Fëmijët refugjatë që udhëtojnë vetëm po bien pre e shfrytëzimit dhe abuzimit në Francë

18 Qer 2016
Source: 
Washington Post

Washington Post raporton për rreth 500 të mitur të pashoqëruar në një zonë të ashtuquajtur ‘Xhungla Calais” në Francë, ku ata janë të pambrojtur ndaj abuzimit. Shumë fëmijë shfrytëzohen seksualisht për të siguruar vende për veten e tyre në kamp. Me ngërçin politik të BE-së është e paqartë se sa kohë këta fëmijë do të qëndrojnë të mbyllyr në Calais. Sipas një raporti të UNICEF-it, të cilit i referohet ky artikull, duhen mesatarisht rreth 11 muaj që këta fëmijë të transferohen në një Shtet që ka vendosur ti pranojë. Në këtë mënyrë, rreziku rritet pasi trafikantët e shfrytëzojnë këtë fakt duke kërkuar pagesa ndërmjet 5,600 USD dhe 7,000 USD për të përshpejtuar udhëtimin e tyre.

 

Ky projekt është financuar nga: