Dhuna në familje

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Përbërja e familjes

Burri, gruaja dhe 4 fëmijë

 

Historia e familjes

Familja ka një histori shumë të gjatë. Babai ka qenë i martuar në Zvicër dhe ka pasur 5 vajza dhe 2 djem si dhe është ndarë me këta fëmijë. Nëna poashtu ka qenë e martuar dhe ka pasur dy fëmijë me një burrë tjetër me të cilin është gjithashtu është ndarë. Ky qift para 5 viteve ka lidhur martesë dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë.

 

Gjendja shëndetësore e prindërve

Të dy prindërit kanë një gjendje relativisht të rëndë shëndetësore, me diagnoza të rënda të cilat mjeket i kanë përshkruar dhe QPS i ka si dëshmi. Fatkeqësisht asnjëri nuk i përdorë barnat me rregull dhe kjo ndikon drejtpërdrejt tek ata.

 

Gjendja shëndetësore e fëmijëve

Sa i përket fëmijëve të përbashkët dhe fëmijët nga martesa e parë e nenës, të cilët janë në bashkësi, gjendja e tyre nuk është edhe e keqe, relativisht e mirë, me mundësi të jetë edhe më e më e mirë. Më së shumti ka pasur ndikim gjendja e tyre psikike, si pasojë e të qenit dëshmitar të dhunës së drejtpërdrejt fizike mes bashkëshortëve, përderisa fëmijët nuk kanë qenë drejtpërdrejt viktimë e dhunës në familje.

 

Vijueshmëria në shkollë

Dy nga fëmijët vijojnë mësimin dhe kanë një sukses të mirë, përderisa dy të tjerët nuk e vijojnë fare mësimin.

 

Vlerësimi për rastin

Dhuna në familje është sistematike, rasti është recidivist për më tepër se 10 herë deri tani. Fillimisht QPS në Malishevë është marrë me rastin, mirëpo për shkak të ndërrimit të vendbanimit QPS në Prishtinë e ka marrë rastin në trajtim dhe është duke u marrë intenzivisht me të. Pse ndodh që dhuna të përsëritet me tepër se 10 herë dhe qifti të jenë ende së bashku? Kjo ka për pasojë dashurinë që qifti ndien për njëri tjetrin, dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ide për ndarje. Por problemi kyç qëndron në gjendjen e tyre psikike, kur ata e kanë krizën vjen deri tek dhuna në familje, ku nëna me automatizëm e lajmëron rastin në polici dhe policia dhe QPS intervenojnë menjëherë. Familja në të gjitha situatat është larguar nga shtëpia, përjashtuar njëherë kur burri ka qenë në vuajte të dënimit për shkak të dhunës në familje.

Qëndrimi në strehimore për mbrojtjen e gruas dhe fëmijëve në të gjitha situatat ka qenë afatshkurtër, prej 2-3 ditëve deri në 2-3 javë, pasi që kërkesat e palëve kanë qenë çdo herë që të ribashkohen dhe QPS e ka respektuar kërkesën e tyre, edhe pse asnjëherë nuk e ka marrë përsipër rrezikun e bashkimit familjar.

Vlerësimi i punëtorit social për rastin ka qenë dhe mbetet se është një rast me rrezikshmëri të mesme duke anuar nga lartë, por duke parë kërkesën  tyre që nuk mundem të jetojnë pa njëri tjetrin dhe në pamundësi të sigurimit të kushteve për mbulim të banimit social për nënën, dhe duke u bazuar në deklaratat e tyre ne e kemi respektuar dëshirën dhe vullnetin e tyre për bashkëjetesë.

Sa i përket fëmijëve, në gjitha situatat jemi kujdes që fëmija të vazhdojnë shkollimin edhe kur kanë qenë në strehimore dhe jashtë saj.

Kushtet ekonomikë i kanë shumë të mira, por problemi qëndron tek menaxhimi i kësaj pasurie, pasi që i njëjti posedon pronë mevlerë të madhe në Komunën e Malishevës dhe në Prishtinë banesë në Dardani.

QPS ka bërë përpjekje që dy fëmijët e parë ti kthehen babait biologjik, pasi që i njëjti është i njohur për ne, mirëpo për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve ekonomike prindi nuk ka pranuar asnjëherë që ti marrë prape fëmijët, edhe pse e ëma është në gjendje që t'ju mundësojë fëmijëve rritjen dhe edukimin tek babai biologjik.

Momentalisht nëna me fëmijët gjendet në strehimore dhe është rast me të cilin ne jemi duke punuar. Kemi bërë organizmin me klinikën e psikiatrisë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët dhe seancat janë duke shkuar mjaftë mirë, me shpresë se do të arrihet që të punohet me palët, që të binden për përdorimin e terapisë së rregullt pasi që shumë shpesh e ndërprejnë terapinë dhe pas përmirësimit të situatës shihet mundësia e bashkimit familjar.

Vlen te theksohet se lidhja mes dy prindërve me fëmijët është shume e fortë dhe fëmijët kanë problem të jetojnë pa dy prindërit.

Rekomandim: pas arritjes së pajtimit mes palëve të bëhet përcjellja e rastit në vazhdimësi nga punëtorët social dhe të përcjellën fëmijët për vijimin e shkollës si dhe gjendjen e tyre psikike dhe emocionale.

Date and time for case discussion: 
15 Nën 2016 - 11:00am
Topic(s): 
Learning points: 
  • Për shkak të paqëndrueshmërisë psikologjike tek i ati, ai duhet të hospitalizohet;
  • Hapat duhet të injektohen tek i ati në mënyrë periodike në mënyrë që të mos anashkalohet doza siç është përshkruar nga mjeku;
  • Problemi është se fëmijët janë në rrezik në rritje për shkak se janë dëshmitarë të dhunës në familje;
  • Përgjigja institucionale për këtë rast është e pamjaftueshme dhe përpjekje të tjera ose burime tjera janë të nevojshme;
  • Mungesa e shërbimeve të ofruara janë parë si një barrë për të menaxhuar çështjen në mënyrë efektive (mungesa e strehimoreve);
  • Pasi vendimit të gjykatës, hospitalizimi duhet të jetë i detyrueshme për të dyja palët nëse është e nevojshme;
  • Rreziku mbetet tek fëmijët pasi ata më e mundshmja është se ndikohen nga kjo gjendje dhe kjo mund të jetë një problem për të ardhmen e tyre.
You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: