[Shqipëria] Punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë e Tiranës fillojnë serinë e trajnimeve mbi kurrikulen "Cështjet e mbrojtjes së fëmijëve"

11 Nën 2019
Source: 
Tdh Albania

Një kurs tre ditor për Cështjet e Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri u organizua 5-7 Nëntor 2019, me pjesëmarrjen e Punonjësve të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe stafit të Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve nga Bashkia e Tiranës. Ky trajnim u perqëndrua në temën "Kuptimi i Fëmijërisë dhe Sistemi i Mbrojtjes në Shqipëri", i cili është dhe moduli i parë i gjithë paketës trajnuese për punonjësit e mbrojtjes.

Kursi "Cështjet e Mbrojtjes së Fëmijëve" bazohet në trajnimin me të njëjtin emër të zhvilluar në vitin 2012 nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis MMSR, Fakulteti i Shkencave Sociale / Departamenti i Punës Sociale, Save the Children, World Vision, UNICEF nën udhëheqjen dhe koordinimin e Terre des Hommes. Ai synonte krijimin e një sistemi trajnimi për arsimimin e vazhdueshëm për profesionistë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale në vend. Midis 2013 - 2017, rreth 90 profesionistë kanë ndjekur këtë program trajnimi dhe janë çertifikuar.

Në vitin 2018 UNICEF dhe Terre des Hommes morën përsipër rishikimin dhe përditësimit kurikules së mëparshme, një proces që do të pasohej nga një seri aktivitetesh trajnuese me profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve në rang vendi.

Dy grupe trainimesh rreth dy moduleve të para të kurrikulës po planifikohen të zhvillohen në katër qytete të Shqipërisë gjatë muajve nëntor - mars 2019, në Tiranë, Korçë, Kukës dhe Vlorë. Këto aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve do të lehtësohen nga Tdh Albania në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Organizimi i eventeve të ardhshme, për tre modulet e fundit të paketës trajnuese, do të merret përsipër nga Shkolla Shqiptare e Administrimit Publik (ASPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Etiketat: 

Ky projekt është financuar nga: