Rasti i një fëmije në situatë rruge

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Endri[1] është 15 vjeç dhe vjen nga një familje me mjaft probleme financiare dhe psiko-sociale, që e kanë detyruar atë të anagazhohet që nga mosha 9 vjeç me punë të parakohshme si riciklim të mbetjeve plastike, shitje materialesh të ndryshme, etj. Në moshën 12 vjeç, Endri filloi të largohej nga shtëpia jo vetëm ditën por edhe gjatë natës. Ai thotë që në 3 vitet e fundit,  po të grumbullojë të gjitha netët që ka ka kaluar jashtë, mund të ketë qëndruar jashtë shtëpisë për rreth 1 vit.

Në Janar 2016, Endri u gjet nga grupet e terrenit duke fjetur afër disa kosha plehrash në një gjëndje mjaft të rënduar  fizike dhe psikologjike.  Njësia për Mbrojtjen Fëmijëve mblodhi grupin teknik dhe filloi menaxhimin e rastit. Megjithatë, që nga ajo kohë Endri është larguar edhe dy herë të tjera nga shtëpia dhe shprehet se “ndihet mirë pasi ka shumë shokë të moshës së vet dhe të rritur tek zona ku qëndron, pi shpesh kafe me ta, e respektojnë, mundet të futet në internet falas dhe të rrijë sa të dojë”. Kur pyetet se çfarë bën me paratë e fituara, ai thotë “pi shumë duhan, ha nonjë gjo, edhe më pëlqen me luajt bilardo”.

Djali raporton se kur qëndron jashtë shtëpisë dhe moti është i mirë, fle jashtë. Disa herë ka qëndruar edhe në shtëpitë e bashkëmoshatarëve me të cilët mbledh materiale të riciklueshme dhe në ndonjë rast edhe tek shtëpitë e studentëve (zona ku rri është zonë studentësh universitarë) të cilët i kanë ofruar një vend ku të flejë pasi ndjejnë keqardhje për gjendjen e tij. Megjithatë, kjo e bën situatën e djalit mjaft të rrezikshme.

Endri ka humbur një vit shkollor, po është rikthyer përsëri këtë vit, pavarasisht se e ndjek me vështirësi.

Familja

Familja e Endrit, prej pesë anëtarësh, jeton në një dhomë të vetme në një godinë ku mungon elektriciteti për rreth një viti për shkak të një dënimi kolektiv ndaj të gjithë banorëve. Edhe babai i Endrit punon në riciklim, por abuzon shumë me alkoolin për të cilin harxhon edhe pjesën më të madhe të të ardhurave. Marrëdhëniet e djalit me te birin nuk janë të qëndrushme, madje kur punonjësi i rastit i takon të dy bashkë, duket sikur Endri merr një rol prej të rrituri dhe është kritik ndaj të atit. Nga raportimet e familjarëve, babai nuk ushtron dhunë kur është nën efektin e alkoolit, por është tërësisht i pamundur për tu marrë me cështjet e familjes. Ndërkohë, me të ëmën duket sikur djali ka një marrëdhënie të mira, pavarësisht se edhe ajo ndihet e pafuqishme për të ndryshuar situatën familjare. Ajo është referuar për punë dhe pritet që së të fillojë së shpejti.

Familjes i është ofruar që të ndihmohet me shtëpi me qera për një periudhë kohe, duke pasur parasysh ambjentin e papërshtatshëm ku jetojnë, por ata kanë refuzuar pasi kanë frikë se mund të humbasin dhomën ku strehohen. Aktualisht familja është në sistemin e ndihmës ekonomike dhe është rregjistruar në sistemin e strehimit social.

Rasti u  prezantohet nga Z. Elvis Popaj nga organizata Të Ndryshëm & Të Barabartë, dhe ekspert do të jetë Z.Zini Kore, ARSIS, Shqipëri.

Çështje që u ngritën gjatë diskutimit dhe rekomandime:

Prezantuesi informoi se ky rast kooridnohej nga Njësa e Mbrojtjes së Fëmijës (NJMF) e zonës ku jeton familja, në bashkëpunim me organizatën Të Ndryshëm dhe Të Barabartë dhe Shoqatën Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ).  Për menaxhimin e këtij rasti është mbledhur edhe grupi multidisiplinar i përbërë nga disa institucione shtetërore.

Pas ndërhyrjes fillestare, situata u përmirësua disi dhe rastet e largimit të fëmijës nga shtëpia kanë qënë më të rralla. Megjithatë, rreziku i largimit vazhdon për shkak të kushteve të vështira në të cilën ndodhet familja, përfshirë mungesën e energjisë elektike dhe gjendjen e alkoolizuar të babait. Për më tepër, ndërhyrja e institucioneve shtetërore në menxhimin e rastit është ndërprerë, pasi punonjësi i NJMF që trajtonte rastin konkret është pezulluar nga detyra prej disa muajsh dhe nuk është zëvendësuar. Aktualisht, organizatat jo qeveritare janë të vetmet që ndjekin rastin në fjalë.

Në këto kushte, përfaqësuesi i organizatës të Ndryshëm dhe të Barabartë kërkoi sugjerimet e ekspertit dhe pjesëmarrësve të tjerë  si për masa që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me fëmijën dhe sigurinë e tij, ashtu edhe për përmirësimin e situatës së të gjithë familjes. Kjo me qëllim që të sigurohet një ambient i përshtatshëm familjar në të cilin djali do të ndjehej më komod dhe i sigurt.

Disa nga sugjerimet kryesore të eskpertit dhe pjesëmarrësve të tjerë në diskutim janë:

  • Mbledhja sa më parë e grupit multidisiplinar dhe hartimit të një plani  ndërhyrjeje për të vazhduar punën e nisur në menaxhimin e rastit. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme duhet të marrin masat për zgjidhjen e problemeve të fëmijës dhe familjes së tij, sipas funksioneve përkatëse. Përgjegjësia për menaxhimin e një rasti kaq kompleks nuk mund ti ngarkohet vetëm organizatave jo qeveritare, por duhet të realizohet nga një ekip ku të gjithë aktorët, si ata publikë dhe jo publikë, të luajnë rolin e tyre.
  • Nevoja për një vlerësim të thelluar të gjendjes shëndetësore të djalit dhe trajtimin sipas problematikave të evidentuara. Prezantuesi informoi se është bërë një vlerësim fillestar i gjëndjes mjekësore të djalit përfshirë edhe shëndetit mendor, që u pasua me disa trajtime në varësi të ankesave të tij. Megjithatë, eksperti dhe pjesëmarrësit e tjerë sugjeruan nevojën për një vlerësim më të thelluar pasi situata e fwmijws në rrugë për një kohë të gjatë mund ta ketë ekspozuar ndaj shumë rrezqeve me pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe fizik.
  • Sigurimi i këshillimit të vazhdueshëm të djalit. Përveç këshillimit tipik psikologjik nga profesionistë, si psokologu i shkollës, djalit duhet ti ofrohet këshillim i vazhdueshëm nga një person më i rritur, te I cili fëmija ka besim dhe krijon marrëdhënie shoqërore (shoqërizim i kontrolluar) në një mjedis jo stigmatizues.  Po ashtu, përfshirja në një shkollë verore gjatë mujave të verës do ishte një mundësi e mirë, si për ta mbajtur djalin larg situatës së rrugës, ashtu edhe për ti krijuar një mjedis ku ai mund të krijojë lidhje shoqërore me moshatarë dhe të rritur jashtë rrethit ku ai kalon kohën zakonisht.
  • Vlerësim i detajuar i situatës së të gjithë familjes (hetim social) përfshirë babain, nënën dhe dy motrat e tij. Kjo është e rëndësishme për të planifikuar masat e ndërhyrjes dhe në veçanti parandalimin e  një situate të ngjshme për motrat e Endrit.
  • Një rëndësi të veçantë duhet ti kushtohet vlerësimit të situatës së nënës dhe krjimit të kontakteve me të nga menaxhuesit e rastit. Nëna ka gjasa që të jetë në një gjëndje të rënduar psikologjike pasi mban të gjithë barrën e famlijes, në kushtet kur bashkëshorti është vazhdimisht nën efektin e alkoolit. Për këtë sugjerohet që në grupin që punon me familjen të jetë e përfshirë një kolege (punonjëse sociale ose psikologe) femër, me të cilën  nëna mund ta ketë më të lehtë  të flasë dhe të shprehet për gjëndjen e saj. Po ashtu, burime të mjaftueshme duhet ti vihen në dispozicion  nënës dhe familjes për ta ndihmuar në këtë situatë.
  • Edhe babai duhet të mbështetet nga një person që ka ndikim pozitiv ndaj tij, në përpjekjet për të trajtuar varësinë ndaj alkoolit. Gjithashtu, përfaqësues të institucioneve të mbrojtjes së fëmijëve si dhe shërbimeve sociale duhet të përfshihen për të ndihmuar në trajtimin e babait.
  • Përfshirja e autriteteteve shtetërore është e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me strehimin dhe mungesën e energjisë elektrike, pasi këta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në largimin e fëmijës nga shtëpia.
  • Së fundmi, organizata të tjera joqeveritare mund të kontribuojnë qoftë me burime financiare ashtu edhe njerëzore në varësi të nevojave të identifikuara nga grupi multidisiplinar.

 

 

[1] Emri i fëmijës është ndryshuar

Expert online: 
Gjuhё(t) e materialeve: 
shqiptar
Date and time for case discussion: 
26 Maj 2016 - 11:00am
You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: