Në Shtator 2020, UNICEF Shqipëri nisi fushatën #TeBesoj. Tipari më i spikatur i fushatës janë instalimet e siluetave të fëmijëve që përfaqësojnë histori të vërteta të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim seksual në Shqipëri. #TeBesoj u bën apel autoriteteve të ndërmarrin veprime konkrete dhe efektive kundër abuzimit seksual. "Eshtë koha për të ngritur zërin dhe për të bërë diçka për ta parandaluar atë" është një nga mesazhet e fushatës.
Instalimet u shfaqën fillimisht në disa zona qëndrore të kryeqytetit, shoqëruar me panele diskutimi me folës kryesorë aktorë të rëndësishëm, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e politikave dhe zbatimin e ligjit në mbrotje të fëmijëve kundër abuzimit sexual.
Fushata do të vazhdojë në javët e ardhshme, duke u zhvendosur në qytete të tjera të Shqipërisë.