Fëmijët e keqtrajtuar e të trafikuar s’kanë ku të strehohen

27 Shk 2017

Shtatë fëmijë, viktima të dhunës dhe trafikimit, nga fillimi i shkurtit nuk janë në strehimoren “Shpresa dhe shtëpitë e fëmijëve”, e vetmja e këtij lloji në vend.

Të shtatë fëmijët, që nga një shkurti, janë detyruar të kthehen te menaxherët e rastit nëpër qendrat sociale. Ata janë strehuar në qendra të tjera, familje strehuese, por edhe në familjet e veta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Valbona Çitaku, drejtoreshë e strehimores, tregon që gjendja më e keqe është gjatë ditëve të shkurtit, kur strehimorja është e mbyllur. Vetëm deri javën e kaluar, në strehimore kanë trokitur gjashtë raste të reja të fëmijëve viktima. “Fatkeqësia më e madhe është se rastet gjatë muajit shkurt janë referuar dhe nuk kanë pasur mundësi të akomodohen”, ka thënë Çitaku.

Mbyllja e strehimores ka vënë në pozicion hiç të lakmueshëm qendrat për punë sociale. Drejtuesi i QPS-së në Prishtinë, Vebi Mujku, ka pohuar se mbyllja e strehimoreve i vë në situatë shumë të vështirë...

 

Ky projekt është financuar nga: