Shkëmbimi i përvojave pas ndjekjes së klasëve pas orarit shkollor

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Eduarta Nikci dhe Rina Krasniqi, të dyja 10 vjeçe ndjekin klasën e 5-të të shkollës fillore "Skender Çeku" në fshatin Qyshk të komunës së Pejës. Në këtë shkollë 22 fëmijë ndjekin mësimin në Qendrën për Mësim Shtesë, udhëhequr nga asistent mësuesja për mësim shtesë Violeta Vokshi-Shamliu. Eduarta dhe Rina janë duke marrë pjesë për të tretin vit radhazi në  Qendrën për Mësim Shtesë dhe familja e tyre e ka pranuar përmirësimin e tyre në performancën e tyre shkollore.

Rina tha: "Po, nëna ime ka parë shumë përmirësime në aftësitë e mia të leximit. Ajo i kishte thënë "tani je duke lexuar shumë bukur".

Eduarta nga ana e saj tha: "Me mbështetjen e marrë pas orëve të mësimit, unë ndjehem më e rehatshme në matematikë. Unë me të vërtetë kam dëshirë të marrë pjesë në Qendrën për Mësim Shtesë sepse këtu kam gjetur ndihmë shtesë për ti bërë detyrat e shtëpisë dhe ne gjithashtu mësojmë gjëra të tjera ".

Të dyja Rina dhe Eduarta janë shumë të lumtura për të marrë pjesë në Qendrën për Mësim Shtesë dhe e kanë shprehur përafrimin e tyre të thellë me mësuesen e tyre Violetën, të cilën ato e krahasojnë me rolin e një anëtari të ngushtë të familjes.

Rina shtoi "mësuesja jonë nga Qendra për Mësim Shtesë na ofron një mbështetje të madhe dhe unë gjithashtu ndjehen mirë për të ardhur në këtë klasë pasi që aty është një mjedis shumë i rehatshëm dhe miqësor”. Në pyetjen se çfarë i pëlqen asaj më së shumti në Qendrën për Mësim Shtesë, Rina tha "arti figurativ, muzika dhe gjuha shqipe janë tri fushat e saja të preferuara".

Terre des hommes misioni ne Kosovë me mbështetjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në partneritet të ngushtë me OJQ-në lokale VoRAE, ka themeluar 22 Qendra për Mësim Shtesë, në kuadër të projektit: "Përfshierja sociale dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për komunitetet Rom, Ashkalinjë, Egjiptas dhe grupet tjera të cenuara në Kosovë''.

Objektivat kryesore të Qendrave për Mësim Shtesë janë përmirësimi i përfshirjes sociale të fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe grupeve të tjera të cenueshme në sistemin arsimor përmes aktiviteteve që rrisin pjesëmarrjen në arsimin e përgjithshëm, uljen e nivelit te braktisjes se shkollimit, rritjen e suksesit akademik, promovimin e diversitetit kulturor dhe në përgjithësi mirëqenien e fëmijëve.

Për fat të keq komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë vazhdojnë të përballet me një sërë sfidash në aspekte të ndryshme të jetës së tyre të përditshme, në aspektin e përfshirjes sociale, mungesën e mundësive të punësimit, diskriminim dhe ata shpesh jetojnë në margjinat e shoqërisë. Një çështje veçanërisht e ndjeshme është fusha e arsimit. Në të vërtetë, arsimi mbetet njëra nga sfidat kryesore për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian, pasi që gjendja e tyre karakterizohet nga një nivel i ulët i pjesëmarrjes së përgjithshme në arsimin formal, një sasi shumë e vogël e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve ndjekin arsimin e lartë ose universitetin, shumë pak ka mësues me origjinë nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptas dhe ekziston një shkallë e lartë e braktisjes, së shkollës, në veçanti të vajzave.

Një vlerësim i pavarur i kryer vitin e kaluar ka treguar se Qendrat për Mësim Shtesë, kanë ndikim pozitiv sa i përket frekuentimit të rregullt të arsimit formal pasi që ato janë më pranë komunitetit dhe mbahen kontakte të vazhdueshme me prindërit e nxënësve. Për më tepër, raporti tregon se Qendratë për Mësim Shtesë kanë ulur ndjeshëm braktisjen e shkollës nga nxënësit e komuniteteve të lartëpërmendura dhe është bërë progres i vazhdueshëm lidhur me përfshirjen sociale të nxënësve të këtyre komuniteteve.

Date and time for case discussion: 
29 Nën 2016 - 11:15am
Topic(s): 
Learning points: 

- Kurrikula e Qendrave për Mësim Shtesë është e ndarë në mënyrë të barabartë në mes të ofrimit të mbështetjes për nxënësit me detyrat e shtëpisë, dhe ndërtimit dhe zgjerimit të njohurive të tyre në të gjitha lëndët e obligative shkollore.

- Fëmijët poashtu janë shprehur se Qendra për Mësim Shtesë i ofrojnë atyre një hapësirë të cilat ata nuk mund ta gjejnë në shtëpitë e tyre, pasi që shpesh hapësira e tyre në shtëpi ndikon në shpërqëndrimin e tyre dhe nuk lejon hapësirë për të mësuar.

- Fëmijët shpesh janë shprehur se ata ndjehen më mirë kur janë të mbështetur nga asistent mësuesit për mësim shtesë pasi që ata kanë më shumë kohë për ti kushtuar çdo fëmijë.

- Ata poashtu vijnë në Qendrën për Mësim Shtesë pasi që kanë ndërveprim me fëmijët e tjerë. Kjo gjithashtu e lehtëson integrimin dhe pjesëmarrjen e tyre në të gjitha nivelet e arsimit, nga arsimi parashkollor, fillor dhe i mësim i ulët.

- Sot, ekziston një rrjet të 22 Qendra për Mësim Shtesë të përhapur në komuna të ndryshme të Kosovës dhe Terre des hommes misioni në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me VoRAE parashikojnë të bëjnë përpjekje të veçanta drejt institucionalizimit të këtij modeli, në të njejtën kohë duke u siguruar qëndrueshmërinë e tij.

Series this is part of: 
You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: