Qeveritë e Kosovës dhe Malit të Zi, kanë vazhduar përkushtimin dhe përpjekjet e tyre në luftën ndaj trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave përmes koordinimit, komunikimit dhe shkëmbimit të duhur të informacionit.

Si rezultat i hetimeve profesionale nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në kuadër të Policisë së Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar është arritur të bëhet identifikimi i dy viktimave fëmijë të trafikimit nga Mali i Zi. Viktimat ishin shfrytëzuar për qëllime të kërkim-lëmoshës dhe martesës së hershme në Kosovë. Prej momentit të identifikimit zyrtar, viktimave u është ofruar strehim i sigurt dhe shërbime të nevojshme rehabilituese dhe shëruese nga institucionet përkatëse. Rastet janë trajtuar me prioritet edhe nga ana e prokurorisë dhe gjykatës.

Për më tepër, në shkurt ishte realizuar edhe një takim dypalësh i ekpieve multidisilpinare të Kosovës dhe Malit të Zi, në Podgoricë, me qëllim të shkëmbimit të mirëfilltë të informacionit dhe dakordimit mbi ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore në kuptim të menaxhimit dhe kthimit të asistuar të rasteve transnacionale. Si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm përmes Zyrave të Kordinatorëve Nacional të të dyja vendeve, në fillim të kësaj jave është realizuar me sukses edhe kthimi vullnetar i asistuar të rasteve përmes zbatimit të Procedurave Standarde të Unifikuara të Veprimit.

Këto janë rastet e para në të cilat janë zbatuar plotësisht këto procedura të cilat janë anekse të nënshkrimit të protokollit shtesë mes Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të personave dhe për përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të ndihmuar të viktimave, si dhe viktimave të mundshme të trafikimit, në veçanti të fëmijëve”.

Miratimi i anekseve si pjesë e protokollit shtesë është bërë nga Koordinatorët Nacional Kundër Trafikimit të të trija vendeve, në dhjetor 2016. Zbatimi i tyre është mbështetur në vazhdimësi nga Terre des Hommes përmes implementimit të projektit, “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve dhe Rritja e Ndërgjegjësimit në Luftën ndaj Trafikimit me Qenie Njerëzore në Balkan, Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi dhe Kosovë”- financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Zyres mbi Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz, programi J/TiP.

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
29
Më 14 dhe 15 mars 2022, përfaqësues të të dyja shteteve kanë realizuar një takim të përbashkët bilateral në Prishtinë, me qëllim të shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave në aspektin e ndjekjes, mbrojtjes sociale dhe ofrimit të shërbimeve për…
0
13
Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Kosovës dhe Terre des hommes në Kosovë, organizuan tryezën që për qëllim kishte fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare…
yes
0
18
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, gjegjësisht Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz, dhe anëtarët e tjerë nga Autoriteti Kombëtar i Kosovës, kanë mbajtur një takim të rregullt punë homologët…
0
34
Delegacioni nga Mali i Zi i kryesuar nga Z. Zeljko Spalevic, Shefi i Departamentit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Mal të Zi, përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale vizituan Shqipërinë me ftesë të…
0
11
Sipas burimeve të Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti deri në Shtator 2019, janë zhvilluar 34 plane operative, me 114 lokale të kontrolluara, që kanë rezultuar me mbylljen e 43 të lokaleve të dyshimta. Autoritet kosovare deri me tani…
yes
0
53
Autoritetet e Kosovës dhe Maqedonise se Veriut, kanë vazhduar bashkëpunimin dypalësh në përpjekjen për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz. Më 22 gusht  2022, përfaqësues të të dyja shteteve kanë realizuar një takim të përbashkët…
0
21
Në kuadër të projektit "Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes për Fëmijët në Konflikt me Ligjin", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në kuadër të programit MATRA, Defence for Children - ECPAT Holandë dhe Terre des Hommes Kosovë si dhe…
yes
0
28
  Shkollat në Kosovë kanë ndërprerë procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID – 19. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) tash një javë rresht ka qenë duke bërë video-…
0
81
Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kosova ka intensifikuar përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe qasjen e mëtejshme të këtij sistemi me standardet ndërkombëtare. Delikuenca e të rinjve përfaqëson një fenomen kompleks, dhe…
0
35
Në Mbretërinë e Bashkuar profesoreshës Dame Black iu kërkua nga Sekretari i Kujdesit Shëndetësor dhe Social përgatitja e një raporti mbi sëmundjet e lidhura me drogën. Qëllimi i raportit ishte nxjerrja e rekomandimeve për qeverinë në lidhje me masat…
0
48
Trajnimi është projektuar për një grup multi-disiplinor prej 70 pjesëmarrës, duke përfshirë: hetues të specializuar në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, prokurorë, hetues financiar, inspektorë pune, avokatë, ndërmjetësues kulturore /…
0
38
Shtatë gazetarë kosovarë u nderuan me çmime nga koalicioni i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, i njohur si KOMF, për punën e tyre në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Gazetarët e mbështetur nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (…
yes
0
496
Hyrja në fuqi e ligjit i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor 2019, paraqet një arritje të konsiderueshme në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me vendosjen e bazës ligjore për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format…
0
22
Duke ekzaminuar korrelacionet midis masave shtrënguese të marra nga shtetet e BE në kohën e recesionit të madh të vitit 2008 dhe shëndetit të fëmijëve, një artikull i ri hulumtues shqyrton literaturën përkatëse në 5 vitet e fundit mbi vendet që…