Përdoruesit e Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve bien dakord të respektojnë të drejtat e njeriut dhe veçanërisht të drejtat e fëmijëve (Shiko Deklaratën për Mbrojtjen e Fëmijëve)  

Përdoruesit për Mbrojtjen e Fëmijëve, bien veçanërisht dakord të:

  • Mos postojnë përmbajtje apo të kryejnë veprime tek Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila shkel ose dhunon të drejtat e dikujt apo që shkel ligjin.
  • Mos postojnë material, komente dhe/ose tema të pahijshme dhe/ose abuzive, ofenduese, diskriminuese ose raciste;
  • Mos kërcënojnë askënd
  • Jenë të respektueshëm. Mund të mos biem gjithmonë dakord, por mos marrëveshjet nuk janë justifikim për t’u sjellë keq. Nuk do të lejojmë sulme personale. Një komunitet ku personat nuk ndjehen rehat apo kërcënohen, nuk është produktiv.
  • Përpiqen të kuptojnë perspektivat e ndryshme. Qëllimi jonë nuk është të ‘fitojmë’ për çdo mosmarrëveshje apo argument. Qëllimi është të jemi të hapur ndaj ideve që ndihmojnë për t’i bërë më të mira idetë tona. "Fitore" është kur puna jonë bëhet e pasur dhe më e fortë nëpërmjet perspektivave të ndryshme.
  • Fuqizojnë të tjerët.
  • Përpiqemi për ekselencë. Produktet tona duhet të jenë shumë të mira dhe angazhimet duhet të jenë të shëndetshme dhe energjike. Të jesh I respektueshëm nuk do të thotë të tërhiqesh nga mosmarrëveshjet apo të pranosh më pak nga ç’mund të bësh.
  • Mos prisni që të bini dakord me çdo deklaratë, thoni mendimin tuaj dhe respektoni gjykimin e të tjerëve.

Administratorët e Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve mund të fshijnë çdo përmbajtje apo informacion që postohet tek Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve që besohet se shkel Kushtet dhe Detyrimet e përdorimit dhe/ose politikat tona.