Me 13,000 anëtarë të regjistruar dhe 30,000 burime të disponueshme për publikun, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve Child Protection Hub – childhub.org do të festojë gjashtë vjet online këtë muaj. Për të shënuar këtë event, ne i kemi dhënë faqes një pamje të re dhe me funksionale. Gjithashtu, për të falënderuar anëtarët dhe vizitorët tanë që na kanë ndihmuar të bëhemi një nga komunitetet më të mëdha të profesionistëve në internet, ne po organizojmë një giveaway! Dëshironi të bashkoheni në ChildHub 2.0?

Për gjashtë vitet e fundit, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve (ChildHub) ka siguruar njohuri profesionale në dhjetë gjuhë - Anglisht, Frëngjisht, Shqip, Bullgarisht, Greqisht, Hungarisht, Rumanisht, Serbo-Kroat-Boshnjak, Ukrainas dhe Rusisht. Ajo ka dhe vazhdon të mbledhë zhvillimet më të fundit në mbrojtjen e fëmijëve - nga raportet kërkimore dhe dokumentet e politikave, te udhëzimet dhe mjetet, dhe shërben si një platformë arsimore me webinare falas dhe kurse online. Për më tepër, në përgjigje të pandemisë së vazhdueshme Covid-19, ChildHub zhvilloi një portofol portfolio të gjerë kushtuar vetëm mbrojtjes së fëmijëve në kohë pandemike, i cili ka tërhequr dhjetëra mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

Ekziston një sasi e madhe e informacionit cilësor dhe burimeve të të mësuarit në fusha të ndryshme tematike të mbrojtjes së fëmijëve. Së bashku, këto ofrojnë një udhëtim tërheqës të zhvillimit të vazhdueshëm profesional,” thotë Shkendie Maxhuni, koordinatore e ChildHub në Kosovë. "Ju mund të shfletoni lajmet ose bibliotekën e pasur të burimeve, të skanoni materiale multimediale si video, podkaste dhe infografikë, madje të merrni pjesë në diskutime të drejtpërdrejta ose të merrni pjesë në kurse të ndryshme."

ChildHub është një "vend takimi" ku profesionistë nga e gjithë Evropa lidhen dhe diskutojnë arritjet profesionale, ndajnë sfida dhe praktika të mira dhe gjejnë mbështetje për raste të vështira. Ata gjithashtu mund të gjejnë mundësi pune në të gjithë Evropën Juglindore.

Dizajni dhe tiparet e reja të platformës synojnë të përmirësojnë përvojën e përdoruesit dhe të krijojnë më shumë mundësi për angazhimin e anëtarëve. Por, a ka ndryshuar vizioni i ChildHub me pamjen e tij të re? Judit Nemeth-Almasi, Zëvendës Shef i Zyrës Rajonale të Terre des hommes për Evropën, nuk mendon kështu: Ne ende duam të sigurojmë një hapësirë të sigurt virtuale për profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve, një hapësirë ku ata mund të zhvillohen vetë, të mësojnë nga njëri-tjetri, dhe të sigurojë dhe të marrë mbështetje. Sidoqoftë, ‘gjeografia’ jonë po zgjerohet: së shpejti do të bashkohemi me  =ChildHub në Palestinë, një ChildHub në Mianmar dhe më shumë vende të tjera”.

Tamas Komaromi, Menaxheri i Njohurive i ChildHub, shpjegon ndryshimet funksionale: “Ekziston një strukturë e thjeshtuar e menusë, për të lehtësuar dhe përmirësuar kërkimin për përdoruesit që të gjejnë më thjeshtë informacionin midis 30,000 artikujve. Çdo artikull (p.sh. lajmet, botimet) paraqitet në një mënyrë më të qartë dhe të thjeshtuar,dhe me një opsion për të kërkuar në çdo gjuhë të mundshme. Ne vërtetë mendojmë se kjo do t'ju pëlqejë atyre që janë të gatshëm të bëhen vullnetarë për të përkthyer. Por këto janë vetëm disa nga veçoritë e reja. Pjesën tjetër do ta zbuloni gjatë rrugës.“

Por, cilat janë sfidat për vitet e ardhshme? “Ne akoma po përpiqemi të ndërtojmë një komunitet të profesionistëve më koheziv online. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme. Së shpejti ne do të lançojmë një gamë të gjërë të karakteristika të rinovuara, të cilat do të ndihmojnë në këtë drejtim ”, thotë Judit Nemeth-Almasi.

Ndërsa sistemet e mbrojtjes së fëmijëve në vende të tilla si Kosova paraqesin boshllëqe të konsiderueshme, iniciativat si komuniteti ChildHub luajnë një rol të rëndësishëm në pajisjen adekuate të profesionistëve me mjete dhe burime të dobishme, të gjitha falas dhe në shumë gjuhë të ndryshme. Përfitimi i kësaj mundësie, duke arritur në realitetet e ashpra, të cilat kanë ndikim në jetën e fëmijëve, është diçka që duhet të çmohet dhe promovohet nga qeveritë. Le të shpresojmë që në vitin 2021, të gjitha organizatat dhe web faqet  "inteligjente" që kanë fituar përvojë gjatë Covid-19, do të kenë kushtet e duhura për ndryshimin e politikave. Në këtë mënyrë mund të sigurohet  më shumë hapësirë për shkëmbim dhe mësim profesional. Kjo është dëshira jonë për këtë epokë të re të ChildHub

Fatkeqësisht, ekipi ynë në rritje, nuk mund të takohet personalisht për të festuar ditëlindjen e 6-të të platformës, por ne shpresojmë që deri në fund të vitit, profesionistë nga e gjithë komuniteti i ChildHub të mund të bashkohen për një festë të duhur të nismës!

Për të hyrë në ChildHub dhe për t'u regjistruar: www.childhub.org

Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve drejtohet nga Terre des hommes (Zyra Rajonale në Hungari në bashkëpunim me zyrat e vendit në Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Rumani dhe Greqi), në partneritet me Save the Children Veri-Perëndimore të Ballkanit, Qendra e Njohurive për Kujdesin Alternativ për fëmijët në Bullgari, Brave Phone në Kroaci dhe Qendra për Integrimin e të Rinjve në Serbi

Childhub financohet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit, Fondacioni Oak dhe Fondacioni Terre des Hommes.

ChildHub HB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
594
  Vetëm gjysëm viti më parë, në ditelidjen tone te 6te, ne lancuam ChildHub me pamjen dhe karakteristika të reja për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve.  Tashmë udhëtimi vazhdon me shërbime e mjete të reja! ChildHub aplikacion për…
0
84
  Adriana tani është 23 vjeçe, ka një punë, shtëpi, familje dhe miq. Sidoqoftë, i deshi shumë kohë për të arritur këtu. Ajo është një Romë, e lindur në Itali, e një nëne serbe dhe një baba kroat. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ka qenë duke…
yes
0
321
  Më 24 Mars 2021, Komisioni Evropian miratoi përmbajtjen e Stategjise se EU per te drejtat e femijeve, sikurse edhe nje propozim per ti rekomanduar keshillit ngritjen e nje Garancie Europiane per Femijet për të promovuar mundësi të barabarta…
yes
0
1701
UNICEF-i ka analizuar rezultatet e disa programeve të ndërhyrjes dhe të parandalimit të dhunës që janë zbatuar nëpër botë dhe ka identifikuar gjashtë strategji që kanë rezultuar si shumë efektive. Ndërhyrja dhe projektet për kundërpërgjigje që janë…
0
26
OKB vendosi të nisë një  fushate #ACTtoProtect për fëmijët të prekur nga konflikti i armatosur në partneritet me Bashkimin Evropian. Komuniteti ndërkombëtar ka identifikuar gjashtë shkeljet më të rënda  kundër fëmijëve në kohë…
yes
0
638
Në shumë shtete, sidomos në Evropën Juglindore, Romët përjashtohen nga arsimi, pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të përmirësuar situatën. Ky përjashtim është edhe I drejtëpërdrejtë si për shembull vendosja e fëmijëvë Romë në shkolla ‘të…
0
34
  5 vjet burg për rrahjen dhe dhunen ndaj grave; deri në 10 vjet për aktin e perdhunimit. Keto janë disa nga ndryshimet e reja që kane propozuar përfaqësues të Parlamentit të Shqipërisë në Kodin Penal të cilat synojnë rritjen e dënimit për…
yes
0
107
Rreth webinarit: Gjatë zbatimit të projektit "Zhvillimi i kapaciteteve dhe ofrimi i mbështetjes për punonjësit e vijës së parë në ndihmë të refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë në Evropën Juglindore", pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e ndarjes së…
yes
0
1457
Duke përfituar nga përvoja e tij dhe në kuadrin e bashkëpunimit me Bashkinë e Milanos që filloi në vitin 2017, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, në kuadër të projektit REEC (Përforconi Edukatorët Fuqizimi i Fëmijëve), ka hartuar një qasje të re…
yes
0
62
  Në webinarin tonë të dytë për Barnahus do të krahasojmë se si Barnahus Linköping, Suedia dhe Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve të Zagrebit, Kroaci, punojnë për të arritur Standartet e Cilesise se Barnahus në kontekstet e tyre…
0
28
Në Merrillville, Indiana të SHBA-së po zhvillohet një fushatë reklamash ndërgjegjësuese për të ndihmuar fëmijët e traumatizuar të kuptohen dhe të duhen nga shoqëria. Sipas një studimi pothuajse 2/3 e fëmijëve amerikanëve kanë përjetuar të paktën një…
0
25
Me mundësitë e të mësuarit, dhe durimin, mund të zhvillohen të gjitha aftësitë dhe atributet për t'u lidhur me fëmijët me problemet e sjelljes, duke përfshirë edhe prindërit.            …
0
57
Rreth Webinarit: Ky seminar prezantohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve (ISPCAN) në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore. Ky webinar përmban Dr. Shabina Ahmed,…
yes
0
37
    Riintegrimi në shoqëri të fëmijëve në konflikt me ligjin është iniciativa më e re e Programit të drejtësisë për të mitur të Tdh Shqipëri. Në këtë kuadër, në 3 qershor 2019, një tryezë e përbashkët diskutimi mblodhi së bashku…