
Pandemia e Covid-19 paraqet shumë sfida për mirëqenien e punonjësve socialë si dhe për fëmijët dhe të rriturit me të cilët ata punojnë. Në këtë kuadër, “Kujdesi Komunitar për Informim” ka publikuar udhëzuesin ‘Si të Menaxhoni Frikën në Punën Sociale’, që mund të shkarkohet falas nga të gjithë profesionistët.
Udhëzuesi synon të mbështesë punonjësit socialë në fushat e mëposhtme:
- Kuptimi i frikës në punën sociale
- Faktorët më të zakonshëm personal dhe organizativ që shkaktojnë frikë te punonjësit socialë
- Dhuna dhe agresioni ndaj punonjësve socialë
- Tallja, ngacmimi dhe sinjalizimi
- Shembuj të rastit, reflektim dhe këshilla për veprimet e mundshme konkrete
“Kujdesi Komunitar për Informim” synon që në të ardhmen e afërt të nxjerrë botime të tjera në dispozicion të punonjësve socialë.