Këshilltar Rajonal për Cilësinë dhe Llogaridhënien

Tdh / Adrian Zdruli

Afati pёr aplikim: 
26 Mar 2017
Country(s) that the job is based in: 
Evropa Juglindore
Evropa Qendrore
Organizata: 
Terre des hommes

Fillimi punës: Prill 2017

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit (e rinovueshme)

Vendodhja: Fleksibël. Pozicioni mund të bazohet në në një nga zyrat e Tdh ne rajon (Budapest, Tirana, Bucharest, Chisinau ose Pristina) me udhëtime të shpeshta në  Europën Qëndrore dhe Lindore.

Prezantim:

Fondacioni Terre des hommes, anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Terre des hommes, është NGO më e madhe në Zvicer, e themeluar mbi 50 dite më parë. Tdh vepron në mbi 30 shtete dhe 100 projekte për zhvillim dhe emergjencë ku afektohen mbi 2 milion banorë. !500 persona janë të punësuar, përfshire 130 të stacoinuar në Lausanne. Projektet tona të drejtpërdrejta të ndihmës, aktivitetet për forcimin e sistemeve apo të advokacisë fokusohen së pari në fushën e shëndetit mëmësor dhe të fëmijës dhe mbrojtjen e fëmijës.
Në Europë, TDH ndërhyn drejtpërdrejt ose jo në 22 shtete, bazuar në ekipet e qenëdrzuara në Budapest, Kosovë, Shqipëri, Greqi, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.

Roli

TDH në Europë po kalon një transformim madhor organizativ në përputhje me linjën e strategjisë së rajonizimit, çka parashikon zhvillimin e një hub-i të madh rajonal në Budapest dhe ngritjen e logjikës menaxheriale programatike novatore. Këshilltar Rajonal për Cilësinë dhe Llogaridhënien do të mbështesë rajonin dhe delagacionet në dizenjimin dhe zbatimin e Q&A të TDH në qasje me Europën Qendrore dhe Lindore. Ky pozicion do të jetë përgjegjës për promovimin e Cilësisë dhe Llogaridhënies në projektet dhe programet e rajonit përmes mbështetjes teknike dhe metodologjike për stafin operativ në rajon dhe për delegacionet. Ky pozicion do të përfshihet në menaxhimin e projektit (analizim situate, zhvillim strategjie, programim operativ, monitorim, drejtim projekti, vlerësim, kapitalizim), procesin e menaxhimit informativ dhe shkëmbimin optimal të informacionit, kominikimin si dhe pjesëmarrjen në proceset e vendim-marrjes të aktotëve kyç (llogaridhënia).

Përgjegjësitë Kryesore: Menaxhimi dhe Strategjia. Udhëheq zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së Cilësisë dhe Llogaridhënies në rajon dhe nivelit të delegacioneve në përputhje me strategjitë dhe doracakët e TDH;
ndihmon të konsolidojë dhe përhapë “mësimet e nxjerra” dhe promovon kulturën e hapjes dhe shkëmbimit;
siguron që projektet dhe programet të punojnë për të arritur principet etike dhe të barazisë gjinore, barazisë dhe politikës Do No Harm;

Të kuptojë dhe zbatojë politikat e TDH-së, mbrojtjen e fëmijëve dhe të prandalimit të mashtrimit.

Mbështetja Teknike dhe Metodologjike
mbështet delegacionet për të zhvilluar Q&A (përfshirë M&E dhe IM) mbi kapacitetet;
Ofron mbështetje Q&A (përfshirë M&E dhe IM) për të projektuar dhe programuar ekpiet e angazhuara në projekte të niveleve rajonale dhe komplekse delegimi;
mbështet analizën e situatës, zhvillimin e strategjisë, monitorimin & vlerësimin, kapitalizimin dhe llogaridhënien;
Mësimi/Trainimi
kontribuon në identifikimin e Q&A lidhur me çështjet tematike;
zhvillon dhe zbaton një plan strategjik për ndërtim kapaciteti për ekipet e programeve e projekteve, stafin e M&E dhe IM;
Organizon përkujdesje dhe sesione trainimi ad hoc.

Rrjeti (network) i Brendshëm dhe i Jashtëm
kontribuon në shkëmbimin e praktikave të mira mes delegacioneve;
ndihmon dhe merr pjesë në shkëmbimet e ndërlidhura Q&A me Zyrat Qendrore;
ndjek zhvillimet për çështjet Q&A issues dhe kontribuon me përhapjen e informacionit të përshtatshëm;
merr pjesë në rrjetet Q&A në nivel rajonal.

Profili:

Kërkesat dhe Kualifikimet:
Minimum 5 vjet eksperiencë në Cilësi & Llogaridhënie ndërkombëtare, Monitorim dhe Vlerësim;
Diplomë Master në Shkencat Sociale ose fushë të ngjashme;
Expertizë në manaxhimin ciklik të projekteve, njohje e thellë e koncepteve, proceseve dhe mjeteve të tij,dhe në lehtësimin e proceseve të pjesëmarrjes;
Ekspertizë në dizenimin, planifikimin dhe implementimin e proceseve të cilësisë & llogaridhënies;
Dije dhe eksperiencë në punën në fushën e të drejtave të fëmijëve (mbrojtje, shëndet) në kontekstin humanitar/të zhvillimit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore;
Aftësi për të kapur problemet, hipotezat dhe sistemet e kërkimit, në bashkëpunim me një ekip studiuesish të jashtëm;
ndjeshmëri dhe dije në çështjet etike lidhur me menaxhimin e projekteve, gjininë,barazinë, politikën do-no harm;
Detyrimisht ët njohë anglishten shkëlqyeshëm, të folur dhe të shkruar (C2).
Kompetencat:
aftësi për të ngritur një mjedis bashkëpunimi;
analiza konceptuale e strategjike;
i/e vetëkontrolluar, me aftësi për ët mbështetur dhe këshilluat të tjerët;
Fleksibilitet, gjindshmëri dhe përshtatshmëri;
afëtsi për të zgjidhur problemet me rezultate;
njohja e gjuhëve të europës Lindore është shumë e preferuar.

Për të aplikuar:
aplikantët e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë CV-të, letrën e motivimit, dhe 2 referenca profesionale (njëra prej të cilave duhet të jetë nga një supervizor i mëparshëm sa më aktual) në adresën recruitment@tdh-europe.org deri më 26 mars, 2017. Ku lutem shkruani në titull (subject) “Regional Quality & Accountability Advisor” dhe emrin tuaj të plotë, dhe sajtin ueb ku e gjetët njoftimin për këtë vend pune.
Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve:
Të përkushtohet ndah respektimit të Politikave të Menaxhimit të Rriskut nga TDH përfshirë edhe: Politikën e Ruajtjes së Fëmijës, Politikën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes dhe Politikën Kundër-Korrupsion dhe Mashtrim, Politikën e Whistle Blowing.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, TDH nuk mundet t'i përgjigjet secilit individualisht. Vini re se vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen për intervistën e parë.

Language(s) of the attached materials: 
English

Ky projekt është financuar nga: