Manxhim rasti: fëmijë me kujdestar me probleme të shëndetit mendor.

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This content was suggested by:  Alma Agalliu

 

Znj. L. M nga martesa me bashkëshortin e saj ka lindur dy fëmijë, vajza X dhe djali Y. Djali  Y është 17 vjec ndërkohë që vajza është maxhorene dhe është martuar në Berat. Nga martesa vajza ka lindur një vajzë. Martesa e saj nuk ka qenë e qetë pasi është dhunuar rregullisht nga bashkeshorti dhe për këtë arsye ka mare dhe urdhër mbrojtje. Mbas marjes së urdhrit të mbrojtjes vajza është larguar nga shtëpia e bashkëshortit  dhe është transferuar tek shtëpia e nënës së saj. Ndërkohë nëna jetonte me vëllain e saj pasi bashkëshorti rri me nënën e tij. Gjëndja ekonomike e familjes është tej mase e vështirë, ku babai i x dhe vellai i saj y mbledhin kanace.

Vajza x ndërkohë është larguar nga shtëpia e saj me të dashurin dhe e vogla i ka ngelur nënës, Znj L.M. Znj L.M ka kërkuar ndihmë për  rikthimin e vajzës në shtëpi, ndërkohë që vajza ka kontaktuar dhe ka thënë që nuk dëshiron të kthehet tek nëna se nëna është me probleme mendore e cila gjithë jetën i ka sjellë probleme.

Nderkohë që fëmija i vogël i vajzës ka mbetur me znj.L M e cila ka luhatje të shëndetit mendor edhe pse nuk është e konfirmuar me dokumentacion (me një diagnozë).

Punonjësi i CPU gjen vështirësi të ndërhyjë per rastin pasi Znj.L M e ka kërcenuar dhe ka bërë veprime autodestruktive si qëllimi i vetes me grushta etj.

Aktualisht jemi në situatën ku kemi një fëmijë në duart e një personi jo të qëndrueshëm mendërisht, një nënë e larguar jashtë vendit dhe një baba që nuk do t'ja dijë për fëmijën. Fëmija është i rrezikuar por procedurat dhe personi që duhet të nderhyjë për të ndjekur procedurat nuk e di cili duhet të jetë.

 

Expert online: 
Date and time for case discussion: 
23 Dhj 2016 - 2:00pm
How to join the case discussion: 

Sigurohuni të shkarkoni në kompjuterin tuaj programin go-to-meeting. Klikoni në linkun e sipëpërmendur dhe hyni në takim pasi të keni futur emrin tuaj.

Media: 
Learning points: 

Punonjesja e NJMF keshillohet nga eksperti qe te therrase grupin multidisiplinar dhe te gjithe sebashku te dalin me nje shkrese-kerkese ndaj autoriteteve te shendetesise per vleresimin e kujdestares se femijes, gjyshes. Shkresa duhet t'i referohet ligjit nr 44 per Kujdesin Paresor dhe me specifikisht neneve nr 5, nr 11 dhe nr 22. Ky i fundit perfshin detyrat e policise ne rastet e trajtimit psikiatrik te pavullnetshem.

Interesi me i larte i femijes duhet te jete ne qender te menaxhimit te ketij rasti duke konsideruar qofte edhe si nje mundesi shume te vogel qe femija te abuzohet per shkak te situates se paqendrueshme mendore te kujdestares. Perdorimi i sistemit shendetesor dhe sherbimit policor do te ndihmonte ne vleresimin e gjyshes, e cila duhet te trajtohet ne rast se ka nevoje per trajtim psikiatrik.

Pra hapat jane si meposhte:

- mbledhja e grupit disiplinar dhe hartimi i nje shkrese e cila dergohet tek titullari i qendres shendetesore

- ndjekja e rastit me synim vleresimin shendetesor/psikologjik te kujdestares

- vleresimi i mundesise se abuzimit te femijes

- procedimi ne baze te rivleresimi te rastit

 

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: