Për t'u regjistruar dhe bërë kursin në Childhub Academy ju duhet të hyni si anëtar në Childhub

Rreth kursit

Në të gjithë botën, fëmijët janë të rrezikuar nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Konfliktet dhe fatëkeqësitë natyrore kanë detyruar miliona fëmijë t'i lënë shtëpitë e tyre dhe të konfrontohen me rreziqet e migrimit dhe shpërnguljes. Shfrytëzimi seksual për para dhe trafikimi, detyrimi për të punuar, dhe martesat e hershme janë probleme me të cilat shumë vende ballafaqohen. Fëmijët dhe adoleshentët në rrezik ballafaqimi me këto rrethana kanë nevojë për ndihmë dhe ne jemi këtu për këtë arsye si dhe për t'u siguruar që ata të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Udhëhequr nga Jacqueline Bhabha, Drejtore për Hulumtime në Qendrën Harvard FXB Center për Shëndetësi dhe të Drejta të Njeriut, ky kurs do t'u mësojë mbi shkaqet dhe pasojat e dështimit për të mbrojtur fëmijët. Do të diskutoni e adresoni strategji të ndryshme, drejtësinë ndërkombëtare dhe burimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijeve. Do të keni mundesi të ndërlidhni kornizat ligjore dhe qasjet që janë të bazuara në respektimin e të drejtave të fëmijeve në punën e politikë-bërësve, juristëve, punonjësve shëndetësor, edukatorëve si dhe punonjësve social. Personat që ndjekin këtë kurs do të kuptojnë se si mund t'u ofrojnë mbrojtje fëmijëve dhe si mund të aplikojnë strategjitë për mbrojtjen e fëmijëve në punën e tyre. 

Çfarë do të mësoni

  • Zanafillën e mbrojtjes së fëmijës në drejtësinë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut 
  • Si të analizoni çështjet globale të mbrojtjes së fëmijës dhe shumëllojshmërinë e aktorëve të përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve
  • Ndikimin e dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit (DhEA) në zhvillimin emocional, shoqëror dhe fizik të fëmijës, si dhe strategjitë për parandalimin dhe reagimin ndaj këtij dëmi
  • Standardet e mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin
  • Si të bëhet fuqizimi dhe vlerësimi i sistemit për mbrojtjen e fëmijëve.

Programi i kursit

  • E drejta e çdo fëmije për mbrojtje 
    • Bazat Ligore të Mbrojtjes së Fëmijës
    • Definicioni i Mbrojtjes së Fëmijës 
  • Dhuna ndaj fëmijëve
    • Shkaqet dhe Pasojat e Dhunës
    • Strategjitë për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës 
    • Shembuj të Parandalimit dhe Adresimit të Dhunës  
  • Fëmijët dhe Ligji
    • Fëmijët në Konflikt me Ligjin
    • Fëmijët në Kontakt me Ligjin
    • Fëmijët Migrant dhe Ligji
  • Një qasje sistematike ndaj Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Komponentët e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Identifikimi i Problemeve në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Veprimet Globale dhe Lokale për Fuqizimin e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijës

Në vegzën e mëposhtme mund të regjistroheni për këtë kurs si dhe të gjeni informata më të hollësishme mbi kursin. 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
97
Bazuar në kontributin e disiplinave të ndryshme akademike, përfshirë ato juridike, psikologjike, sociologjike, historike, edukative dhe shkencave shëndetësore, ekonomike dhe antropologjike, një qasje ndërdisiplinore udhëheq studentin në zgjedhjen e…
0
658
Në këtë kurs, i cili fillon më 20 Korrik, do ju ndihmojmë te eksploroni disa cështje që lidhen me identifikimin me përkujdesjen ndaj fëmijëve në nevojë. Do shikojmë tek cfare nënkuptohet me risk dhe vulnerabilitet, si dhe sesi e përkufizojmë…
yes
0
7337
Ky kurs shpjegon standardet dhe procedurat që Terre des Hommes ndjek për të shmangur dhe zvogëluar shanset që fëmijët të dëmtohen nga programi ynë. Ky kurs është i vlefshëm për të gjithë pjesëtarët e stafit dhe vullnetarët e organizatave anëtare të…
0
368
Kursi është për mësuesit që duhet të kuptojnë përse disa fëmijë kanë kaq shumë me leximin dhe shkrimin, shpesh e thirrur "disleksia", dhe të mësojnë më shumë lidhur me praktikat e mira në mësimin e shkrimit për të gjithë nën dritën e zbulimeve të…
0
933
    EdX ofron tre kurse interesante, dedikuar studentëve te universitetit dhe profesionistëve të rinj në temat e mëposhtme: Menaxhimi i Studimeve, Stresit dhe Shëndetit Mendor në Universitet Ky kurs ndihmon te zhvilloni një kuptim më të…
0
183
  Interneti i sigurt është një cështje me të cilën ekspertët që punojnë me fëmijët përballen në mënyrë të përditshme. Po e humbni krijimtarinë sesi t’i edukoni fëmijët për sigurinë në internet? Ju mund të përdorni teknologjinë ‘online’ dhe të…
0
255
Si i tejkalojnë përvojat e rrezikshme fëmijët për të patur sukses në jetë? Cfarë mund të bëhet për të mbrojtur të rinjtë në rrezik nga traumat, lufta, katastrofat dhe fatkeqësitë natyrore? Mësoni rreth rëndësisë së nxitjes së reziliences tek fëmijët…
0
37
  Ky udhëzues nga YoungMinds (bamirësia kombëtare e shëndetit mendor të fëmijëve), është shkruar për stafin që punon në Shërbime të Shëndetit Mendor të Fëmijëve dhe Adoleshentëve të specializuar (CAMHS). Ai siguron informacion praktik në lidhje…
0
833
Një Udhëzues i Praktikës për punëtorët social në lidhje me abuzimin në familje dhe mirëqenien e fëmijëve është publikuar në prill 2020 nga BASW. Në kohën e një bllokimi mbarëkombëtar për shkak të pandemisë, njerëzit janë më të cënueshëm se…
yes
0
61
Ky kurs është krijuar për aktorët kryesorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë që punojnë kundër trafikimit dhe profesionistët e përfshirë gjatë shkëmbimit të informacionit ndërmjet palëve: Zyrat e Koordinatorëve Kombëtarë Kundër Trafikimit, Pikat e…
no
0
29
The last two decades have seen significant strides in the fight against child labour. But the COVID-19 pandemic poses very real risks of backtracking. Positive trends may falter, and child labour may worsen,especially in places where it has remained…