Abuzim Seksual; diskutim rasti në Shqip

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This content was suggested by:  Alma Agalliu

Rasti është paraqitur nga Alma Agalliu – Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Fierit. Për të menaxhuar këtë rast, Alma ka nevojë për mbështetje psikologjike dhe ligjore.

Përmbledhje e shkurtër e rastit - Mira ishte vetëm 6 vjeç kur nisi të abuzohej seksualisht nga njerku, vetëm 3 muaj pasi ai dhe mamaja e saj filluan të bashkëjetonin. Prindërit ishin divorcuar dhe ajo kishte kaluar nën kujdesin e së ëmës. Mira ndjehej e pambrojtur dhe e pambështetur nga e ëma, e cila, sipas saj jo vetëm ishte në dijeni të abuzimit por në disa raste edhe asistonte. Ajo i rrëfeu të atit çka pasoi me një denoncim në polici por as mamaja e as njerku nuk u proceduan për këtë akuzë. Ky fakt, hapi rrugën për abuzim më të zgjatur të minorenes e cila për 4 vjet nuk u lejua nga e ëma të takonte të atin. Mira tregon se ndërkohë njerku e përdhunoi në shumë raste kur ajo refuzonte të kishte marrëdhënie me të dhe pranon edhe se e ëma përdhunohej prej tij çdo ditë. Më në fund, minorenia vendosi t'u tregojë të afërmve për abuzimin, çka bëri që ta menjëherë ta denonconin në polici. Pas raportimit dhe ekzaminimeve paraprake që vërtetuan ekzistencën e penetrimit, minorenia la shtëpinë në 9 Shtator dhe që atëherë rri me të atin.

Nevojitet mbështetje për sa më poshtë:

- Cilat janë procedurat ligjore që duhen ndjekur për t'ia dhënë babait të Mirës kujdestarinë e saj?

- Si të punohet me Mirën nga ana psikologjike sepse ajo ndjehet shumë keq; ajo ka ndenja faji ndaj së ëmës?

Ekspertët:

Anila Sulstarova – Psikologe

Orinda Gjoni – këshilltare ligjore

Expert online: 
Date and time for case discussion: 
25 Nën 2016 - 10:00am
How to join the case discussion: 

Diskutimi i rastit do te realizohet ne platformen online go-to-meeting. You lutemi sigurohuni ta shkarkoni ate ne komputerin tuaj.

Media: 
Topic(s): 
Learning points: 

Çështja u diskutua si në perspektivën psikologjike ashtu edhe ne atë ligjore.

Sipas ekspertit Psikolog, rasti, i cili ka patur abuzim të gjatë dhe të qëndrueshëm, është i llojit shumë kompleks dhe kërkon një terapist shumë të specializuar në trauma si dhe trajtim të shpeshtë dhe afatgjatë. Ndërhyrja nga ana e tij,ka për të vendosur disa objektiva specifike të tilla si për shembull, të fillojë të punojë me ndjenjën e fajit të vajzës.

 Ka dy pengesa kryesore për trajtimin e kësaj çështjeje: së pari, mungesa e ndërhyrjeve të specializuara psikologjike në Fier dhe gjithashtu burimet financiare jo-ekzistuese të Bashkise së Fierit për të paguar trajtimin e specializuar privat. Kjo çështje është ngritur gjatë diskutimit në nivel strategjik, përgjigje ndaj pyetjes se si do të adresohet ky problem për këtë rast si edhe për raste të tjera të abuzimit seksual që kanë ndodhur kohët e fundit.

Një strategji e diskutuar në takim ishte për një grup me tre ose katër psikologë të zonës të cilët janë të trajnuar me traumat dhe të cilët janë të gatshëm për të ofruar këtë shërbim falas në këmbim të disa stimujve profesionale. Kjo strategji mbetet për tu hulumtuar më tej nga Tdh apo OJF të tjera që mund të ndihmojnë.

Lidhur me konsultën ligjore duket se çështja është e thjeshtë. Ajo ka nevojë për kërkesën e babait për kujdestari dhe një avokat i cili mund ta ndjekë atë në gjykatë për të ndryshuar vendimin e mëparshëm që bashkë me divorcin i dha kujdestarinë nënës. TLAS ose QSHPLI mund të ndihmojnë në ofrimin e këtij shërbimi pa pagesë.

U dhanë tre këshilla për Almën në këtë rast:

- Ndërmarrja e një ri-vleresimi te rastit i cila duhet të identifikojë nevojën ekzistuese për mbrojtje për vajzën. Në qoftë se një rezultat me rrezik te lartë vjen nga vlerësimi, duhet të eksplorohen strategji të tjera për t’u aplikuar për çështjen e kujdestarisë.

- Nevoja për të punuar me familjen dhe fuqizimin e saj ekonomik si një nga zgjidhjet më të mira për ofrimin e kujdesit për vajzën në këto rrethana. Një takim në një ekip shumë-disiplinor për të shqyrtuar më shumë për këtë mundësi është këshilluar që të ndërmerret nga Alma.

- Eksplorimi për profesionistë psikologjikë të mundshëm në qytet të cilët janë të gatshëm për të shkuar në trajnimin e traumave dhe të ofrojnë shërbimin për vajzën.

 

Series this is part of: 
You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: