[Evropa Juglindore] Konferenca e tretë rajonale e ChildHub do të trajtojë mekanizmat e cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve [Tirane, 5-6 Dhjetor ]

23 Nën 2017
  • Konferenca do të zhvillohet në Tiranë më 5-6 dhjetor 2017.
  • Mbi 50 ekspertë të mbrojtjes së fëmijëve, përfaqësues të autoriteteve dhe akademikë nga 9 vende do të marrin pjesë.

Budapest, 23 nëntor 2017 - Konferenca e tretë vjetore rajonale e "Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore" do të zhvillohet në Tiranë më 5-6 dhjetor. Si një përpjekje për të përmirësuar efektivitetin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, konferenca do të diskutojë mbi mekanizmat ekzistues të cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe do të eksplorojë praktika të mira ose premtuese. Më shumë se 50 ekspertë të mbrojtjes së fëmijëve, akademikë dhe përfaqësues të autoriteteve kombëtare do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Gjatë 3 viteve të fundit, projekti "Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore" është zbatuar me sukses në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Rumani, Moldavi dhe Serbi. Konferencat vjetore rajonale janë një mundësi për profesionistët për të rrjetëzuar dhe për të shkëmbyer përvoja.

Para kesaj ngjarjeje u përgatitën raporte kombëtare, ku kërkuesit analizuan mekanizmat e sigurimit të cilësisë të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve në 8 vende të rajonit. Konferenca mbledh studiues për të paraqitur raportet dhe për të ndarë gjetjet e tyre. Së bashku me profesionistët udhëheqës të mbrojtjes së fëmijëve, ata do të identifikojnë praktikat e mira dhe premtuese. Bazuar në këtë, përfaqësuesit e secilit vend do të zhvillojnë plane veprimi për të përmirësuar mekanizmat e cilësisë së mbrojtjes së femijëve në vendin e tyre.

Për më tepër, do të hulumtohen përvojat e dy vendeve: standardet minimale të Serbisë për të punuar me refugjatët dhe emigrantët, bazuar kryesisht në Standardet Minimale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Veprim Humanitar; dhe sistemit të monitorimit të Bullgarisë me në qendër fëmijën si një përgjigje për ngritjen e cilësisë së kujdesit ndaj fëmijëve. "Rregullorja ekzistuese për kriteret dhe standardet për shërbimet sociale për fëmijët duhet të përditësohet dhe duhet të adresojë parimet kryesore të cilësisë, lidhur me aspektet kontekstuale, procesin e ofrimit të shërbimeve dhe përfitimet / rezultatet për klientët", thotë Natalia Guerassimova Hristova, autore e hulumtimit bullgar. Gjatë konferencës do të trajtojmë një nga sfidat kryesore të çdo sistemi të mbrojtjes së fëmijëve: si të sigurohet pjesëmarrja e fëmijëve në monitorimin e cilësisë së shërbimeve.

Vendi pritës i konferencës do të përfaqësohet nga Jezerca Tigani, Delegate e Misionit të Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë, së bashku me aktorë kryesorë në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve të Shqipërisë dhe rajonit, si Sasha Stefanoviç, Drejtor i Rrjetit të Organizatave të Fëmijëve të Serbisë , Maia Banaresku, Ombudspersoni për të Drejtat e Fëmijëve në Moldavi, Miroslava Kharchenko, përfaqësuese e Zyrës së Avokatit të Popullit në Ukrainë dhe Fitore Rexhaj që përfaqëson Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës.

Për përditësime në kohë reale nga konferenca, ndiqni Llogarine tone ne Twitter  dhe Facebook. Bashkohuni me ne ndërsa përpiqemi të promovojmë dhe mbrojmë cilësinë në mbrojtjen e fëmijëve.

###

Rreth ChildHub: Qendra për mbrojtjen e fëmijëve u iniciua nga një grup organizatash nga nëntë vende te Evropes Juglindore dhe më gjerë. Si një komunitet profesional, ne përpiqemi për një mjedis të sigurt, ushqyes dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët. Kemi ardhur së bashku për të realizuar këtë projekt ambicioz me qëllim që t'u ofrojmë profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve mjetet për të punuar dhe zhvilluar, hapësirë për mësim të vazhdueshëm dhe komunikim dhe me një mundësi për t'u bërë pjesë e një komuniteti të fortë rajonal të praktikës.

https://childhub.org

Rreth Terre des hommes: Terre des hommes është agjencia udhëheqëse zvicerane e ndihmës së fëmijëve. E themeluar në vitin 1960, i është përkushtuar përmirësimit të jetës së miliona fëmijëve më në nevoje në botë. Nëpërmjet projekteve tona të mbrojtjes dhe shëndetit, ne sigurojmë ndihmë për më shumë se tre milionë fëmijë dhe familjet e tyre në pothuajse dyzet vende çdo vit. Në Evropë, Terre des hommes ka programe operative në Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Rumani dhe Ukrainë. Ne gjithashtu punojmë së bashku me partnerët për të krijuar projekte rajonale dhe për të zhvilluar zgjidhje transnacionale, të tilla si ChildHub www.tdh.ch, http://tdh-europe.org/

Për më shumë informacion:

Judit Nemeth-Almasi, Deputy Delegate, Terre des hommes Regional Office for South Eastern Europe, judit.almasi@tdh.ch, +36 1 266 5922, + 36 30 9333 741

 

Ky projekt është financuar nga: