[Albania] 10 vjet këshillim telefonik për fëmijët në Shqipëri!

This content was suggested by: 
28 Pri 2017
Source: 
CRCA

ALO 116 - Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri, në bashkëpunim me Agjensinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe me mbështetjen e UNICEF, në  10 vjetorin e krijmit të Linjës së parë telefonit për fëmijët në Shqipëri, organizoi takimin e hapur “ALO 116 një Mekanizëm Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri”.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i të dhënave dhe gjetjeve  që ALO 116 disponon përgjatë punës së saj në vitin 2016 dhe në 10 vjet të punës për mbrojtjen e femijëve. ALO 116 fillimet e saj i ka në periudhën e pilotimit të Linjës së Këshillimit për Fëmijë në Tiranë, gjatë periudhës 2007-2009, deri në kthimin e saj në një linjë kombëtare për të gjithë femijët anembanë vendit.

Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kuadër të 1-vjetorit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes ALO 116 dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, e cila  synon të mbrojë çdo fëmijë në situate emergjence dhe rreziku. 

Pjese e takimit ishte edhe prezantimi i raportit vjetor 2016 dhe raporteve tematike të realizuara nga ALO 116 qe kanë për synim të paraqesin  arritjet, sfidat dhe vështirësitë gjatë punës sonë dhe rekomandimet për përmirësime në legjislacion, politika dhe praktikën e punës së një sërë institucionesh në Shqipëri, që kanë për detyë mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format  e dhunës dhe shfrytëzimit.

Sjellja në vëmendje e rreziqeve që fëmijët përballen në jetën reale dhe virtuale, prezantimi i burimeve parandaluese të informacionit dhe i shërbimeve për trajtimin e fëmijëvë për rastet  e abuzimit dhe shfrytëzimit përbënin objektivat kryesore të takimit.  

 

Ky projekt është financuar nga: