Këshilli i Ministrave të Shqipërise miraton dy standarte të rëndësishme për shërbimet sociale

Këshilli i Ministrave të Shqipërise miraton dy standarte të rëndësishme për shërbimet sociale
10 Kor 2015
Source: 
Terre des hommes

Këshilli i Ministrave të Shqipërise miraton dy standarte të rëndësishme për shërbimet sociale: Standartet e shërbimeve të emergjencës në Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencave në Tiranë dhe standartet e shërbimeve për Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Procesi i hartimit të standarteve është iniciuar dhe udhëhequr nga Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (NAPCR) në bashkëpunim të ngushtë me Terre des hommes në Shqipëri, duke siguruar konsultime të ngushta me aktorët kryesorë në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Drejtave të Fëmijëve.

Zhvillimi dhe miratimi i standardeve për këto shërbime shënon një hap të rëndësishëm në garantimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut siç përcaktohet në Kushtetutë dhe në legjislacionin Shqipëtar. Ky është konsideruar si një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që fëmijët dhe familjet në nevojë të marrin shërbime cilësore si në situata emergjence ashtu edhe në raste nevojë për mbrojtje, e njëkohesisht paraqet një hap të rëndësishëm edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këto standarte do të shërbejnë gjithashtu si një detyrim ligjor i strukturave në nivel lokal dhe qëndror për të monitoruar dhe për të mbajtur shërbimet e përgjegjshme në zbatimin e tyre. Megjithatë, ka ende sfida përpara, të lidhura kryesisht me zbatimin adeguat të standarteve dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve lokale dhe qendrore për të siguruar që aplikimi i tyre është duke u zhvilluar si duhet. Kjo është pjesë e planeve të ardhshme të NAPCR dhe organizatave kryesore që po mbështesin procesin e forcimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, duke përfshirë Terre des Homme.

Kopjet e standarteve janë në dispozicion në gjuhën angleze dhe shqipe në bibliotekën childhub.org online.

Ky projekt është financuar nga: