[Evropa Juglindore] Mekanizmat e Cilësisë: deri në ç'masë fëmijët janë autorë të ndryshimit?

11 Dhj 2017

Qasjet inovative dhe angazhimi politik janë të nevojshme për të përmirësuar mekanizmat e cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve, dolen ne perfundim pjesëmarrësit e konferencës së tretë vjetore rajonale të ChildHub. Më 5 dhe 6 dhjetor, më shumë se 50 profesionistë kryesorë të mbrojtjes së fëmijëve nga 9 vende u takuan në Tiranë për të diskutuar mekanizmat ekzistues të cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe për të shqyrtuar praktikat premtuese.

"Ne jemi profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve nga OJQ-të, akademia dhe vendimmarrësit nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Moldavia, Serbia dhe Ukraina, duke e bërë këtë konferencë një mundësi të rëndësishme për të mësuar nga përvoja e njëri-tjetrit dhe per të vendosur lidhje për shkëmbime të mëtejshme ", tha Jezerca Tigani, përfaqësuese e Terre des hommes në Shqipëri dhe Kosovë, në fjalimin e saj të hapjes. "Vendet tona përballen me shumë ngjashmëri në sfidat dhe rrugën përpara. Jemi të kënaqur që ChildHub është iniciativa inovative që lehtëson zhvillimin e fushës së mbrojtjes së fëmijëve në rajon "vazhdoi Jezerca.

Thelbi i konferencës ishin raportet kombëtare mbi mekanizmat ekzistues të sigurimit të cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve. Sapo studiuesit ndane gjetjet e tyre, përfaqësuesit e secilit vend identifikuan veprimet e nevojshme për të përmirësuar mekanizmat në vendin e tyre. Ndër veprimet e përmendura, ka pasur shumë gjëra të përbashkëta, të tilla si krijimi i agjencive të rishikimit ndërsektorial të pavarur të cilësisë, zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve të mbledhjes së të dhënave dhe informacionit në mbrojtjen e fëmijëve, rritja e numrit dhe kompetencave të inspektimit dhe aktoreve monitorues.

Megjithëse sektori joqeveritar dhe akademik mund të sjellë një kontribut thelbësor në arritjen e shumë prej veprimeve, kërkohet gjithashtu "përkushtimi politik për financimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve bazuar në buxhetet shumëvjeçare dhe vlerësime të qarta pasuar nga alokimet aktuale, në Strategjitë dhe Planet e Veprimit ", siç theksoi Delia Nita, studiuese nga Rumania.

Pjesëmarrësit treguan një interes të veçantë në sistemin monitorues bullgar të përqëndruar tek fëmijët, si një përgjigje për rritjen e cilësisë së kujdesit për fëmijët. Qendra Know-How për kujdesin alternativ për fëmijët nga Bullgaria ndau njohuritë dhe përvojën e tyre në ndërtimin e këtij sistemi, por inkurajoi vendet "të kalojnë nëpër procesin e tyre të zhvillimit nga poshtë lart, duke siguruar kështu pronësinë dhe kontekstualizimin e sistemit, por edhe duke shmangur natyrën e mundshme sanksionuese të saj ", komentoi Galina Markova, drejtore e Qendrës. Megjithatë, rekomandimi është që të përcillet si tregues kryesor shkalla në të cilën një fëmijë është autori i ndryshimit që lidhet me gjendjen e tij / saj.

Për të ndihmuar pjesëmarrësit në udhëtimin e tyre drejt një sistemi monitorimi të përqëndruar tek fëmijët, Qendra Know-How solli një seminar prezantues mbi pjesëmarrjen e fëmijëve dhe përdorimin e sistemit të monitorimit për përfshirjen etike të fëmijëve. Rekomandimi kryesor ishte që pjesëmarrja e fëmijëve duhet të përfshihet në të gjithë shoqërinë.

Raportet e vendeve dhe raporti rajonal sintezues mbi mekanizmat e sigurimit të cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve, së bashku me raportin e konferencës, do të publikohen deri në fund të dhjetorit në faqen e internetit të ChildHub dhe do të shërbejnë më tej si mjete advokimi në nivel rajonal. Vendimmarrësit duhet të pranojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të mekanizmave të duhur të cilësisë në mbrojtjen e fëmijëve.

Ky projekt është financuar nga: