Thirrje për shprehje interesi për organizimin e kampeve verore

This content was suggested by: 
Afati pёr aplikim: 
05 Qer 2018
Country(s) that the job is based in: 
Kosova
Organizata: 
Tdh Albania and Kosovo
Lloji i punёs: 
Non-governmental Organisation (NGO)

Terre des homes in Kosove po zbaton projektin "Child Protection Safety Net" (faza 3) e financuar nga Fondacioni Medicor gjatë periudhës janar 2017 - dhjetor 2019 (3 vjet), duke mbuluar të gjitha komunat e Kosovës. Terre des hommes do të vazhdojë praninë e saj në Kosovë dhe do të ndihmojë autoritetet lokale në ndërtimin e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve.

Terre des hommes, ka organizuar kampe verore për kategori të ndryshme të fëmijëve vulenrabel, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e mirëqenies së tyre përmes aktiviteteve psiko-sociale dhe rekreative.

Objektivat kryesore të kampit veror janë të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurt ku fëmijët ndihen rehat, argëtohen, mësojnë gjëra të reja dhe interesante për jetën dhe veten e tyre, përforcojnë aftësitë e tyre fizike dhe emocionale për t'u përballur me përvojat dhe sfidat e reja.

Terre des hommes po hap thirrjen për shprehje interesi për Organizatat Joqeveritare Vendore (OJQ) që të paraqesin kërkesën e tyre sipas kërkesave në dokumentin e bashkangjitur.

Dokumentet e kërkuara për aplikim duhet të dërgohen me email në application@tdhkosovo.org dhe / ose dorëzohet në një zarf të mbyllur deri më 5 qershor, para orës 16:00, në adresën: Terre des hommes, Str.”Rrustem Statovci”, No.11/2, Prishtina, Kosovo.

Etiketat: 

Ky projekt është financuar nga: