[Shqipëria] MARSHIM I SHOQËRISE CIVILE per 1 Qershorin

01 Qer 2018
Source: 
Tdh Albania

Përfaqësuesit e OSHC-ve u bënë sëbashku më 1 qershor dhe vendosën të shtonin një dimension tjetër të të festuarit ditën e fëmijëve, duke avokuar për sigurimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së tyre. Manifestimi filloi në Sheshin Nënë Tereza ku përfaqësuesit e agjencive që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale shprehën para mediave fuqinë dhe vendosmërinë për shtyrjen e politikëbërësve që të sigurojnë përmbushjen e standarteve për një jetë më të mirë për fëmijët në Shqipëri.

Një letër me kërkesa drejtuar qeverisë shqiptare, e cila u hartua më parë ne bashkepunim, u dërgua në disa institucione përgjatë marshimit, duke filluar me Parlamentin, Kryeministrine dhe ne fund me Presidencen. Letra iu dorëzua simbolikisht këtyre institucioneve si akt që përfaqëson qëndrimin e të gjitha OSHC-ve që punojnë për dhe me fëmijët për t'i mbajtur këto institucione të përgjegjshme ne sigurimin e te drejtave dhe mireqenien e femijeve Shqiptare.

Presidenti Ilir Meta u anëtarësua në këtë aktivitet duke shprehur angazhimin e tij personal dhe të institucionit të tij për respektimin e të drejtave të fëmijëve shqiptarë.

Ky projekt është financuar nga: