Anëtarësimi shpërblyes

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

22 të mirat e anëtarësimit në ChildHub 

Duke u bërë anëtar ju përfitoni mjaft privilegje krahasuar me të parregjistruarit. Keni akses në më shumë funksione, më shumë njerëz dhe më shumë përmbajtje. Sa më aktivë të jeni aq më shumë benefite përfitoni.

Imazhi juaj dhe i organizatës suaj:

  • Bëheni prezant për kolegët në vendin tuaj e më gjere.
  • Lidhni veten me publikimet që keni realizuar. 
  • Promovoni ekspertizën tuaj në direktorinë e konsulentëve.
  • Mund të kontribuoni vetë me përmbajtjet tuaja si psh lajme, vende të lira pune, burime etj.
  • Merrni medalje që tregojnë pjesemarrjen tuaj në aktivitete të ndryshme. Merrni certifikata për ndjekjen e webinarëve.
  • Me cdo veprim në ChildHub, fitoni pikë (Buzeqeshje dhe Përqafime) që do ju ndihmojnë të njiheni nga komuniteti.
  • Si anëtar i komunitetit mund të influenconi mënyrën sesi ai po zhvillohet në mënyrë që të përputhet më mirë me nevojat tuaja. 

Lidhja me kolegët: 

  • Mund të kerkoni anetaret permes vendodhjes, profesionit etj. 
  • Mund të shihni menjehere ne Tabelen e Aktivitetit cfare jane duke lexuar të tjeret, cfare eventesh jane duke ndjekur etj. 
  • Mund të dergoni mesazhe private tek anetaret e tjere të ChildHub.
  • Mund të vleresoni materiale e të komentoni ne to. 
  • Mund të merrni pjese ne diskutimet e forumeve. 
  • Mund të rregjistroni organizaten tuaj ne ChildHub adhe të tag-ni koleget, ngjarjet, të rejat dhe publikimet. 
  • Mund të dorezoni raste per diskutim online me koleget pergjate rajonit.   
  • Mund të vleresoni koleget tuaj per aftesi të ndryshme dhe të vleresoheni prej tyre.

Mësoni dhe eksploroni:

  • Do të keni akses në Akademinë e Childhub dhe në kurset onlinë që gjënden aty. 
  • Mund të perzgjidhni ceshtjet e interesit dhe të merrni lajmerime me email kur ka publikime të reja ne platforme lidhur me atë ceshtje. 
  • Do të merrni sugjerime për cfarë të lexoni.  
  • Mund të rregjistroheni per webinare apo diskutime rasti me një klik. Dhe nese lidheni mund të futeni automatikisht ne dhomen e webinarit. 
  • Mund të sugjeroni ceshtje dhe lektore për webinare të ardhshme. 
  • Mund të arkivoni diskutimet tuaja, permbajtjen e preferuar, webinaret qe je rregjistruar etj ne "My ChildHub”.

Si të anëtaresoheni: 

Për tu anetaresuar ju lutemi të rregjistroheni duke klikuar këtu. Procesi është shumë i thjeshtë dhe nuk do më shumë se 3 minuta.

 

Testimonials

Foto e Anonymous

"Nuk është e lehtё tё punosh pёr mbrojtjen e fëmijëve dhe shpesh nuk paguhet aq mirë! Platforma për mbrojtjen e fëmijëve nuk mund ta bëjë më të lehtë punën për mbrojtjen e fëmijëve (apo më të paguar) por mund të ofrojë burime që mund të jenë të dobishme për profesionistët e përfshirë në këtë punë kërkuese. Është edhe një 'vend' për profesionistët të takojnë të tjerë të përfshirë në të njëjtën fushë pune - nga shteti i tyre apo shtetet fqinje dhe të ndajnë ide, përvoja dhe aspirata".

Ian Milligan, Doktoraturë
Mbretëria e Bashkuar
Foto e Anonymous

ChildHub ofron përmbajtje në internet që është i standardeve më të larta. Kjo më sjell mua gëzim të madh, që të ofroj një bibliotekë të madhe në internet, të akcesuar nga majat e gishtërinjëve. Unë besoj se shumë gjuhësia e përmbajtjes së platformës për mbrojtjen e fëmijëve e bën më të lehtë për mësuesit dhe ekspertët, për të kërkuar për burime të dobishme në çfarëdo gjuhe më të cilën ata të ndjehen më të rehatshem, dhe më tej inkurajon pjesëmarrjen e tyre në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Lidija Kralj
Kroacia
Foto e Anonymous

"Ekspertët që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve kanë nevojë për një vend ku mund të lexojnë literaturë profesionale, ku të gjejnë praktika të mira për të punuar me fëmijët, ku të frymëzohen për të punuar në mënyrë të përgjegjshme dhe krijuese. Por, Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve, nuk është ai vend! Boshti për mbrojtjen e fëmijëve është vendi ku eskpertët takohen, shkëmbejnë përvoja, ndihmojnëdhe motivojnë njeri tjetrin. Ky është një thesar i vërtetë për të gjithë ekspertët në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. "

Vesna Katalinic
Kroacia
Foto e Anonymous

Shpesh, profesionistët që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për fëmijët vërejnë një boshllëk mes teorisë e praktikës: ‘Si mund ta aplikojmë teorinë e atashimit tek rasti i veçantë i një 12-vjeçari me sjellje të vështirë?’ Pa pasur ambicie për të rikonceptuar programet universitare, http://www.childhub.org lidh teorinë, kërkimin dhe praktikën duke ofruar me një gjuhë të thjeshtë materiale vetë-studimi. Burimet e shumta që variojnë në gjatësi, format dhe tema, mbulojnë çësthje pdikologjike, sociale, ligjore dhe mjekësore që lidhen me shërbimet e mbrojtjes së fëmijës.

Kalina Yordanova, PhD
Bullgaria
Foto e Dorentina Hysa

Child Protection Hub- the space that fosters professional connections, updated information, and further learning opportunities. It helps me to learn about the latest news on child protection issues. A useful site to navigate!

Dorentina Hysa
social worker
Shqipëria
Foto e Anonymous

Child Hub është një thesar i vërtetë në këtë periudhë të teknologjisë dhe inovacionit që po jetojmë. Këtu mund të lexosh të rejat e fundit, të gjesh përgjigjet e pyetjeve që të mundojnë kthyer nga profesionistë nga i gjithë rajoni, të gjesh një dokument të rëndësishëm e urgjent që nevojitet, të dëgjosh me zë diskutime mbi tema të veçanta, të pregatitesh për një takim., etj. Është një oqean burimesh për të zbuluar dhe përdorur.

Valbona Carcani-Mane
Shqipëria
Foto e Anonymous

Child Protection Hub të sfidon që të zbulosh e të nxësh. Unë e shoh si një mundësi për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve për të punuar së bashku dhe për të krijuar shërbime plotësuese me një ndikim më të madh në mirëqenien e fëmijëve. 

Lavinia Hagiu
Rumania
Foto e Anonymous

Platforma e fëmijëve është një burim thelbësor për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin në Ballkan. Ajo ofron materiale të pasura dhe mundësi për marrje njohurish për punëtorët të cilët janë larg nga bibliotekat fizike, dhe krijon qasje më të lehtë për komunikim me ekspertë të fushave përkatëse. Faqja e internetit gjatë gjithë kohës është në rritje, kështu që çdokush mund të vijë përsëri për të përfituar nga ky burim.

Moshe Iandsman, PhD
Kosova
Foto e Anonymous

"Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve është shpesh një vend i hapur për të gjithë ata që punojnë për plotësimin e të drejtave të fëmijëve. Eshtë një kombinim i zgjuar midis mësimarrjes dhe shkëmbimit në jetën reale dhe virtuale. Këtu, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve mund të ndërveprojnë me njeri tjetrin dhe me ekspertët ndërkombëtarë, të lexojnë materiale të ndryshme praktike dhe teorike. Kontributi i çdo profesionisti është i rëndësishëm për zhvillimin e boshtit tonë."

Arina Cretu
Moldavia
Foto e Anonymous

Është e qartë se përpjekje e madhe dhe kujdes i është dhënë që të sigurohet që platforma për mbrojtjen e fëmijëve të jetë interaktive, me ngjyra dhe tërheqëse. Kushdo që e përdorë këtë faqe interneti ndihet i inkurajuar për të komunikuar me të tjerët pasi që komunikimi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Ndoshta më e rëndësishmja, Hub Child lidh njerëzit nga shumë vende të ndryshme dhe ofron diçka për të gjithë. Kjo platforme është vazhdimisht duke u përditësuar dhe përmirësuar dhe reagimi është i mirëseardhur si dhe e lehtë për tu derguar. 

Peter Szczyglowski
Amerika
Foto e Anonymous

Child Hub është një hapësirë ku ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve dhe publiku i gjerë mund të mblidhen e të diskutojnë çështjet kryesore mbi mbrojtjen e fëmijëve. Më pëlqen sepse jo vetëm ofron një platformë komode dhe me qasje të lehtë për të mësuar, por se i lejon profesionistët të ndajnë eksperiencat dhe burimet. Një mbështjetje e fortë në mbrojtjen e fëmijëve shtron rrugën për veprime më efikase dhe ndryshimesh pozitive për të ardhmen.

Maria Oţeleanu
Amerika
Foto e Anonymous

Child Protection Hub është një burim informacioni të dobishëm mbi vendin tënd dhe rajonin në përgjithësi. Falë tij, kuptova se ne ndajmë shumë probleme dhe praktika të ngjashme në rajon. E vizitoj me kënaqësi rregullisht Child Hub-in për të reflektuar në çështjet me të cilat po merrem.

Enkelejda Bregu–Lopari
Shqipëria
Foto e Anonymous

Mendoj se Child Protection Hub është një mjet i nevojshëm dhe i rëndësishëm për profesionistët dhe publikun e gjerë që të mund të marrin dhe shkëmbejnë informacion mbi mbrojtjen e fëmijës. Si një platformë interaktive, Childhub na mundëson qasje në një informacion të bollshëm e të përditësuar në formate të ndryshme (si p.sh. tekst dhe audio-vizual), ndërsa ofron edhe një hapësirë për shkëmbime eksperience mes anëtarëve të komunitetit.

Kushtrim Islami
Kosova
Foto e Anonymous

Hub Child punon! Kjo ishte përshtypja ime kur e kam përdorur herën e parë, për t'u konsultuar me kolegët nga rajoni i përfshirë në të njëjtin projekt kërkimor për çështjet që kanë të bëjnë me kapacitetet njerëzore në shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve. Të bën të ndjehesh se si kjo platformë është dizajnuar duke e përfshirë në mendje edhe veten time, kolegët e mi dhe nevojat tona. Ajo që ne të gjithë mund të kontribuojmë në këtë, do ti shtojë vlerë të lartë dhe do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për punën e të gjithëve.

Elona Dhembo
Shqipëria
Foto e Aliona Stepan

I highly appreciate the initiative to “store” on a website so many useful resources of great quality. I manage to get informed about issues that directly interest me, but also to learn about totally new subjects. It is very important for me that ChildHub offers the opportunity to interact with professionals from other countries in the region, but also from Moldova, and to share the experience we have. The webinars are an accessible and attractive way to learn from experienced experts from around the world. And the training of trainers that I attended was a unique opportunity to meet professionals from this region and to involve in an exchange of experiences that helps to solve common problems.

Aliona Stepan
NGO worker
Moldavia
Foto e Anonymous

"Boshti Fëmijëve është si një portë e rëndësishme shpëtimi për të përmirësuar njohuritë dhe praktikat për fëmijët në rrezik dhune. Na jep të gjithëve një mënyrë për të ndarë njohuritë praktike dhe ndërhyrjet dhe për të mësuar nga njeri tjetri dhe mënyrën më të mirë për të bërë dallimin real në jetën e fëmijëve. "

Dr Irene Stevens
Mbretëria e Bashkuar
Foto e Anonymous

Child Hub është i përdorshëm lehtësisht dhe ia vlen të harxhosh kohë në seksionin e të mësuarit aktiv. Mjetet interaktive, mundësitë për t'iu bashkuar webinar-ëve drejtpëdrejt dhe të dëgjuarit e regjistrimeve të atyre të vjetrave, sikurse dhe përdorimi materialeve e kurseve të vetë-studimit të cilat mund t'i përvetësosh me ritmin tënd e në rehatinë e shtëpisë tënde janë po aq tërheqëse e efektive.

Ana Rădulescu, PhD
Rumania

Ky projekt është financuar nga: