Ekipet multidisiplinare për mbrojtjen e fëmijëve: formalitet apo realitet?

11 Nën 2015

Ekipe dhe profesionistë që përfaqësojnë aktorë të ndryshëm në fushën e mbrojtjes së fëmijëve u mblodhën në konferencën me temë "Ndarja e Realiteteve të punës në ekipet multi-disiplinare", organizuar nga Child Protection Hub, Terre des Hommes dhe Mbrojtje për Fëmijët në Prishtinë, Kosovë, më 9 dhe 10 nëntor 2015.

Konferenca mblodhi së bashku rreth 60 persona nga 13 vende, që përfaqësuan organet qeveritare, policinë, sektorët e shëndetësi dhe arsimit, punonjës socialë dhe OJQ. Bazuar në interesat dhe kapacitetet e tyre, ata morën pjesë në seksione të ndryshme mbi aspektet ligjore dhe mandatet, strukturat dhe udhëheqjen e ekipit multi-disiplinar (MDT), efektivitetin e tij dhe funksionet, përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve, monitorimin dhe vlerësimin etj.

Ndërsa disa vende zbuluan shumë ngjashmëri mes politikave dhe procedurave të tyre, ende pati mjaft hapësirë për të mësuar nga njëri-tjetri. Pjesëmarrësit ndanë historitë e tyre dhe rastet, të cilat shpesh rezultuan frymëzuese për të tjerët. Myra Ter Mulen nga "Defence for Children", tregoi një shembull nga praktika e saj: "Ne bëmë një trajnim të përbashkët për anëtarë të një grupi multi-disiplinar, dhe po shihnim foto të një të mituri, duke pyetur nëse pjesemarresit arrinin të dallonin shenja të abuzimit . Kur dëgjon oficerin e policisë të thotë me bindje të plotë 'ju mund të shihni se fëmija është lënë pas dore nga sytë e saj, se sytë janë dritarja e shpirtit', atëherë kuptohet se trajnimi ka qenë efektiv "

Pjesëmarrësit nxorrën shpesh në dukje se ndërsa në shumë vende të rajonit ka procedura zyrtare dhe legjislacione të zhvilluara për MDT, ata ende shpesh e gjejnë të vështirë për të aplikuar ato në baza ditore. "Në të vërtetë, theksi i madh në anët teknike dhe procedurale shpesh çon në një qasje shumë formale me përqendrim vetem në procedurat e paracaktuara", konfirmoi Stephanie Delaney, eksperte ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve.

Në përgjithësi, pjesëmarrësit ndanë idenë se MDT janë një qasje shumë efektive, pasi ajo krijon kuptim të përbashkët, sqaron procedurat dhe praktikat, identifikon rolet, pritshmëritë dhe përgjegjësitë, zhvillon aftësitë dhe njohuritë.

Bazuar në nevojat e shprehura nga pjesëmarrësit, Child Hub do të organizojë  Webinare për të eksploruar më shumë përvojën e punës multi-disiplinore në disa vende të rajonit, dhe ajo gjithashtu do të publikojë një dokument që përmbledh modele të MDT që punojnë në rajon.

 

Ky projekt është financuar nga: