[Mbretëria e Bashkuar] Ndotja e ajrit ka ndikim të madh te fëmijët në sport

This content was suggested by: 
12 Shk 2020
Source: 
The Guardian

Ndotja e ajrit mund të ndikojë në performancën e ardhshme sportive të Britanisë, sepse disa vende stërvitore janë në zona me nivele të rrezikshme ndotjeje që shkelin kufijtë e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), zbuloi një raport.

Studimi i Breathe GB analizoi nivelet e ndotjes në 94 vende sportive në Angli dhe zbuloi që 25 i kanë tejkaluar kufijtë e rekomanduar nga OBSH,  ku një nga nivelet më të larta të regjistruara ishte ai në Perry Park të Birmingham, nikoqir i Lojërave të Komonuelthit 2022, ndërsa 52 vende iu afruan pragut.

Për të përgatitur raportin, grupi i fushatës The Air Team bisedoi me ekspert si dhe udhëheqës në edukimin fizik, për të vlerësuar efektet e ndotjes së ajrit në funksionin e mushkërive të fëmijëve dhe aftësinë sportive.

Studimi sugjeron që fëmijët që ushtrojnë në zona me ndotje të lartë do të pësojnë pengesa në funksionimin e mushkërive, gjë që do të kufizojë performancën e tyre të ardhshme sportive.

The Air Team po u bën thirrje organizatave sportive, deputetëve, shkollave dhe atletëve që të mbështesin fushatën e tyre Breathe GB.  Zëdhënësja e saj, Anella Wickenden, tha: "Nëse e doni sportin britanik, duhet të kujdeseni për luftimin e ndotjes së ajrit."

 

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: