Fëmijët refugjatë në Europë "detyrohen të shesin trupat" për të paguar trafikantët

18 Pri 2017
Source: 
The Guardian

 

‘The Guardian’ raporton mbi një studim të Universitetit të Harvardit, të botuar së fundmi, i cili thekson se fëmijët e pashoqëruar afganë, sirianë dhe pakistanezë detyrohen drejt shfrytëzimit seksual për të financuar udhëtimet e tyre nga Greqia. Sipas agjencive greke për mbrojtjen e fëmijëve, në 2016 ata morën referime për 5174 fëmijë migrantë të pashoqëruar. Ky është grupi në rrezik më të lartë për shfrytëzim seksual. Por në fund të dhjetorit 2016, vetëm 191 prej tyre ishin transferuar në vende të tjera europiane. Pothuajse 50% e fëmijëve të pashoqëruar në Greqi po presin rialokimin në akomodime të specializuara dhe miqësore për fëmijët – shkruan ‘The Guardian.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: