[Kosova] Konferencë ndërkombëtare e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

This content was suggested by: 
22 Tet 2019
Source: 
Terre des hommes Kosovo

Me 21 dhe 22 Tetor 2019, Prokurori i Shtetit i Kosovës shënoi fillimin e Javës së të Drejtave të Viktimave të Krimit me hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit mbi 10 vjet mbi "Drejtësinë që rivendosë dinjitetin e viktimave".

Juristët, prokurorët, gjyqtarët dhe partnerët e drejtesise dhe  avokuesit për mbrojtjen e të drejtave e të viktimave si Ambasadat Ndërkombëtare dhe OJQ-të u mblodhën për të diskutuar se çfarë është arritur deri më tani, dhe sfidat e mbetura për t'u luftuar, për të arritur drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të garantuara sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Koordinatorja jonë e projektit per Drejtesine per te Mitur nga TDH Kosova, znj. Fjolla Hoxha, si pjesë e panelit, dha një përmbledhje të punës së Terre des hommes në inicimin e Ligjit të Ri për mbrojtjen e fëmijëve dhe punën dhe bashkëpunimin e frytshem të institucioneve të Kosovës dhe OJQ-ve të ndryshme për miratimin e Ligjit nga parlamenti i Kosovës.

Mesazhi i Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi për nder të 10-vjetorit të

” Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimi“

Si Kryeprokuror i Shtetit vlerësoj që në ballë të kësaj Jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave, por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe, si të tilla, duhet mbrojtur me çdo kusht nga institucionet shtetërore.

Angazhimi im si Kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore

Ky projekt është financuar nga: