[Kosova] Haradinaj: Duhet rritur përkujdesja institucionale për strehimoret në Kosovë

27 Nën 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Valbona Qitaku, drejtoreshën e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, dhe Teuta Abrashin, përfaqësuese e Organizatës për luftën lundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas, që shënohet më 25 nëntor, drejtueset e këtyre qendrave e njoftuan kryeministrin me veprimtarinë e tyre në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të viktimave të dhunës dhe me vështirësitë me të cilat përballen qendrat e strehimit.

Haradinaj shprehu mirënjohje për punën që ato bëjnë, duke theksuar se duhet rritur përkujdesja institucionale për të gjitha strehimoret në Kosovë.

Në takim, po ashtu u bë e ditur se policia raporton se çdo vit rreth 1300 persona në Kosovë janë viktima të formave të ndryshme të dhunës.

Shënimi i Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: