[Shqipëria] "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në Shqipëri"

This content was suggested by: 
08 Mar 2018
Source: 
Tdh Albania

Terre des homes Foundation Mission Shqipëri dhe ANTTARC ishin së bashku në prezantimin e iniciativës së tyre të re të financuar nga Bashkimi Evropian "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe dhuna në Shqipëri", e cila do të zbatohet gjatë periudhës janar 2018 - qershor 2020.

Kjo ngjarje synoni prezantimin e nismës së re, por në të njëjtën kohë edhe ndërtimin e lidhjeve dhe për të krijuar një bazë solide për bashkëpunim të mëtejshëm në iniciativat e projektit me OShC-të lokale dhe institucionet vendore e kombëtare.

Projekti do të zhvillohet në shtatë bashku: Elbasan, Fier, Kukes, Lezhe, Lushnja, Tirana dhe Vlora me një vlerë prej 419.922 Eu. Ndryshimet e fundit legjislative, Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale (2015-2020) dhe Ligji për të Drejtën dhe Mbrojtjen e Fëmijëve Nr. 18/2017, përcaktojnë monitorimin e masave, shërbimeve dhe strukturave si shtylla qendrore për të fuqizuar fëmijët dhe familjet. Iniciativa përfshin një sërë ndërhyrjesh që do të kontribuojnë në sigurimin e pjesëmarrjes aktive në forcimin e rolit të shoqërisë civile në zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Organizatat e shoqërisë civile do të mbështeten për të luajtur një rol të rëndësishëm instrumental në procesin e monitorimit dhe sigurimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies.

Ajo do të funksionojë përmes skemes së nën-kontraktimit të organizatave lokale që do të zbatojnë ndërhyrjen e tyre për nje periudhe mbivendosjeje prej 12 muajsh.

 

Ky projekt është financuar nga: