Abuzimi i fëmijeve në mënyrë pasive. Rast studimor në gjuhën shqipe.

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This content was suggested by:  Natyra Agani

Me anë të kësaj anamneze sociale përshkruhet rasti i një vajze të mitur e cila sipas deklaratës së saj është pa përkujdesje të duhur prindërore. E mitura është e lindur më 19.06.2002 dhe vjen nga komunitetit Ashkali në Prishtinë. Qendra për Punë Sociale është njoftuar nga stacioni policior lidhur me rastin e fëmijës e cila është paraqitur në stacionin policor dhe ka kërkuar ndihmë në strehim. Zyra e sherbimit sprovues është ftuar dhe e ka intervistuar fëmijën. Sipas deklaratës së saj, vihet re se fëmija nuk e ka kujdesin e duhur prindëror.

E mitura ka pohuar se prindërit e saj janë ndarë kur ka qenë në moshën 4 vjeqare, ndërkaq nëna e saj përsëri është martuar në Republikën e Maqedonisë dhe ka krijuar një jetë të re. Që nga koha e ndarjes e deri më sot nëna nuk ka kontaktuar me vajzën si dhe nuk ka kërkuar të kontaktoj. Deri më sot vajza ka mbetur nën përkujdesjen e babait për të cilin ka informata se është përdorues i drogës dhe i alkoolit dhe nuk kujdeset për mirëqenien e saj.

Si pasojë e këtyre gjërave e mitura i është drejtuar institucioneve dhe ka kërkuar strehim. Andaj, zyra e shërbimit sprovues me qëllim të ofrimit të mbrojtjes sociale për fëmiun si formë të mbrojtjes emergjente e ka paraparë që fëmiu të strehohet ne strehimoren përkatëse dhe këtë veprim e ka realizuar me datën 09.05.2015 duke e strehuar në Prishtinë, ku ka qendruar për disa kohë. Vajza refuzon ta takojë babain pasi që ndihet e lënë pas dore dhe e keqtrajtuar.

E mitura ka treguar emocione të fuqishme dhe është rezistene ndaj babait të saj duke mos dashur të kthehet tek ai dhe duke mos shprehur dëshirë për komunikim. Megjithatë, prindi i saj ka kërkuar mbajtjen e kontakteve dhe me ndihmën e psikologes së Qendrës për Punë Sociale arrihet një bashkëpunim në mes prindit të të miturës dhe psikologes së qendrës duke përmirësuar disa sjellje tek prindi dhe duke premtuar ndryshime, gjë e cila dëshmohet me rezultatet dhe analizat mjeksore konfirmojnë ai tashmë nuk është duke përdorur drogë. Prindi i së miturës ka treguar se ka edhe një fëmijë jashtë martesor përpos vajzës dhe ka shprehur interesim që të bashkohet edhe me fëmiun jashtë martesor dhe nënën e tij. Qendra për Punë Sociale e ka ndihmuar vendosjen e kontaktit më fëmiun jashtë martesor dhe gjithashtu ka arritur ta realizoj edhe një takim me nënën  e fëmiut. E mitura raporton emocione të fuqishme negative në raport me babanë e saj mirëpo me ndihmën e psikologes së Qendrës dhe këshillat e punëtorëve social e mitura ka arritur që të kthehet në shtëpi dhe të jetojë bashkë me babanë, partneren e tij dhe fëmiun tjetër.  Megjithatë, ky rast shoqërohet me lënie pas dore të fëmijës e cila konsiderohet një formë pasive e keqtrajtimit dhe manifestohet me moskujdes të të rriturve ndaj nevojave të fëmijëve siq janë: nevojat ekzistenciale, zhvillimore, mbrojtjes, dhe pjesëmarrjes.

Si konkludim, kërkoj nga ekspertët e fushës të japin sygjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me ate se si të menaxhohen rastet kur fëmijët shfaqin emocione negative intenzive dhe njëkohësisht lidhje te dobët emocionale me prindërit (kujdestarët ligjorë).

Psikologu i cili ka punuar me rastin, është duke kërkuar nga ekspertët për sugjerime dhe rekomandime se si të merren me fëmijët që janë rezistentë, të cilët e shprehin një nivel të lartë të emocioneve si dhe një ndjeshmëri të dobët emocionale ndaj prindit (kujdestarit).

Date and time for case discussion: 
27 Pri 2016 - 11:00am
Topic(s): 
Etiketat: 
Learning points: 

- Fokusim në gjetjen e mënyrës që ajo të qëndroj sa më shumë në shtëpi.

- Krijim i stabilitetit në familje.

- Trajtim muldi-disiplinar, vizita në familje nga PS.

- Identifikimi dhe intervenimi më i hershëm dhe më i shpejtë, të punohet më shumë në preventivë.

- Strehimi familjar ose strehimi familjar i gjerë nga të afërmit ku do të kishe edhe kosto më të ulët

- Futja në strehimore deri për një kohë kur të piqen kushtet që fëmija të kthehet në familje.

- Ta pyes edhe fëmijen se çfarë ajo propozon që të ndodhë, jo vetëm të vendosim vetë.

- Sesione takime të vazhdueshme me prind për ngritjen e vetëdijes dhe për sanksionet sic janë humbja e të drejtës prindërore.

- Të punohet edhe me anëtarët e tjerë të familjës, me njerkën dhe motrën e saj.

- Fëmija të shkoj tek familja kohë-pas kohe jo në menyrë të plotë deri në kohën kur fëmija të ndihet i gatshëm dhe kur familja nuk paraqet rrezik për të.

- Zbutja e rezistencës së fëmijës karshi familjës, si dhe familja të ndryshoj.

- Femija të afrohet sa me herët tek familja, sepse paraqitet rreziku i zbehjes së lidhjes emocionale qoftë me babain edhe me anëtaret e tjerë.

- Familjet strehuese të motivohen më shumë financiarisht.

- Në rast të involvohet edhe policia mirëpo më mirë është ajo civile vetëm të luaj rolin e vëzhguesit.

- QPS ti shfrytëzoj resurset nga shoqëria civile më tepër të cilat ofrojnë këshillim mbrojtje etj.

- Të futet punëtori social në shkollë.

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: