Ceremonia për kontribuesit më të mirë të chidhub.org nga Shqipëria

21 Mar 2017
Source: 
Tdh Albania

Më 21 mars, 2017, u organizuar një ceremoni për vlerësimin e profesionistëve që kanë dhënë kontributin e tyre në childhub.org nga Qendra Burimore Rajonale, projekt i Terre des hommes Shqipëri. Pjesë e këtij aktiviteti ishin personat burimorë të projektit, përdoruesit e childhub.org, përkthyesit vullnetarë dhe stafi i Tdh Shqipëri.

Gjatë pjesës së parë të takimit, Koorinatorja e RRC bëri një prezantim mbi zhvillimin e childhub.org që nga fillimi i tij, në vitin 2015. Më pas u shfaqen disa të dhëna interesante në lidhje me përdorimin e platformës nga Shqipëria të tilla si faqet më të vizituara, materialet më të shkarkuar etj. Sesioni i dytë iu dedikua mbledhjes së sugjerimeve të të ftuarve mbi: a) tema për Webinare në gjuhën shqip, b) materialet më të rëndësishme që duhet të jenë të përkthyera nga Eng në shqip dhe c) Si të përfshijmë profesionistë nga e gjithë Shqipëria në chilhub.org.

Në fund të takimit u shpërndanë certifikata dhe dhurata për kontribuesit krysorë në childhub.org dhe përkthyesit vullnetarë.

Kontribuesit kryesorë në childhub.org nga Shqipëria janë:

1.Blerta Mano - Tdh Shqiperi
2.Izela Tahsini -  Univ Tiranes, Fakulteti SHS
3.Gjyke Brati - Psikologe
4.Gurali Haxhillari - Roma Active Albania
5.Ray Koci -  Cultural Innovators Network Albania
6.Ingrid Jones - Partnere per Femijet
7.Erion Prendi – SHKEJ
8.Hergert Koroveshi – SHKEJ
9.Julinda Vokopola – ARSIS
10.Ina Verzivolli - Agjensia Shteterore per MDF

Lista e përkthyesve vullnetarë, të cilët ia kushtojnë kohën e tyre të lirë projektit eshte....:

Erjola Shaka
Ruzha Likja
Antoneta Hastoci
Boranda Budo
Mirel Meta
Anita Jahaj
Jeta Rapce
Pranvera Myrselaj
Ray Koçi
Esmeralda Hasaj
Klaudia Shima
Gentiana Telo
Besiana Golea

......ku pesë të parët janë më aktivët.

Tdh Shqipëri dhe Skuadra Rajonale e Projektit ju shprehin mirënjohjen e tyre për dedikimin dhe punën e mrekullueshme !!

Faleminderit!

 

Gurali Haxhillari
Foto e Gurali Haxhillari
Faleminderit per renditjen,

Faleminderit per renditjen, edhe pse nuk munda te isha pjese e ceremonise , ju uroj suksese te metejshme !

 

Ky projekt është financuar nga: