THIRRJE PЁR KUOTIM TЁ ÇMIMEVE PЁR VITIN 2019

This content was suggested by: 
Afati pёr aplikim: 
28 Gsh 2019
Country(s) that the job is based in: 
Kosova
Organizata: 
Terre des hommes Kosovo

Terre des hommes është një organizatë jo-fitimprurëse, që operon në Kosovë prej vitit 1999 në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Në kuadër të programeve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2019-2020, Terre des hommes Misioni në Kosovë shpall thirrjen për kuotim sipas produkteve të listuar më poshtë për t’u kontraktuar për një periudhë 1 vjeçare. Janë të ftuar të gjithë bizneset e interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes duke klikuar në linqet me poshte sipas sherbimeve te kerkuara:

Drop in Center-Kerkese per kuotim
Drop in Center- Specifikat
Drop in Center- Specifikat me foto

Ofertuesit duhet të:
 Ofrojnë çmimet me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet t’i vendosin përbri produktit të listuar në rubrikën "çmimi".
 Së bashku me ofertën, kontraktori duhet të dorëzojë patjetër edhe kopje te dokumenteve te biznesit si dhe ID e pronarit;
 Në rast se përveç çmimit të ofruar, kontraktori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë.
 Gjithashtu, oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës që pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë. Afati i paraqitjes së ofertës financiare do të jetë nga data 14.08.2019-28.08.2019.
Oferta duhet të dërgohet me e-mail në format PDF firmosur nga një person i autorizuar së bashku me formën e njejtë Excel në adresën elektronike: kos.application@tdh.ch. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Ofertë financiare për shërbime" duke specifikuar shërbimin ose produktet e ofruara. Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa kopje të çertificates së numrit fiskal, si dhe pa kohën e pretenduar të pagesës, nuk do të merren në konsideratë. Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e obligon domosdoshmërisht Tdh të lidhë kontratë për produktet e listuara sipas kësaj thirrje. Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në email: kos.application@tdh.ch.
Pas pranimit të të gjitha kërkesave të kuotimit nga furnizuesit sipas kërkesës, Tdh do të përzgjedh furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin "cilësia më e mirë për para dhe kohë". Ju lutemi, vini re se vetëm furnizuesi i përzgjedhur do të kontaktohet. Pas marreveshjes së bërë midis Tdh dhe furnizuesit, kontrata e shërbimit do të lidhet para fillimit të bashkpunimit.

Ky projekt është financuar nga: