Deklarata për ruajtjen / mbrojtjen e fëmijëve

BESIMI JONË

Në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, ne besojmë se fëmijët kudo që ndodhen kanë të drejtën të mbrohen nga të gjitha format e abuzimit. Kjo përfshin abuzimin fizik, abuzimin seksual, neglizhimin (përfshirë shfrytëzimin dhe dhunën).

Për më tepër, besojmë se kemi përgjegjësinë të ruajmë fëmijët që të mos lëndohen si rezultat i veprimtarive tona dhe punës së Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

ANGAZHIMI JONË

Megjithëse, është një bashkim i shumë agjencive, Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve menaxhohet nën ombrellën e Terre des hommes, dhe kështu do të zbatohen Procedurat dhe Politikat e Terre des homes për Mbrojtjen e Fëmijëve. Një kopje e kësaj politike mund të gjendet tek http://www.tdh.ch/en/documents/child-protection-policy

Duke pasur parasysh se Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve nuk punon drejtpërdrejtë me fëmijët dhe familjet, do të zbatohen politikat dhe procedurat e mëposhtme, sidomos brenda për brenda Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve:

1.Do të sigurohemi se ata që punojnë me ne, qoftë stafi dhe qofshin konsulentë, do të kenë aftësitë dhe përvojën e nevojshme për rolin që janë punësuar dhe do të jenë të ndërgjegjshëm për detyrimet e tyre për të mbrojtur fëmijët sipas Politikës së Terre des hommes për Mbrojtjen.

2.Inkurajojmë organizatat e tjera, që nëpërmjet marrëdhënies që kanë me ne për Boshtin e Mbrojtjes së Fëmijëve, të zhvillojnë politikat e tyre të mbrojtjes / ruajtjes së fëmijëve.

3. Për rastet ku do të jemi në dijeni se një fëmijë mund të ketë nevojë për mbrojtje, do të punojmë me të gjitha agjencitë përgjegjëse për të mbështetur fëmijën dhe për të garantuar mbrojtjen e tyre. Në praktikë, do të mbështesim organizatën që punon ose që është në kontakt me fëmijën për të garantuar se rasti i fëmijës po menaxhohet në mënyrën e duhur, por nëse agjencia nuk dëshiron ta çoj më tej problemin ose të marrë ndonjë masë për shqetësimet tona, ne kemi të drejtën të referojmë rastin tek autoritetet përgjegjëse.

4. Të gjitha vendimet që do të merren do të jenë për interesin më të lartë të fëmijës që do të jetë përparësia kryesore.

5. Brenda Boshtit të Mbrojtjes së Fëmijës, autoritetin përfundimtar për të marrë vendimet për mbrojtjen e fëmijëve do ta ketë Përfaqësuesi i zyrës rajonale të Terre des homes, i cili do të veprojë si Pika Kontaktit për Ruajtjen e Fëmijëve në përputhje me Politikën e Ruajtjes së Terre des hommes.

6. Të gjitha ankesat dhe shqetësimet që do të ngrihen do të merren seriozisht dhe do të merren masa.

7. Do të monitorojmë dhe rishikojmë procedurat tona të ruajtjes rregullisht për të parë ku ka nevojë të përmirësohet. Kjo kërkon edhe marrjen e mendimeve nga përdoruesit e Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Ky projekt është financuar nga: