioni mund të ndahet. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur ndajmë informacion me të tjerë. Kjo nuk vlen vetëm për punën tonë me agjencitë e tjera, por edhe për informacionin që ndajmë brenda organizatës sonë. Konfidencialiteti mund të thyhet pa e menduar gjatë, sidomos kur punon në një kontekst ku njerëzit njihen mirë me njëri tjetrin (si në komunitetet e vogla ku personat i përkasin një grupi të caktuar kulturor).

Informacioni duhet të ndahet vetëm kur “është e domosdoshme të merret vesh”: që do të thotë se mund të ndash hollësitë me të tjerë që kanë një rol specifik për mbështetjen e familjes. Për shembull, një shërbim birësimi ka nevojë të dijë më shumë sesa një mësues për të shkuarën e fëmijës në mënyrë që ta mbështesë fëmijën me një mjedis.

Në përgjithësi, është mirë të kërkohet leje nga fëmija dhe familja për të ndarë informacionin me të tjerët. Duhet t’iu shpjegojmë pse është e rëndësishme të ndahet informacioni dhe si do të përdoret ky informacion, në mënyrë që të marrin vendim të menduar mirë nëse do japin leje që të ndajnë informacionin. Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se edhe nëse familjet nuk bien dakord të ndajnë informacionin, ne mund ta ndajmë gjithsesi për rastet kur objektivi jonë është të mbrojmë fëmijën (por duhet të jemi të kujdesshëm sesa informacion do të ndajmë!).  Interesi më i lartë i fëmijës është një parim i qartë dhe mund të bëhet një përjashtim i ligjit kombëtar për mbrojtjen e të dhënave me qëllim parandalimin e një krimi ( i cili mund të përfshijë edhe abuzimin). 

Shpesh, nuk ka rezultate ‘perfekte’ nga puna për mbrojtjen e fëmijëve, sado që ta dëshirojmë një të tillë. Ndonjëherë nuk është çështja e ‘situatës më të mirë’, por të asaj më pak të keqe. Megjithatë, mund të shikojmë një situatë si të suksesshme kur kemi qenë të suksesshëm për uljen e nivelit të rrezikut dhe për të pajisur fëmijët me burimet e nevojshme që të jenë në gjendje të përballen dhe të përshtaten me rrethanat e ndryshueshme të jetës së tyre. Kjo nënkupton edhe garantimin se po respektohen të drejtat e fëmijëve në mënyrë të arrijnë maturinë e tyre të plotë (p.sh. e drejta për arsim, etj.) 

Të punosh nga një këndvështrim i mbështetur tek e drejta është një zhvendosje konceptuale nga këndvështrimi i ‘mirëqenies’, nga shërbimet dhe ndihma që shikohen si diçka që jepen me dëshirën e mirë të bartësit të shërbimeve (dhe në disa raste perceptuar si ‘meritë’ për klientin dhe një mirënjohje e pritshme) në një pozicion që pranon se fëmijët (dhe familjet e tyre) kanë të drejta të garantuara me ligj dhe të cilat merren të mirëqena .

Fëmijët dhe familjet nuk shikohen si përfitues, por si mbajtësit e kësaj të drejte dhe ofruesit e shërbimeve si ‘bartësit e detyrës’  (që do të thotë se kanë përgjegjësinë). Të punosh nga perspektiva e mbështetur tek e drejta kërkon që fëmijët dhe familjet të mos shikohen si marrës pasiv të shërbimit dhe mbështetjes por të angazhohen në mënyrë proaktive për llojin dhe mënyrën si mbështetjes që ju ofrohet.  Kjo kërkon që ofruesit e shërbimit, bartësit e detyrës të konsultohen më tepër me klientët e tyre dhe të jenë të përgjegjshëm për punën e tyre. 

Përgjigja më e thjeshtë e kësaj pyetje është që sapo një fëmijë të jetë në gjendje të komunikojë dëshirat e tij, ne duhet t’i përfshijmë tek vendimet. Madje, mund të konsultohemi edhe me fëmijët më të vegjël, edhe pse kjo është një sfidë dhe punonjësit duhet të kenë aftësi për t’i bërë fëmijëve një pyetje fare të thjeshtë duke përdorur një gjuhë që fëmija mund ta kuptojë.

Sigurisht, se ç‘peshë do të ketë dëshira e fëmijës tek ky vendim do të jetë dhe në varësi të moshës së fëmijës, megjithatë është po aq e rëndësishme dhe duhet të merret në konsideratë. Është një e drejtë! Mos harroni se të gjithë fëmijët mund të komunikojnë dëshirat dhe ndjenjat e tyre me gjeste jo verbale ( për shembull mund të tensionohen kur janë afër një të rrituri të caktuar).  

Duhet të përpiqemi të kuptojmë pse nuk duan fëmijët të angazhohen me shërbimet, a kanë përparësi të tjera apo kanë të njëjtat shqetësime / shikojnë të njëjtat nevoja që shikojmë ne të rriturit. Kjo është një fushë që mund dhe duhet të angazhojë fëmijën në një pjesëmarrje dhe konsultim kuptimplotë.

Gjithashtu, duhet të konsultohemi me fëmijët për mënyrën sesi mund të plotësojmë nevojat e tyre në një mënyrë të ndryshme dhe më creative, pasi mund të ketë variante të tjera. Për shembull, një fëmijë mund të mos ketë dëshirë të marrë pjesë tek një seancë terapie (mendon se është gjë kot, etj), por mund të ketë dëshirë të marrë pjesë një kurs për të fituar zotësi në jetë (ku mund të mësojnë mënyra të reja për t’u lidhur me të tjerët). Kjo është një tjetër arsye pse një plan i udhëhequr nga nevojat është më i dobishëm sesa ai që udhëhiqet nga shërbimi, pasi ndihmon për të kuptuar se çfarë është më e rëndësishme.

Së fundmi, nëse një  fëmijë nuk do të hyjë në një shërbim, për fëmijët më të rritur që janë më të pavarur mund të jetë më e vështirë t’i dërgosh dhe kjo mund të jetë shumë e dëmshme për zhvillimin e një marrëdhënieje positive me një të ri. Ndonjëherë, kur lejon që gjërat mund të ‘braktisen’ për pak kohë mund të jetë e dobishme pasi fëmijët ndjehen më të respektuar dhe më në kontroll (dhe të kontribuojnë tek zhvillimi dhe rikuperimi tyre). Përjashtimi i qartë është kur shërbimi është i nevojshëm për të siguruar fëmijën. 

Dëshirat dhe ndjenjat e fëmijëve janë faktorë të rëndësishëm tek procesi vendim marrjes, por përgjegjësia për mbrojtjen e fëmijëve mbetet tek të rriturit. 

Kjo është pyetje e vështirë, sepse është gjithmonë më mirë që fëmija të jetë në mjedis familjar, ku mund të kenë vëmendje individuale dhe të kenë mundësinë të krijojnë marrëdhënie kuptimplotë me të rriturit. Megjithatë, ekzistojnë disa situata ku kujdesi institucional është opsion më i mirë për fëmijën.

 

Mund të jetë e dëmshme për fëmijët nëse nuk funksionon vendosja diku (që sjell refuzimin dhe më shumë ecejake) pra, kur një fëmijë ka sjellje shumë të vështirë dhe nuk ka gjasa të jetë në gjendje që të qëndrojë tek një kujdes alternativ si ai birësues, mund të jetë më mirë nëse i ofrohet kujdes i vazhdueshëm institucional në vend që fëmija të zhvendoset disa herë. E njëjta gjë për fëmijët që janë mësuar me pavarësi, si fëmijët që jetojnë në rrugë, ose fëmijët më të rritur që identifikohen me familjen e tyre, ata mund të mos e përballojnë / dëshirojnë një familje të re.

 

Në vend të kesh vetëm një opsion për kujdesin, zgjidhja ideale do të ishte një gamë mundësish, nga kujdesi në familje tek ai birësues edhe deri tek ai institucional, për të vendosur më pas se cili është në interesin më të lartë të fëmijës. Edhe kur është kujdesi institucional ai që konsiderohet në interesin më të lartë të fëmijës, ai duhet të ofrohet në ambiente të vogla ku fëmija të ketë vëmendje individuale, në vend të institucioneve të mëdha anonime.

Foshnjet edhe fëmijët e vegjël, edhe nëse do të adoptohen, duhet të vendosen gjithmonë në një kujdes alternativ me bazë familjen. 

Të gjitha format e abuzimit janë shqetësuese; megjithatë, ndikimi që ka abuzimi është me siguri i ndryshëm për fëmijët në të ardhmen e afërt, e mesme dhe të largët. Kur zhvillojmë planet e kujdesit / të rasteve për fëmijët duhet t’i japim përparësi llojit të abuzimeve / rreziqeve që do të ndikojnë menjëherë tek fëmija dhe në të ardhmen e afërt (sidomos për situatat që përbëjnë kërcënim për jetën), por duhet dhe të sigurohemi që do të adresojmë edhe problemet afatmesme dhe afatgjata. 

Për shembull, abuzimi fizik dhe seksual, janë arsye për t’u shqetësuar menjëherë dhe në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ndonjëherë ne shpërfillim ose nënvlerësojmë pasojat e neglizhimit dhe abuzimit emocional, efekti i të cilave përbën problem për një të ardhme më të largët. Është i njohur fakti se abuzimi emocional mund të ketë pasoja dramatike në moshë madhore, duke sjellë problem tek të rriturit me abuzimin e substancave, vështirësi për të ruajtur një marrëdhënie dhe probleme prindërimi me vetë fëmijët e tyre. 

Të gjitha planet dhe puna me fëmijët duhet të analizohet rregullisht. Shpesh, afati kohor për analizën përcaktohet tek procedurat për menaxhimin e rastit ose parashikohet nga agjencia që ofron shërbimin. Analizat e rregullta janë të rëndësishme për të garantuar se planet janë në rrugën e duhur dhe se plotësojnë ende nevojat e fëmijëve dhe mund të bëhen rregullime nëse shikohet si e nevojshme.

Analizat normalisht duhet të bëhen shpesh pas fillimit të planit, por mund të vazhdojnë të mbahen rregullisht edhe pse më rrallë, ndërkohë që ecën dhe puna. Analizat duhet t’i japin të gjithëve mundësinë, përfshirë fëmijët, të diskutojnë haptazi sesi po zbatohet plani / si po ecën puna. Në mënyrë ideale ato duhet të kryesohen nga dikush që nuk është i përfshirë në punën e përditshme me familjen që të ketë paanshmëri. 

Ky projekt është financuar nga: