Sigurimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme për familjen - Menaxhimi i rastit sjellë nga punonjëse sociale Korcë

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

This content was suggested by:  Edlira Bashmili

Familja në Bashkinë e Korçës përbëhet nga 7 Fëmijë prej 6 muajsh - 17 vjeç dhe prindërit që nuk janë ligjshërisht të martuar. Ata jetojnë në varfëri esktreme që nga bashkimi i prindërve, duke filluar në Tiranë dhe më pas me transferimin në Korçë.

Babai është i përfshirë kryesisht në mbledhjen e materialeve të riciklueshme, ndërsa nëna me disa nga fëmijët lyp në qendër të qytetit. Dy prej fëmijëve kanë status paaftesie dhe janë pjesë e skemës së ndihmës sociale; Ata përfitojnë 9000 l / muaj. Gjithashtu familja është pjesë e skemës së ndihmës dhe përfiton 4000 leke / muaj. Pjesa tjetër e të ardhurave përbëhet nga veprimtaria e babait dhe lypja e fëmijëve.

Ka probleme të braktisjes së shkollës nga 3 prej fëmijëve. Gjithashtu, ata që ndjekin shkollën janë të përfshirë në lypje pas shkolle. Një nga fëmijët është gjithashtu subjekt i lojërave të fatit.

Që nga transferimi i tyre në Korçë familja ka qenë gjithmonë e mbështetur me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat bamirëse të qytetit derisa në vitin 2016, kur Dorcas, organizata e fundit mbështetëse, u tërhoq.

Pika të forta të familjes: Prindërit janë të interesuar të bashkëpunojnë për të mirën e fëmijëve. Ata janë në gjendje të sigurojnë nevojat themelore dhe strehimin e tyre. Tre nga fëmijët janë pjesë e sistemit të arsimit publik.

Pikat e dobëta: Tre nga fëmijët e kanë braktisur shkollën. Ato shfrytëzohen për të siguruar të ardhura për familjen. Aktiviteti i lypjes i vë ata në rrezik të lartë mbrojtjeje.

Punonjësi Social ka nevojë për ndihmë dhe udhëzime për të zhvilluar një plan të qëndrueshëm për familjen.

Expert online: 
Date and time for case discussion: 
07 Qer 2017 - 11:00am
How to join the case discussion: 

Ju lutemi të rregjistroheni për t'u bërë pjesë e diskutimit të rastit ose hyni në linkun e poshtëshënuar.

Media: 
Learning points: 

Lidhur me rastine familjes Rushani nga qyteti i Korces ne fund te diskutimit u sugjeruan keto hapa: 

Rivleresimi i familjes duke marre ne konsiderate kapacitetet prinderore/zhvillimin, nevojat e femijeve (te secilit prej tyre, faktoret mjedisore, burimet formale dhe informale ne territorin ku jeton familja

Mbledhja e Grupit Multidisiplinor (GMD) nga Njesia e Mbrojtjes se Femijeve (NJMF) Korce bazuar ne Rivleresimin e plote te rastit duke perfshire familjaret, prinderit, femijet qe ne gjykimin e Punonjesi i Mbrojtjes se Femijeve (PMF) mund te perfshihen ne takim (kujtoj qe takimi i fundit eshte bere 2 vite me pare, gje qe bie ne kundershtim me situaten e familjes)

Hartimi i PIV (plani veprimit) per cdo femije dhe familjen duke u bazuar ne Rivlersimin e Plote dhe te detajuar per cdo femije te familjes , percaktimi i qarte i pergjegjesive te marra nga aktoret ne takim dhe familjaret...firmosja e ketij plani veprimi nga te pranishmit

Monitorimi i zbatimit te planit te veprimit...nisur nga fakti qe ky monitorim ka caluar, ne takimin e GMD te percaktohet grupi monitorues ku perfshihet dhe PMF. Monitorimi te jete i shpeshte dhe per cdo monitorim te raportohet informacioni tek GMD.

Dokumentimi i informacionit. U vendos qe dokumentacioni te mbahet i rregullt ku ketu perfshihen:

- Plotesimi i formulareve te vizitave ne familje (ne rastet kur keto vizita do te kryhen nga aktore te percaktuar te grupit te monitorimit dhe nuk eshte PMF informacioni te referohet tek GMD)

- Mbajtja e shenimeve gjate dhenies se ndihmes te percaktuar tek PIV e cila mund te realizohet duke plotesuar fletet e Ditarit ose Proces -Verbale te firmosura nga dhenesi i ndihmes dhe familjari, kopje te te cilave ti kalojne PMF

- Rivlersim i situates nga PMF cdo muaj gjate tremujorit te pare dhe rishqyrtimi i rastit ne fund te tremujorit te pare,nese gjithcka ecen sic eshte parashikuar tek PIM, ne te kundert rishqyrtimi i rastit do te jete me heret.

You need to login in to ChildHub before you can join this discussion. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Suggest a case to discuss

Ky projekt është financuar nga: