Konkurs: Konsulent - Hartimi i modelit për shërbimet emergjente për fëmijët e cenueshëm

Afati pёr aplikim: 
04 Sht 2017
Lloji i punёs: 
Consultant

Terre des hommes Kosovë shpall konkurs për rekrutimin e një Konsulenti për  projektin “Rrjeti i sigurt për mbrojtjen e fëmijëve - Faza 3" me qëllim Hartimin e një modeli për shërbimet emergjente për fëmijët e cenueshëm

 

Kushtet e përgjithshme: Kontratë për shërbime

Data e fillimit të pozitës: Shtator 2017;

Kohëzgjatja e kontratës: 10 ditë pune;

Lokaconi: Prishtinë

 

HISTORIKU:

Terre des hommes në Kosovë vepron për më shumë se 15 vite në fushën e të  drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin  dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Ajo bashkëvepron me disa partnerë në nivel kombëtar dhe komunal në ofrimin e shërbimeve cilësore mbrojtëse të fëmijëve dhe në nxitjen e përfshirjes sociale të komuniteteve më të cenueshme. Fusha e ekspertizës e Terre des hommes shtrihet nga ndërhyrjet e  drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe pjesëtarët e komunitetit, në fuqizimin e  institucioneve lokale,  regjionale dhe qeveritare dhe akterëve kyç përmes ngritjes së  kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës me qëllim zhvillimin dhe zbatimin e strukturave, politikave, standardeve dhe procedurave të ndjeshme ndaj fëmijëve.

Terre des hommes përmes projekteve të ndryshme ka mbështetur grupe të ndryshme të fëmijëve të cenueshëm, siç janë fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët në situatë rruge, fëmijët në rrezik abuzimi ose shfrytëzimi, si dhe grupe të tjera të fëmijëve. Krahas mbështetjes apo ndihmës së drejtpërdrejtë, Tdh-ja ka punuar gjithashtu ngushtë me një sërë institucionesh dhe akterësh në zhvillimin dhe përforcimin e mekanizmave të ndryshëm për mbrojtjen e fëmijëve. Për shkak të mungesës së buxhetit të institucioneve qeveritare në nivel lokal për rastet emergjente të fëmijëve, Tdh-ja ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e profesionistëve për mbrojtjen e këtyre fëmijëve. Megjithatë, ofrimi i shërbimeve nuk është realizuar sipas një modeli të caktuar të shërbimeve emergjente për fëmijët të cilët janë gjetur në rrezik të lartë dhe kanë nevojë për strehim të menjëhershëm. Kështu që, duke pasur një model shërbimesh të specializuara për fëmijët që gjenden në rrugë dhe në mjedise të tjera të cenueshme, do të kontribuonte shumë në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimi, trafikimi, shfrytëzimi etj. 

 

QЁLLIMI:

Përmirësimi i mbrojtjes së fëmijëve në rrezik të lartë duke sjellë reagime të shpejta, ndërhyrje dhe shërbime adekuate të specializuara të dhëna nga profesionistë të ndryshëm relevantë do të jetë qëllimi kryesor i modelit të shërbimeve emergjente. Për këtë qëllim, angazhimi i një konsulenti kombëtar ose ndërkombëtar do të fokusohet në zhvillimin e modelit të shërbimeve emergjente për fëmijët që gjenden në rrezik të lartë, një model i cili do të udhëhiqet nga një qasje holistike drejt interesit më të mirë të fëmijës. Modeli dhe shërbimet e synuara do të marrin parasysh aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijës, si siguria, shëndeti, shëndeti mendor, mbështetja arsimore, sociale dhe psikologjike etj. Do të mbahen takime të ndryshme dhe punëtori me palët e interesuara kombëtare në Për të ndërtuar modelin bazuar në nevojat e fëmijëve që kërkojnë shërbime emergjente dhe kontekstin e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet cilësia dhe qëndrueshmëria e këtij modeli.

 

DETYRAT DHE PЁRGJEGJЁSITЁ:

I/E udhëhequr nga Zëvendës Përfaqësuesi për Kosovë dhe Zyrtari i Programit për mbrojtjen e fëmijëve, konsulenti duhet të:

Shqyrtoj dokumente (në zyrë) mbi qendrat ditore që ofrojnë shërbime emergjente për fëmijët në rrezik të abuzimit, neglizhencës, etj, në vendet e tjera, si dhe shërbimet e ofruara për shtetasit dhe jo-shtetasit e Kosovës, me fokus  tek fëmijët të gjetur në rrezik të lartë dhe që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.
Zhvilloj metodologjinë e përdorur që do të drejtoj krijimin e modelit
Në bashkëpunim me ekipin e Tdh-së të organizoj/moderoj punëtoritë e konsultimit me profesionistë të institucioneve qeveritare dhe përfaqësuesit joqeveritar për të diskutuar nëse modeli i zhvilluar i plotëson nevojat e fëmijëve me rrezik të lartë, nëpërmjet identifikimit dhe dakordimit rreth shërbimeve bazë për ata fëmijë. Kontributi nga të gjithë akterët do të nxirret dhe do të merret parasysh gjatë zhvillimit të modelit të shërbimit
Përgatit udhëzimet për punëtoritë
Shqyrtoj sugjerimet e ofruara nga të gjithë akterët, si dhe zyrtarët e Tdh-së
Finalizoj modelin duke pasur qasje holistike ndaj mirëqenies së fëmijëve si dhe shpjegon se si secili dimension ndërlidhet me tjetrin
Sipas mundësisë, ndërton modelin bazuar në shërbimet që janë në dispozicion në Kosovë dhe se cilat shërbime duhet të krijohen ose forcohen më tej
Merr pjesë në takimet informuese me përfaqësuesit e Tdh-së mbi rezultatet e përgjithshme të procesit.

 

KЁRKESAT DHE KUALIFIKIMET:

Diplomë pasuniversitare në Shkencat Sociale
Minimum 5 vite përvojë pune në zhvillimin e modelit të shërbimeve për fëmijët viktima të abuzimit seksual                      
Shkathtësi shumë të mira analitike dhe në shkrim
Shkathtësi komunikimi në mënyrë efektive, i prezanton modelin partnerëve, shkruan mirë dhe pasqyron çështjet teknike në mënyrë të ndjeshme.
Zotëron mirë gjuhën angleze 

 

Si të aplikoni:

Të gjithë aplikantët e kualifikuar inkurajohen të aplikojnë për këtë pozitë dhe të dorezojne dokumentet në vijim tek recruitment@tdhkosovo.org:

Curriculum Vitae/Biografinë
Propozimin e metodologjisë së përdorur përfshirë edhe një plan të detajuar për zhvillimin dhe finalizimin e modelit
Dëshmi për pjesëmarrje aktive në tre punëtori konsultative, është e detyrueshme për konsulentin.
Ofertën financiare për shërbimin.

Aplikimi për këtë pozitë është i hapur prej datës 18 gusht 2017 deri më 4 shtator 2017. Ju lutem, në kolonën Tema/Subject e shënoni “Konsulent-Hartimi i modelit të shërbimeve emergjente për fëmijët e cenueshëm”. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

 

Politika për mbrojtjen e fëmijëve:

Zotohet për respektimin e politikave të Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut përfshirë këtu: Politikën për mbrojtjen e fëmijëve, Politikën e sigurimit dhe sigurisë, Politikën kundër mashtrimeve/korrupsionit, Politikën e raportimit/lajmërimit.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk është në gjendje t'u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutem, keni parasysh që vetëm kandidatët nga lista e ngushtë  do të kontaktohen.

Ky projekt është financuar nga: